SHBA/ Historia e suksesit të tri vëllezërve shqiptar në “Fox News”

E diel, 29 Qershor, 2025

Tri vëllezër shqiptar në Filadelfia, Leo, Përparim dhe Shkëlqim Osmanollaj janë bërë pjesë e emisionit të mëngjesit “Fox News America”.

Prezantuesi Micky Jerrick, ka vizituar me kamera biznesin “M 2 O” e tri vëllezërve shqiptarë. Gjatë vizitës në ambientet e biznesit ai bën një prezantim të ambientit dhe vëllezërve dhe i kërkon Leo Osmanollaj t’i tregoi shkurtimisht se si u gjendën në Amerikë.

“Në vitin 1999 në Kosove ishte kohë lufte dhe babai u largua, më pas ne këtu kemi ardhur në vitin 2000, pas luftës, erdhëm si refugjatë dhe tashmë e gjejmë veten duke menaxhuar biznesin tonë”, tregon Leo Osmanollaj.

Tashmë tri vëllezërit menaxhojnë suksesshëm bizneset e tyre me specialitet ushqimet e shpejta në shije të ndryshme.

Të tri vëllezërit jetojnë të gjithë së bashku në një shtëpi të madhe në Filadelfia dhe prezantuesi nuk la pa e theksuar këtë detaj.

Micky pasi shijoi ushqimet e vëllezërve shqiptarë, i ftoi të gjithë ndjekësit se duhet patjetër të provojnë ushqimin aty.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.