Fëmijët e Diasporës nisin shkollën verore “Jam Shqiptar”

E premte, 28 Qershor, 2024

Me pjesëmarrjen e 20 nxënësve nga diaspora shqiptare në Itali, ka nisur ditën e sotme shkolla verore “Jam Shqiptar”. Kjo nismë mbështetet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën.

Kjo shkollë verore ofron një mundësi të veçantë për fëmijët shqiptarë të rritur jashtë atdheut për t’u afruar me vendin e origjinës dhe për të mësuar më shumë rreth vendit amë.

Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit qershor, nxënësit nga diaspora shqiptare në Itali do të shijojnë dhe përjetojnë çdo gjë “Made in Albania” përmes procesit mësimor, vizitave historike dhe aktiviteteve krijuese.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Prita me kënaqësi fëmijët e mrekullueshëm të diasporës nga shkolla të ndryshme të Italisë, që edhe pse të lindur e të rritur jashtë Shqipërisë vijnë në Shkollën Verore “Jam Shqiptar”, në vendin e origjinës për të ndjekur mësime të gjuhës shqipe, për të vizituar qytetet tona, për t’u njohur dhe mësuar më shumë mbi historinë, kulturën dhe traditat shqiptare,” tha ministrja Manastirliu në një postim në Facebook.