Inaugurohet në Bruksel Dhoma e Tregtisë Shqipëri–Belgjikë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një urë e re ekonomike mes Shqipërisë, Belgjikës dhe BE-së: Themelohet në Bruksel EUBACCI

Nga Soni Memoci

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës u zhvillua ceremonia zyrtare e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë–Shqipëri (EUBACCI), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë, Belgjikës dhe Bashkimit Evropian.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit dhe aktorë kyç të zhvillimit ekonomik, përfshirë agjenci rajonale të investimeve të Belgjikës si HUB Brussels dhe AWEX, përfaqësues të unionit të dhomave të tregtisë së Belgjikës, si dhe partnerë të tjerë strategjikë. Pjesëmarrja e gjerë krijoi një platformë të rëndësishme për dialog të strukturuar dhe bashkëpunim ekonomik.

Ceremonia u hap nga Presidentja e Dhomës, znj. Enida Rrapaj, e cila prezantoi vizionin dhe misionin e kësaj nisme, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një platforme që lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë bizneset, institucionet dhe investitorët.

“EUBACCI përfaqëson një hap konkret drejt integrimit ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë është të krijojmë mekanizma funksionalë që e bëjnë këtë proces të prekshëm për bizneset, përmes investimeve, partneriteteve dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me tregun evropian,” u shpreh znj. Rrapaj.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, znj. Albana Dautllari, theksoi mbështetjen e plotë të Ambasadës për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Ndër të pranishmit ishte edhe znj. Ornela Prifti, prania e së cilës reflekton rolin në rritje të diasporës shqiptare në proceset e ndërmjetësimit ekonomik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Belgjikës.

Aktiviteti përfshiu gjithashtu prezantime nga përfaqësues të institucioneve kyçe të zhvillimit ekonomik në Shqipëri, përfshirë znj. Laura Plaku, si dhe drejtues të strukturave të tjera relevante si z. Julian Adili, znj. Florensa Haxhi dhe z. Dritan Delija, të cilët prezantuan mundësitë konkrete të investimit dhe zhvillimit në Shqipëri, duke nxitur interesin e kompanive belge dhe evropiane për tregun shqiptar.

Gjatë aktivitetit u prezantuan në detaje objektivat e EUBACCI, e cila synon të funksionojë si një platformë e qëndrueshme bashkëpunimi, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit, promovimin e investimeve dhe krijimin e partneriteteve afatgjata.

Inaugurimi i EUBACCI në Bruksel përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë, Belgjikës dhe Bashkimit Evropian por gjithashtu synon edhe krijimin e një platforme të strukturuar që lidh bizneset, institucionet dhe investitorët.

Në këtë kontekst, EUBACCI pritet të luajë një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e ekonomisë shqiptare dhe në rritjen e pranisë së saj në tregun evropian. Ky zhvillim shënon një hap të qartë drejt një qasjeje më konkrete dhe funksionale të integrimit, ku bashkëpunimi ekonomik merr një rol gjithnjë e më vendimtar në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Aktiviteti u përmbyll me një sesion rrjetëzimi (networking), ku pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë kontakte dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.