112-vjetori i Kongresit të Manastirit/ Nisin “Ditët e Alfabetit” në Shkup

E diel, 29 Qershor, 2025

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup nisi edicionin e dytë të manifestimit kulturor–shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Drejtori i Institutit, Skënder Asani, tha se ky edicion po mbahet në kushte paksa të jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë.

“Konsiderojmë se edicioni i sivjetëm i Ditëve të Alfabetit vjen me disa risi, kurse risia kryesore ka të bëjë me Homazhin tek varri i Gjerasim Qiriazit, në Strumicë, një ngjarje kjo e shumëpritur dhe e planifikuar të bëhet publike pikërisht sot kur po startojmë me Ditët e Alfabetit, manifestim ky tash më tradicional i mbështetur edhe institucionalisht”, tha Asani.

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, përgëzoi Institutin për këtë organizim serioz dhe ambicioz, në nderim të njërës nga ngjarjet më madhore të historisë sonë kombëtare – Kongresi i Manastirit.

“Ditët e Alfabetit” që do të zgjasin deri më 22 Nëntor 2020, do të jenë në shenjë nderimi e respekti të personaliteteve të shquara iluministe, që lanë gjurmë të thella në trashëgiminë e pasur kulturore-historike që nga Kongresi i Manastirit e deri në ditët e sotme, si: Parashqevi Qiriazi, Shën Tereza, Nexhmije Pagarusha e Hanife Sejfulla Reçani, Olivera Jashar Nasteva, Exhlale Dobruna-Salihu dhe Floresha Dado.

Për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë, të gjitha aktivitetet do të zhvillohen duke respektuar protokollet e Ministrisë̈ së Shëndetësisë̈ dhe kryesisht pa praninë̈ e publikut të gjerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.