Mjekët shqiptarë në Evropë mesazh sensibilizues për COVID-19

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Federata e mjekëve shqiptar për Evropën kanë bërë një video sensibilizuese për Covid-19.

Doktor Ramadan Jashari, Belgjikë, shprehet: Federata e Mjekëve Shqiptar për Euopën ndjek me interes dhe është e shqetësuar me zhvillimet e fundit të pandemisë Covid-19 në Shqipëri dhe në viset e tjera shqiptare. Duke dashur të kontribuojmë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar u drejtohemi të gjithëve.

Qytetareve dhe qeveritarëve, partive politike, organizatave publike e private, mediave të shkruara e të folura, televizioneve publike e private, duke u kërkuar që të mos e nënvlerësojnë situatën dhe rrezikun e përhapjes së virusit.

Vedat Eljezi, Francë: U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, rekomandimeve të ISHP-së, për mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës personale.

Refet Nura, Suedi: Maskat duhet të bëhen një element i domosdoshëm i lëvizjes qytetare sidomos në vende të mbyllura, dhe mos mbajtja të sanksionohet me ligj.

Jehona Krasniqi, Kosovë: Të fillohen të zbatohen urgjentisht protokollet e hartuara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe të bëhet organizimi i sektorit ekonomik dhe social, duke u mbështetur në protokollet për parandalimin e Covid-19.

Fahri Beqa, Gjermani: Të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë, në mënyrë që të izolohen dhe të shmanget përhapja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.