Mario Calivà dhe Trashëgimia e Poezisë Arbëreshe në Europe House

E shtunë, 4 Maj, 2024

Sot në ambientet e Europe House, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, organizoi një mbrëmje letrare me të ftuar special poetin, dramaturgun dhe fotografin arbëresh, Mario Calivà.
Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të Drejtoreshës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Prof. Diana Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në këtë ditë, si inciativë e rëndësishme e dy institucioneve.Më pas fjalën përshëndetëse e mori z. Alessandro Ruggiero që theksoi lidhjen e fortë që përfaqësojnë
Arbëreshët, si një urë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë.
Studiuesja e QSPA-së, Dr. Jolanda Lila u ndal te meritat e autorit në përcjelljen e poezisë së tij, si pasardhës i figurave të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Ajo theksoi veçantinë dhe risinë e poezisë së autorit në planin formal dhe planin përmbajtësor në krijimin e një tradite të re në letërsisë. Ndryshe nga poezia e traditës që idealizon botën arbëreshe, poezia e Caliva-së e trajton universalitetin e aktualitetit arbëresh duke të shpjerë drejt botës arbëreshe dhe pasuruar njëkohësisht edhe poezinë arbëreshe por edhe atë shqipe.
Dr. Fabio Rocchi u ndal te kategoria e ‘romancës’ arbëreshe mënyra e të shkruarit dhe narrativa e shkrimeve të autorit brenda universit arbëresh.
Poeti Mario Calivà në hyrje të seancës hapëse të monologut trajtoi lidhjen ndërmjet konceptit nostalgjia dhe diasporës. Ai trajtoi rolin e letërsisë si një urë lidhëse në solidaritetin ndërbreznor. Të shkruash do të thotë të ekzistojë një popull, në rastin e arbëreshëve- tha autori, dhe një pjesë e historisë së arbëreshëve përkon me historinë e Shqipërisë. Të qënit shkrimtar të ofron një liri të madhe, pa ndjekur rregullat që kufizojnë filologun apo historianin, por kjo ndodh nëse qëllimi letrar është i qartë duke ruajtur një lloj koherence brenda fakteve historike.
Nga monologu “Nostalgjia”, nga Mario Calivà.
“Nostalgjia është më shumë se një kujtim është një dashuri….zëmra e të tashmes që dashuron të shkuarën duke shikuar në të ardhmen. Një flakë që ndriçon hapat tanë e na prezanton ashtu siç jemi, Arbëreshë”.
Në këtë aktivitet Z. Mario Calivà iu dha çmimi i tretë i fituar në konkursin “KrenArbëria” zhvilluar nga QSPA, me motivacionin: Për tregimin “Mushku” në të cilin ka arritur të japë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes, duke shpërfaqur edhe lidhje jetike me traditën letrare italiane.