Kosovare Asllani është padyshim një histori suksesi në futboll, këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e radhës. Sulmuesja shqiptare ka shënuar një gol me fanellën e klubit të femrave të Real Madridit, duke shënuar kështu golin e shtatë në gjashtë ndeshje.
Asllani nuk ka të ndalur këtë sezon me ekipin kryeqytetas, pasi po shënon nga ndeshja në ndeshje. Ajo ka arritur të shënojë në minutën e 55-të të ndeshjes dhe ta kalojë në avantazh Real Madridin 1-0.
Gjithsesi goli i shqiptares Asllani ishte i pamjaftueshëm për ekipin e saj pasi në fund u mposhtën 2-1 nga ekipi kundërshtarë.
Asllani pas golit festoi në stilin e Cristiano Ronaldos, ish-lojtari i ekipit të meshkujve të Real Madrid.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.