Pas “mbylljes së madhe” të Italisë për shkak të pandmisë së shkaktuar nga Covid-19, më 25 korrik, Arena e Veronës hapi kalendarin veror me një koncert që ngjiti në skenë 24 këngëtarë lirikë.
Me një arie nga opera “Ballo in maschera” të Giuseppe Verdit shkëlqeu tenori shqiptar Saimir Pirgu.
Në intervistën e dhënë për “Il Venderdì di Repubblica”, Pirgu në një panoramë të jetës dhe punës së tij kujton bashkëpunimet e shkëlyera që ka patur edhe në krah të të madhit Pavaroti.
U drejtohet gjithashtu të rinjve për t’i tërhequr pranë skenës operistike pasi “Opera nuk është art që iu drejtohet vetëm gjyshërve, por edhe më të rinjtë e vlerësojnë gjithnjë e më shumë”.
Ai thotë gjithashtu në intervistë se pret me padurim të ngjitet në skenën e re të teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.