Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ndodhet me pushimeve në Korfuz me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.
Origjina e të dashurit të saj të ri, Romain, i cili është greko-francez, e ka bërë këngëtaren që me dëshirë të vizitojë bregdetin e zgjedhur.
Prania e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për praninë e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, duke përmendur edhe origjinën e Orës, ku theksojnë se vjen nga Prishtina e shumëvuajtur, se gjyshi i saj nga ana e nënës ishte një konsull në Rusi, por pjesa tjetër e familjes, si ajo, ka punuar në punë të ndryshme për të mbijetuar.
Nga ana tjetër kanë kujtuar edhe një deklaratë të të dashurit të Ritës, i cili është shprehur gjatë një dalje televizive: “Kur isha fëmijë, babai im më tregonte histori para se të shkoja të flija për kapitenët me mjekër, për Greqinë e varfër, duke pasur një aversion patologjik ndaj britanikëve dhe konkretisht ndaj Churchill. BW
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.