57 vite pa Mitrush Kutelin, krijuesin e “Tregime të moçme shqiptare”

E shtunë, 18 Maj, 2024

Më 4 maj 1967 do të ndahej nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të botës shqiptare Mitrush Kuteli (emri i lindjes Dhimitër Pasko), por që do të njihej  edhe me emra të tjerë arti, si Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas.

Shkrimtar, ekonomist, publicist dhe përkthyes ai padyshim mbetet një nga figurat më interesante jo vetëm në historinë e letërsisë shqiptare.

Mitrush Kuteli njihet sot si një ndër themeluesit e prozës moderne shqiptare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë: “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Xinxifillua”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Në një cep të Ilirisë së Poshtme”, “Baltë nga kjo tokë” etj. Gjithashtu, ka përkthyer në shqip vepra të Turgenjevit, Gorkit, Gogolit dhe Nerudës.

Mund të konsiderohet si një nga kryeveprat e tij, “Tregime të moçme shqiptare”, një botim ku pati përzgjedhur dhe filtruar për t’u dhënë fëmijëve ushqimin shpirtëror për të cilin kishin aq shumë nevojë.

Këtij botimi tejet interesant Qendra e Botimeve për Diasporën i ka dhënë një tjetër dimension, duke e përkthyer dhe publikuar në pesë gjuhë.

Lexo botimet këtu: Tregime të moçme shqiptare

Duke i dhënë në këtë mënyrë çdo fëmije dhe të rrituri në diasporë mundësinë për të shijuar në gjuhën e origjinës dhe atë vendase një prej kryeveprave të letërsisë dhe folklorit shqiptar.

“Falë Qendrës së Botimeve për Diasporën, tashmë ky libër fort i njohur në viset rreth Shqipërisë të banuar nga shqiptarë e që Kuteli i quante “Shqipëria e jashtme”, pritet të kapërcejë të tjerë kufij nëpër botë, atje ku tashmë jeton një Diasporë fort e madhe, nga më të mëdhatë në botë krahasuar me numrin e banorëve në Shqipëri.

Jam i sigurt se këto botime dygjuhëshe jo vetëm që do të joshin vogëlushët shqiptarë drejt mësimit e shijimit të gjuhës amtare, por do të ngjallin kureshtje edhe tek fëmijët edhe publiku i huaj. Dhe më tej, në kërkimin e rrënjëve të këtyre tregimeve, në leximin e folklorit mahnitës shqiptar, kryesisht në dialektin gegë, në të cilin janë ngjizur, ashtu siç ishte edhe porosia e vetë Kutelit”, tha për publikimin Pandeli Pasko djali i autorit.

Mbi Mitrush Kutelin

I lindur më 13 shtator 1907 në Pogradec shkollën fillore do ta kryente në qytetin e lindjes, më 1919 dhe po në këtë vit, në kalendarin “Pogradeci”, botoi vjershat e tij të para: “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu”.

Më 1921 filloi Shkollën Tregtare Rumune në Selanik, ndërsa në vitin 1928, filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike në Bukuresht, ku njëkohësisht drejtoi gazetën “Shqipëria e Re” në Kostancë, në faqet e së cilës hapi rubrikën “Shënime Letrare”.

U diplomua në vitin 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë, “Diplomam Magnam cum Laudæ” në Universitetin e Bukureshtit.

Pas një kohe të shkurtër, arriti të bëhej drejtor i Bankës Kombëtare të Rumanisë, ku përkrahu ekonominë vendase.

Në vitet 1924 – 1933, Mitrush Kuteli shkroi dhjetëra shkrime me karakter ekonomik dhe financiar në gjuhën shqipe e rumune rreth monedhës, kreditit, reformës agrare, xhelepit dhe të dhjetave.

I spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, ai nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës. Burgoset në vitin 1947 me akuzën armik i popullit me 5 vjet heqje lirie. Një pjesë të dënimit e kreu në kampin e Vloçishtit në Maliq. Do të lirohej nga burgu më 1949, pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë.

Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve, duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi. Deri vonë ai do të merrej me përkthime duke gjetur në këtë mënyrë një ngushëllim ndaj zvetënimit të vullnetit të lirë që karakterizonte atë kohë absurde. Disa prej veprave të tij do të konfiskoheshin dhe do të humbnin përgjithmonë. Mitrush Kuteli ndërroi jetë më 4 maj 1967, duke lënë pas vepra të një gjuhe të pasur dhe personazhe të pavdekshëm.