Gjatë muajit tetor, Finnpartnership do të organizojë një seri seminarësh B2B në Shqipëri dhe Kosovë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për krijimin e lidhjeve të reja të biznesit dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike. Fokusi i aktiviteteve do të jetë tek sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe ai minerar, por pjesëmarrja është e hapur edhe për kompani nga fusha të tjera.
Datat dhe aktivitetet kryesore:
7 tetor, Tiranë – Doing Business with Finland, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
9 tetor, Prishtinë – Doing Business with Finland, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës dhe Dhomën Ekonomike të Kosovës.
10–11 tetor, Prishtinë – Pjesëmarrja në festivalin më të madh të teknologjisë në rajon, KosICT, ku do të ngrihet stenda e përbashkët Team Finland, e bashkë-organizuar nga Finnpartnership dhe Ambasada e Finlandës.
KosICT, me rreth 4.000 pjesëmarrës çdo vit, është një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e teknologjisë në Ballkan, duke mbledhur kompani, profesionistë dhe përfaqësues të sektorit publik nga i gjithë rajoni.
Mundësitë e tregut dhe sfondi ekonomik
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej rreth 4% për Shqipërinë dhe Kosovën në vitin 2025, në linjë me ritmet e vitit 2024. Angazhimi i dy vendeve për anëtarësim në BE, reformat dhe përparësitë strategjike për zhvillim të qëndrueshëm, krijojnë një terren të favorshëm për investime dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Sektori i ICT-së është ndër më dinamikët në të dy vendet. Kosova njihet për burime të fuqishme njerëzore në fushën e teknologjisë, ndërsa Shqipëria ka shënuar zhvillime të dukshme, përfshirë krijimin e Tirana ICT Cluster. Mundësitë variojnë nga infrastruktura IT, siguria kibernetike, inteligjenca artificiale, shërbimet publike digjitale, deri tek shërbimet e jashtme (outsourcing).
Sektori minerar mbetet me rëndësi të veçantë për ekonominë e Shqipërisë dhe Kosovës, megjithëse sot nuk zë peshën e dikurshme. Prania e depozitave të ndryshme të metaleve dhe mineraleve si nikeli, ari dhe zinku, ofron potencial për investime, veçanërisht në projekte të orientuara drejt praktikave të qëndrueshme.
Organizimi
Pjesëmarrësit e seminareve janë përgjegjës për udhëtimin dhe akomodimin e tyre. Finnpartnership po shqyrton mundësinë e një transporti të përbashkët nga Tirana drejt Prishtinës më 8 tetor, për të cilën të gjithë të regjistruarit do të informohen sapo të përfundojnë detajet.
Këto seminare përfaqësojnë një mundësi të veçantë për kompanitë shqiptare dhe kosovare që synojnë të krijojnë lidhje të reja biznesi me partnerë finlandezë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në rritjen e prezencës rajonale në sektorë strategjikë si teknologjia dhe minierat.
Për tu rregjistruar kliko këtu
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.