Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik ka njoftuar ditën e sotme se do të shtyjë takimet e planifikuara nga data 9 nëntor deri më datë 30 nëntor 2020. Të gjitha shërbimet pranë ambienteve të Kosullatës do të ndërpriten për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Takimet e datës 9 dhe 10 nëntor dhe të shtyhen dhe njoftimi për një datë të dytë do të bëhet në faqen zyrtare të Kosullatës në Facebook.
Konsullata ka vendosur në dispozicion numrin e emergjencës për çdo rast urgjent. Gjithashtu në njoftim thuhet se shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID do të bëhet vetëm me korier nëpërmjet shërbimit postar.
Në varësi të ecurisë së pandemisë së COVID-19, masave dhe kufizimeve të marra nga autoritetet qendrore dhe vendore greke qytetarët do të njoftohen në rrjetet sociale të konsullatës për fillimin normal të punës dhe shërbimeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.