Itali / Rreth 6.400 kërkesa legalizimi për shqiptarë në një muaj

E martë, 30 Prill, 2024

Gjatë muajit qershor, punëdhënës të ndryshëm në bujqësi, blegtori, peshkim e familje kanë paraqitur çdo ditë mesatarisht mbi 210 kërkesa legalizimi për punonjës shqiptarë. Janë gjithsej 6.379, një pjesë e vogël e gjithë atyre që jetojnë në hije e punojnë në të zezë në Itali e që shpejt do të fusin në xhep lejen e qëndrimit falë legalizimit të të huajve në pak sektorë pune, të parashikuar nga neni 103 i DL 34/2020 (i ashtuquajturi dekretligji Rinisja). Kjo del në dritë nga Raporti i dytë i Ministrisë së Brendshme italiane mbi ecurinë gjatë muajit të parë të procedurave të legalizimit.

Në përgjithësi, deri orën 20:00 të 30 qershorit në portalin e ministrisë ka mbi 80.000 aplikime: 69.712 janë kërkesa të nisura dhe 10.645 janë në përgatitje e sipër. Përsa u përket sektorëve, vërehet se pjesa më e madhe e të huajve që kërkohet të legalizohen punojnë pranë familjeve dhe vetëm një pjesë e vogël në bujqësi, blegtori e peshkim. Në fakt 88 % (e thënë në shifra absolute: 61.411) e kërkesave të nisura dhe 76% (apo 8.116) e kërkesave në fazë përgatitjeje kanë të bëjnë me legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë dhe kujdestarëve për persona të pamundur.

Përsa i përket komunitetit shqiptar, është për ta numri më i lartë (1.783) i kërkesave të legalizimit të nisura për punonjësit në bujqësi, blegtori apo peshkim. Ndërsa si bashkëpunëtorë familjarë është paraqitur kërkesë  legalizimi për plot 4.596 shqiptarë, duke u renditur në këtë sektor të pestët, pas qytetarëve të Marokut, Ukrainës, Bangladeshit dhe Kinës.

Gjithnjë sipas ministrisë së Brendshme italiane, nga ndër 70 mijë punëdhënës që kanë aplikuar për legalizimin e punonjësve, pjesa më e madhe, mbi 53 mijë, janë italianë.

Por ndër të huajt, spikasin edhe punëdhënësit shqiptarë. Janë 1.231: 1.013 kanë aplikuar për legalizimin e bashkëpunëtorëve familjarë e 218 për legalizimin e një kontrate pune në bujqësi, blegtori apo peshkim.

Duke qenë komuniteti shqiptar i vjetër e i integruar, një pjesë e emigrantëve më të hershëm duket se po ndihmojnë emigrantët e rinj të pajisen me dokumente. Është e logjikshme të mendohet që punëdhënësit shqiptarë të kanë aplikuar për shqiptarë të tjerë, çka do të thotë se thuajse 20% e kërkesave për legalizimin e shqiptarëve janë nisur nga familjarë e miq të tyre me qëndrim të rregullt prej vitesh në Itali.

Përsa u përket kërkesave të të huajve pranë zyrave të postës për lejeqëndrim të përkohshëm, ministria e Brendshme thotë se nga 1 deri më 29 qershor janë paraqitur 3.231, por për prejardhjen e të huajve që kanë aplikuar nuk ka

Lexo Raportin e Ministrisë së Brendshme Italiane mbi aplikimet për legalizimin e punonjësve të huaj deri më 30 qershor 2020