Analiza – Pse “Standard & Poor’s” ia ngre notën Shqipërisë?

E hënë, 29 Prill, 2024

Në tre vitet e fundit, nota e Standard & Poor’s për Shqipëinë është kërcimi më i madh pozitiv në vlerësim, që agjencia ka dhënë për një vend evropian brenda vetëm gjashtë muajve

Agjencia ndërkombëtare amerikane e vlerësimit të aftësisë së shlyerjes së kredive të të gjithë vendeve të botës dhe të kompanive shumëkombëshe “Standard & Poor’s”, ndër tre vlerësueset më të mëdha në planet, së bashku me “Moody’s” dhe “Finch Ratings”, përmirësoi më 22 mars 2024 notën për Shqipërinë me një kategori, vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë, duke bërë që për herë të parë të kalojmë nga në “BB-“, nga nota “B+”.

Standard & Poor’s përfaqëson agjencinë më të njohur të gjykimit ndërkombëtar mbi vlerën e kredisë së huamarrësve, duke vlerësuar borxhin e tyre ose letrat me vlerë të tjera, duke përdorur një shkallë të standardizuar vlerësimi. Agjencia vlerëson aksionet e zakonshme dhe të preferuara, obligacionet dhe letrat tregtare.

Kalimi në një shkallë(notë) më të lartë, zakonisht kërkon nga tre agjencitë botërore një kohë relativisht të gjatë për të krijuar bindjen që përmirësimet e ekonomisë së një vendi janë të qëndrueshme. Të paktën një deri dy vjet.

Në tre vitet e fundit, nota e Standard & Poor’s për Shqipërinë është kërcimi më i madh pozitiv në gjykim, për një vend evropian. Agjencia prodhon vlerësime zakonisht në intervale 6 muaj deri një vit nga vlerësimi i mëparshëm.

Përse vlerësohemi si ekonomi dhe financa publike?

Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors” përmirësoi vlerësimin afatgjatë të kredisë sovrane të Shqipërisë në “BB-“ nga ‘B+’, duke theksuar rritjen e ndjeshme të pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit, si ekonomi publike për t’i besuar.

Shtimi-kërcim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Në pesë vitet e fundit 2019-2023, ekonomia jonë ia ka dalë gjithnjë që të befasojë për aftësinë e saj të rimëkëmbjes shumë nga institucionet ndërkombëtare që na vëzhgojnë e na ndihmojnë, si FMN-në, Bankën Botërore dhe BERZH-in, sidomos për shifrat e prodhimit kombëtar, ose Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Tabela 1: FMN dhe Banka Botërore ndryshojnë mendim për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Korrik 2023

  • FMN +2.6%
  • BERZH +2.7%
  • Qeveria + 3.7%

Nëntor 2023

  • FMN +3.4%
  • Banka Botërore +3.6%
  • Qeveria + 3.7%

Befasia që nga viti pandemik 2020

Në vitin pandemik 2020, institucionet ndërkombëtare parashikuan që prodhimi ynë kombëtar (PBB) do të binte ndërmjet minus 7 dhe minus 9 perqind, si rrjedhojë e pasojave që do të vinin nga mbyllja dhe rënia globale. Një gremisje e vërtetë. Në fakt nuk ndodhi kështu. Ramë vetëm 3.3 përqind, rënie ndër më të ulëtat në rajon.

Në vitet 2021-2023, vendi u rrit më shumë sesa parashikimet e fillimvitit të këtyre institucioneve. Për vitin 2023, në nëntor të këtij viti, FMN dhe Banka Boterore i rishikuan në ngritje parashikimet e tyre të mesvitit, për shkak të bumit nga turizmi.

Elasticiteti, përshtatshmëria e shpejtë e sipërmarrjeve tona, që në pjesën më të madhe janë të vogla e të mesme, ka bërë që praktikisht të mos dëgjojmë lajme falimentimesh masive mes bizneseve, nga vështirësite  e këtyre viteve të fundit. Sipërmarrjet tona ditën të përshtaten me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga turizmi

Kontribut ka dhënë fort menaxhimi i matur i financave publike, rritja e sektorit të turizmit në 4 vitet e fundit, fluksi i valutës së huaj, faktorë të cilat garantojnë qëndrueshmëri të ekonomisë.

S&P, dy vlerësime në ngritje në 6 muaj

Në përcaktimin e datës 22 mars 2022, Standard & Poor’s mendon se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8 përqind në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht ndjeshëm parametrat e financave publike të vendit.

Tabela 2. Rritja ekonomike 2021-2023 në rajon:

2021                    2022                       2023

  • Shqipëria                      + 8.9%                   + 4.9%                   + 3.7%
  • Mali i Zi                        + 10.2%                  + 6.1%                   + 6.1%
  • Maqedonia e Veriut        + 6.1%                    + 3.5%                   + 3.1%
  • Kosova                          +5.6%                    + 4.2%                   + 4.3%
  • Serbia                          +3.8%                    + 2.7%                   + 2.5%
  • Bosnje-Hercegovina       +4.9%                    + 3.4%                   + 3.3%

Ky tregues ka çuar në një reduktim të konsiderueshëm të borxhit publik, nga një pik prej 74.5 përqind të prodhimit kombëtar në vitin 2020 në një nivel prej 59.2 përqind në vitin 2023. Agjencia gjykon se Shqipëria ka forcuar gjithashtu bilancin e saj të jashtëm.

Ky bilanc është forcuar nga shtimi i rezervave valutore të vendit dhe nga të ardhurat në rritje të shërbimeve nga sektori i turizmit. Standard & Poor’s thotë se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE, deri në vitin 2030.

Ky vlerësim i agjenciës vjen gjashtë muaj pasi agjencia ndërkombëtare rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë, nga e qëndrueshme në pozitive. Nota e Standard & Poor’s tregon se Shqipëria tashmë ka siguruar një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, ka forcuar financat e saj publike dhe ka efektivitet në politikat strukturore qeveritare.

Pse na shërben kërcimi i vlerësimit nga Standard & Poor’s?

Rritja e vlerësimit nga Standard & Poor’s merr një rëndësi edhe më të veçant,ë në kushtet e një situate sfiduese të ekonomisë globale, ku një pjesë e vendeve evropiane dhe atyre të rajonit tonë, kanë patur rënie të rankimit nga agjencia ndërkombëtare.

Nota e S&P  forcon pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe sjell përfitime konkrete për ekonominë e vendit. Tani Shqiperia do të shikohet më pozitivisht nga investitorët e huaj, për të investuar këtu.  Kjo pritet të përkthehet në investime të huaja më të larta, si edhe kushte më të lehtësuara për huamarrjen e vendit në tregjet ndërkombëtare.

Nota më e lartë pritet të reflektohet dhe në tregun vendas, në kosto më të ulëta të financimit për bankat, bizneset dhe individët.