Festa e fëmijëve shqiptar në Vjenë

E mërkurë, 26 Qershor, 2024
E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Festa e fëmijëve shqiptar në Vjenë

Në kryeqytetin austriak Vjenën e bukur, pak ditë më parë në shkollën “Jagdgasse 22”, në një atmosferë plot ngrohtësi dhe emocion, u mbajt një program i veçantë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “1 Qershorin”.

Ky event i mrekullueshëm u organizua nga mësuesja e klasës së gjuhës shqipe, zonja Miradije Berisha, e cila me përkushtim dhe pasion punoi me nxënësit e saj për të sjellë një shfaqje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë pjesëmarrësve.

Nxënësit, të mbushur me entuziazëm dhe përgjegjësi, paraqitën pika të përgatitura me shumë kujdes. Çdo performancë ishte një dëshmi e punës së palodhur dhe dashurisë për gjuhën dhe kulturën shqipe. Mësuesja Berisha kishte ndryshuar stilin e mbajtjes së aktivitetit këtë herë, duke e bërë programin më të gjallë dhe më tërheqës. Përmbajtja e programit ishte pasuruar me kreativitet, dekorimet e sallës ishin të mahnitshme dhe veshjet e fëmijëve ishin të veçanta dhe të përshtatura për festën.

Programi ishte i mbushur me pjesë teatrale, secila me një mesazh të fuqishëm edukativ dhe social. Këto performanca i dhanë mundësi fëmijëve të shprehnin talentet e tyre dhe të ndjenin mbështetjen e të rriturve.

Forcë dhe mbështetje fëmijëve u dhanë edhe autoritetet austriake, të cilët nderuan me pjesëmarrjen e tyre si: zonja Gabriele Heinisch-Hosek, ish-ministre e Arsimit, dhe Sabri Özmen, Dr. phil. nga Qendra e Mbështetjes Gjuhësore (Sprachförderzentrum), të cilët shprehën mbështetjen e tyre për komunitetin tonë dhe angazhimin për edukimin e fëmijëve tanë.

Programi u shfaq para një audience të përbërë nga prindër dhe të ftuar të veçantë, të cilët përjetuan një ditë të mbushur me krenari dhe gëzim. Kjo ngjarje e veçantë nuk ishte vetëm një festë, por edhe një përkujtim i rëndësisë së ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë. Nxënësit dhe mësuesja e tyre treguan se sa e fortë është lidhja e tyre me atdheun, pavarësisht largësisë gjeografike.

Ky program shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Vjenë, duke përforcuar vlerat e solidaritetit dhe bashkëpunimit. Një festë që jo vetëm i dha nder Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, por edhe solli një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e edukimit dhe kulturës në formimin e brezave të rinj.

Prindërit, si gjithmonë, kontribuan me dashuri duke sjellë ushqime të ndryshme për të gjithë pjesëmarrësit. Tryeza ishte e mbushur me shije të ndryshme tradicionale, duke krijuar një atmosferë mikpritjeje dhe bashkëpunimi midis familjeve dhe shkollës.

Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, me përkrahjen e mësueses dhe prindërve të tyre, vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat tona, duke na bërë krenarë dhe të lidhur me rrënjët tona, pavarësisht ku ndodhemi në botë.

“Faleminderit të gjithë atyre që mbështetën me zemër dhe punë programin më të dashur të fëmijëve” u shpreh mësuese Berisha.