Në emër të kursimit, i futen në hak gjuhës shqipe

E shtunë, 4 Maj, 2024

Sot është 23 prill, dita ndërkombëtare e librit dhe e ruajtjes së të drejtës së autorit.

Gjatë përvojës sime 20-vjeçare, si redaktore gjuhësore dhe korrektore letrare, kam kaluar nëpër duar shumë libra, shumë materiale, të tematikave dhe fushave të ndryshme. Secili libër ka pasur të veçantën e tij, si nga tematika, ashtu edhe nga mënyra e të shkruarit.

Tashmë po merrem me redaktimin e librave për fëmijë. Disa mund të thonë se të merresh me librin për fëmijë është më e thjeshtë, nuk do shumë punë. Nuk është kështu.

Të redaktosh libra për fëmijë, është më e vështirë, pasi duhet ta përshtatësh stilin, gjuhën sipas nivelit të fjalorit të fëmijës apo grupmoshash që i përket x libër. Fëmija nuk di të përdorë fjalë të huaja, si mami apo babi  i tij, kështu që këto fjalë të huaja ia vrasin veshin fëmijës. Në vend të tyre duhet fjala e qashtër shqipe, duke përdorur sa më shumë sinonime apo shprehje frazeologjike, duke edukuar në këtë mënyrë dashurinë për gjuhën shqipe, duke i hapur udhë mendimit se gjuha shqipe është gjuhë e pasur, me shumë mundësi shprehëse. Që në fëmijëri fillon edukimi dhe dashuria për gjuhën. Nëse një fëmijë e ushqen shëndetshëm, edhe truri i tij do të jetë i shëndetshëm; nëse e ushqen me ushqim të shpejtë, rruge, edhe truri i tij do të mendojë sikur është në rrugë. Njëjtë edhe më gjuhën shqipe.

Në Shqipëri kemi libra për fëmijë, që shkruhen nga shkrimtarë për fëmijë, të cilët janë shumë të bukur. Akoma i mbaj mend bëmat e Çufos dhe Bubit Kaçurrel apo aventurat e “Kalamajve të pallatit tim”. Kanë ditur të futen në zemrën e gjuhës së fëmijëve.

Ka e shkrimtarë që shkruajnë për fëmijë, por fatkeqësisht, asnjë fëmijë nuk ka për të marrë vesh se çfarë ka shkruar xhaxhi shkrimtari. Një gjuhë e fryrë me fjalë të huaja, një zhargon jo i përshtatshëm për fëmijë etj, etj.

Tashmë kur marr një libër për fëmijë, ia lexoj mbesës sime të vogël, që edhe pse nuk flet shumë mirë, arrin të dëgjojë. Madje, kur i pëlqen një libër, e merr, e hap dhe me gishtin e saj të vogël, duket sikur e lexon.

Si mbesa ime ka shumë fëmijë që, kur u pëlqen libri, e marrin kudo me vete. Prandaj shtëpitë botuese, nga mania për të kursyer sa më shumë, të mos e heqin nga lista redaktorin, pasi ai di se si ta shërojë gjuhën nga fjalët e huaja apo të shkruara gabim.

Ndiej kënaqësi, kur mbaroj së redaktuari një libër. Është bukur kur e lexoj për së  dyti, po tashmë jo si redaktore (edhe pse kur mundohem të jem lexuese e thjeshtë, “sëmundja profesionale” nuk më lë ta shijoj veprën, pasi lapsi shënon ndonjë gabim, që mund t’i ketë shpëtuar redaktorit të veprës.), po si lexuese, duke u munduar të gjej fjalën e duhur, se si do të tingëllonte kjo fjalë apo kjo figurë te lexuesi, duke rregulluar strukturën e ndonjë fjalie që të dalë më mirë në pah kuptimi i saj.

Të gjithë i rrahin shpatullat shkrimtarit të librit. Dhe me të drejtë, pasi ai është burimi, ku do të shijohet e do të marrë udhë fantazia. Por, redaktorët, “mjekët e heshtur”, që kurojnë me kujdes çdo plagë apo shenjë, që ta sjellin sa më mirë te lexuesi, që ai të ndiejë bukurinë e gjuhës shqipe, magjinë e saj, harrohen, ose një person bën edhe punën e redaktorit, edhe korrektorit, edhe të shtypit. U duket e lehtë puna e redaktorit, që mund ta bëjë kushdo dhe mburren se e dinë gjuhën shqipe. Por nuk është kështu. Mund të dish shumë mirë të flasësh në kafene, po se cila fjalë është e përshtatshme për këtë kontekst, që të lërë shenjë të lexuesit, atë e bën redaktori.

Po flas për ata redaktorë profesionistë, që e kanë redaktimin frymëmarrje të tyre, jo për të ashtuquajtur redaktorë, ku që në kopertinë has gabime, ndërsa në brendësi do të duhet fshirësi i oxhaqeve, që të zezat e gabimeve, t’i bëjë të bardha.

Është edhe ana tjetër, që në kopertinë janë të gjithë emrat që duhen: shkrimtarë, redaktor, korrektor, madje edhe redaktor shkencor e vepra nuk merr dot frymë nga gabimet drejtshkrimore e ideore. Në këtë rast, kush  e ka fajin?

Nga anët tona themi: “Faji u bë qyrk e s’e mori njeri”.

Libri shqip ka shumë probleme, të cilat, shumë shkurt, i preka, por, nëse do të duhet t’i shkoqis më gjatë, do t’i futesha në hak, redaktimit të librit që kam në dorë.

JERIDA KULLA