QBD në Itali/ Trajnim për dygjuhësinë dhe Kulturën shqiptare

E enjte, 2 Maj, 2024

Ditën e djeshme në Bologna të Italisë u zhvillua trajnimi me temë: “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”,  i organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Lidhjen e Shkollave Shqipe në Itali.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 90 mësues, drejtues të shoqatave dhe të lidhjeve të mësuesve dhe të shkollave shqipe në Itali. Të pranishëm për të përshëndetur aktivitetin ishin Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri; Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Diamant Kastrati; drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa; drejtuesi i Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali z. Dritan Mashi, si dhe drejtuesja  e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali; znj. Mahije Bujupi Berisha.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali,  znj. Anila Bitri, theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe te fëmijët e brezit të dytë e të tretë në Itali, njohjen më të thellë dhe vendosjen e lidhjeve me komunitetin arbëresh si model të trashëgimisë të kulturës së të parëve, njohjen dhe përhapjen e kulturës dhe historisë së vendit tonë etj.

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Diamant Kastrati, vlerësoi bashkëpunimin e dy vendeve tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës për trashëgiminë e gjuhës së prejardhjes në diasporë.

Znj. Hysa, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë të QBD-së ndër vite me komunitetin e mësuesve në Itali, u ndal në disa prej projekteve kryesore të kësaj Qendre, në ndihmë të mësimdhënies në diasporë, si: hartimi i teksteve plotësuese, programi dygjuhësh, mbështetja e seminareve dhe trajnimeve të vazhdueshme, si dhe realizimi i projektit të shkollës verore. Gjuha amtare përveçse gjuhë e zemrës duhet të jetë dhe zemra e të gjitha gjuhëve, theksoi znj. Hysa, duke e vënë theksin në rolin parësor të njohjes së gjuhës amtare në ndërtimin e ngrehinës së kuptueshmërisë dhe të strukturës së të menduarit, në zhdërvjellësinë e komunikimit dhe përsosjes së marrëdhënieve familjare.

Gjatë aktivitetit u realizua prezantimi i materialeve plotësuese të QBD-së: “Jam shqiptar” dhe udhërrëfyesit“Gjirokastra”, “Berati”, “Shkodra” dhe “Prizreni” nga autorja, znj. Milena Selimi.

Në përshtatje me temën e trajnimit: “Metodat e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”, u vijua me trajnimin “Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë”, mbajtur nga Znj. Erida Koleci, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Për gati dy orë mësuesit e pranishëm ndoqën me shumë interes trajnimin e mbajtur nga znj. Linda Mëniku, Prof. Dr. në gjuhësi, Universiteti i Tiranës me temë “Metodat  e mësimdhënies në kushtet e dygjuhësisë”.

Në mbyllje, përfaqësuesja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Milano znj. Luljeta Çobanaj dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa.

Aktivitetin e përshëndetën me recitime dhe dy fëmijë të shkollave shqipe në Bolonja.