Grupi muzikor suedez sjellin versionin rock të këngës “Xhamadani vija-vija”

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Në atmosferën e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë është përfshirë edhe grupi suedez  “MadMan’s Choice”, i cili ka sjellë një version origjinal të këngës “Xhamadani vija-vija”

“MadMan’s Choice” janë një grup alternativ rock metal nga Gothenburg Suedi.

Grupi suedez një vit më parë kanë qenë pjesë e një koncerti në Kosovë dhe mikëpritja që hasën në “Hardh Fest” në Rahovec, e frymëzoi grupin suedez për këtë projekt që vjen si dhuratë ndaj publikut për 28 Nëntor.

“Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme”, kanë shkruar grupi në kanalin YouTube. Ata bashkëpunuan me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekollën për të sjell një version të rokut të përzier me këngën e famshme shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.