Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Greqi

E premte, 17 Maj, 2024

Një tjetër sukses për krijimtarinë e autores shqiptare Irma Kurti. Botohet në Greqi libri i saj dygjuhësh Greqisht – Italisht, titulluar “Hijet e qytetit tim”. Përmbledhja poetike mban logon e shtëpisë botuese “Manifesto” në Athinë. Përkthimi nga italishtja në greqisht është bërë nga poetja dhe përkthyesja Sofia Skleida. Fotoja e kopertinës ështe e fotografit italian Biagio Fortini. Ky libër, ashtu si të gjitha veprat e poetes, u dedikohet prindërve të saj Hasan Kurti e Sherife Mezini që e kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit letrar. Libri “hijet e qytetit tim” u botua në gjuhën shqipe në Prishtinë, në vitin 2023, me logon e Shtëpisë botuese “Lena Grafik”.

“Hijet e qytetit tim” botohet me rastin e përvjetorit të 5-të të krijimit të Wikipoesia, Enciklopedisë poetike (21 mars 2019 – 21 mars 2024), ku poetja shqiptare në vitin 2020, është nderuar, për kontributin në fushën e poezisë, me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi”.

Në parathënien e librit, Vesna Andrejevic, ndër të tjera, shkruan: “Poezia e Irma Kurtit është e pastër, e thjeshtë dhe e bukur në sinqeritetin e saj, aq bindëse sa prek menjëherë telat e zemrës me një lloj “naiviteti”, pikërisht atë që kanë vetëm fëmijët dhe poetët. Në përmbledhjen poetike të Kurtit, që përmban poezi me tematikë të larmishme, gjithçka duket e thjeshtë dhe e lehtë, por të shkruash poezi në një gjuhë tjetër është një përpjekje herkuliane apo një mundim si ai Sizifit. Një punë e vështirë, intensive, asnjëherë e vlerësuar sa duhet nga vetë folësit e gjuhës amtare, por prapëseprapë një mënyrë e çmuar për të pasuruar si shpirtin human ashtu edhe atë ‘kulturor’ që na përket sipas zgjedhjes, rrjedhës së ngjarjeve, jetës e kështu me radhë.”

Irma Kurti ka botuar 29 libra në gjuhën shqipe, 25 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ajo ka përkthyer 20 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht.

Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar në 16 vende të botës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili, Serbi dhe Kolumbi.