Rriten eksportet shqiptare drejt Greqisë, konfirmohet trendi pozitiv

E martë, 17 Nëntor, 2026

Eksportet shqiptare drejt tregut grek kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit shkurt 2026, duke konfirmuar forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, bazuar në të dhënat paraprake të publikuara nga INSTAT.

Sipas këtyre të dhënave, eksportet shqiptare drejt Greqisë janë rritur me 25% në vlerë dhe me 3% në peshë neto krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme. Ndërkohë, importet nga Greqia kanë pësuar një rënie prej 7% në vlerë, por kanë shënuar rritje me 13% në peshë neto.

Në tërësi, volumi tregtar mes dy vendeve ka regjistruar një rritje prej 1% në vlerë dhe 11% në peshë neto, duke reflektuar një dinamikë të qëndrueshme në shkëmbimet tregtare.

Sipas institucioneve, këta tregues konfirmojnë një progres të vazhdueshëm të eksporteve shqiptare dhe përfaqësojnë një sinjal pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë, rritjen e prezencës së produkteve shqiptare në tregun grek dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.