Francë/ Një takim për elitën frankofone shqiptare, dje dhe sot  

E shtunë, 27 Prill, 2024

Muaji mars njihet shpesh si muaji i Frankofonisë në Shqipëri i shoqëruar me një seri aktivitetesh në disa nga qytetet e vendit. Kjo traditë është e mbartur dhe në komunitetin shqiptar në Francë përmes shoqatave të ndryshme.

Këtë radhë, qendra kulturore “Maisons de l’Albanie” në zemër të Parisit (që ketë vit mbush edhe 10 vjetorin e veprimtarisë) organizoi më 16 mars një aktivitet për të festuar Ditën e Frankofonisë me temën “Elita frankofone shqiptare – dje dhe sot”. Të pranishëm në aktivitet ish ambasadorja e Francës në Shqipëri znj. Christina Vasak, ambasadori i Kosovës në Paris, z. Mehdi Halimi përfaqësuesja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Paris znj. Rovena Moçka, ish ambasadori dhe autor i shumë librave z. Luan Rama, anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës znj. Anila Smørgrav si dhe personalitete të tjera, pas-universitarë që sot në Paris punojnë në institucionet e ndryshme franceze të shkencës, arkeologjisë, teknologjive të reja, ekonomisë, financës, artistë të ndryshëm etj.

Aktiviteti u hap me fjalën e z. Luan Rama i cili pasqyroi një përmbledhje të bukur të historisë së frankofonisë në Shqipëri, të kontributit që kanë dhënë  personalitetet dhe intelektualët e diplomacisë dhe kulturës franceze dhe ato shqiptare, si dhe për rolin e Francës në formimin e elitës shqiptare. Aktiviteti u shoqërua me një video prezantim të kësaj elite të fillimit të shekullit XX.

Në fjalën e tij z. Rama përmes ilustrimit vizual vuri theksin në ndikimin e Francës në formimin e elitës shqiptare përgjatë historisë si një faktor jetik që nga koha e Revolucionit Francez, ku drita e iluminizmit francez filloi të përhapej në Ballkan. Ky ndikim është thelluar me hapjen e liceve dhe universiteteve franceze për studentët shqiptarë, duke ndihmuar në formimin e një elite që përqafoi vlerat e iluminizmit, republikanizmit dhe demokracisë.

Ai u ndal veçanërisht në vlerat që krijoi elita e fillimit të shekullit të XX pra, nga krijimi i liceut francez dhe më pas në universitetet franceze, si në Paris, Toulouse, Montpellier, Tours, Lyon, Nancy, Grenoble, Maisons-Alfort, etj, nga ku do frymëzoheshin veprat e Sami Frashërit, Said Toptanit apo esetë e para në frëngjisht të Pashko Vasos dhe Faik Konicës, autor i shumë artikujve në frëngjisht. Kjo elitë u formua në fusha të ndryshme të shkencave dhe të filozofisë, të arteve, të letërsisë, të ekonomisë, mjekësi, stomatologji, veterinari, farmaci, shkencat e natyrës, drejtësisë, në shkencat inxhinierike, minierat, apo agronomi, fusha aq të nevojshme për të ngritur ekonominë shqiptare, shtetin shqiptar, për të ndërtuar laboratorët e parë, siç bëri Bilal Golemi, i cili pas studimeve në Francë dhe punës shkencore në “Institutin Pasteur”, ngriti në Shqipëri laboratorin e parë të bakteriologjisë.

Kështu u ngritën klinikat e para të mjekëve si Enver Sazani, Theodor Papavrami, Hasan Jero të farmacistëve si Bilal Turdiu, zyrat e avokatëve si Abdulla Rami, etj. Petrit Hoxha, në gjurmët e Medar Shtyllës, që studioi po në “Maisons-Alfort”, i kushtoi gjithë energjitë e tij veterinarisë shqiptare. Kolë Paparisto do të hapte shtigjet e shkencave natyrore, profesor Karajani do të krijonte katedrën e shkencës së kimisë në universitetin shqiptar, Kahreman Ylli, student i Lyon-it do të ishte rektori i parë i universitetit shqiptar, Mahir Domi, bashkëpuntori i Henri Boissin, u bë një nga linguistët më të shquar shqiptarë, Dhimitër Shuteriqi lëvroi fushën e letërsisë dhe të historisë dhe u bë kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve, Jusuf Vrioni ishte përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe dhe ambasador për dekada me radhë, Vedat Kokona punoi në fushën e letërsisë dhe të gjuhësisë duke hartuar fjalorët themelorë frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht…

Dhe lista është e gjatë, për të vazhduar me gjeneratat e viteve 1980-‘90 dhe vazhdon sot ku në Francë numërohet një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë studiuar dhe studiojnë, punojnë në fusha të ndryshme si eksperte apo sipërmarrës të suksesshëm.

Vedat Kokona në vitin 1998 në Paris, i ftuar në emisionin televiziv ”Apostrof” me erudicionin e tij dhe dashurinë e gjuhës dhe kulturës franceze e habiti publicistin dhe kritikun e njohur Bernard Pivot.

Ndërkohë që dhe ai vetë në ato ditë qëndrimi në Paris, pa me sytë e tij një tjetër elitë të re që po formohej atje ku më shumë se gjysmë shekulli më parë kishte qenë gjenerata e tij. Si ai u formuan në Francë Fejzo Sejdini, profesor Kuneshka, Qazim Turdiu, Ymer Dishnica, Shefqet Ndroqi, Sotir Velo, Fiqiri Llagami, Dhori Samsuri, Dhori Pano, Andrea Zega, Petrit Dishnica, Petraq Qafoku, Ferdinand Pici, Nedim Kokona, Skënder Harxhi, Xhavit Gjata, Shemsi Totozani, Xhavit Arifi, Sinan Imami e shumë e shumë të tjerë që aq shumë i dhanë Shqipërisë.

Edhe sot, gjithnjë e më shumë falë sistemit të edukimit francez, shumë të rinj përgatiten dhe vazhdojnë studimet në auditorët franceze dhe kjo në të gjitha fushat, veçanërisht në drejtësi, ekonomi, në financë, në teknologjitë e reja, etj.

Gjithashtu një elitë artistësh kanë lënë gjurmët e saj në jetën dhe kulturën franceze, këngëtarë lirikë si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Blerta Zhegu, violinistë si Tedi Papavrami, Klodiana Spahiu, Kledis Rexho, pianistë si Manjola Trebicka, Viola Paço, violonçelistja Juliana Lasku, instrumentistë të shumtë, aktorë të teatrit dhe të kinematografisë.

Në këtë mbrëmje përshëndeti dhe anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe përfaqësuese e diasporës së Francës në këtë Këshill, znj Anila Smørgrav, e cila në fjalën e saj pasi falënderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, theksoi kontributin aktiv të shqiptarëve në shoqërinë franceze duke treguar modelin e integrimit të suksesshëm dhe të kontributit pozitiv të diasporës shqiptare në Francë, një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një imazhi pozitiv të komunitetit shqiptar dhe në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Ajo i vuri theksin në dy aspekte të rëndësishme ku duhet të përqendrohet diaspora shqiptare në Francë: Te  rëndësia jetike të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, kulturën dhe traditat shqiptare, duke i përcjellë ato brezave të rinj. Dhe për këtë është e domosdoshme hapja e programeve të mësimit të gjuhës dhe historisë shqiptare. Si dhe te rëndësia e ndërtimit të rrjeteve të forta sociale dhe profesionale midis shqiptarëve që jetojnë në Francë është thelbësor për të ndihmuar njëri-tjetrin në aspekte të ndryshme të jetës. Ky rrjetëzim mund të përfshijë organizimin e aktiviteteve kulturore, takimeve profesionale dhe krijimin e platformave për shkëmbimin e informacionit dhe përvojave. Një fokus i veçantë u vu në afrimin dhe bashkëpunimin me gjeneratën e re të studentëve dhe profesionistëve  duke njohur kështu potencialin e tyre për të forcuar lidhjet midis Francës dhe rajonit të Ballkanit.

Në fjalën e saj ish ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, pasi falënderoi qendrën “Maison de l’Albanie” për punën e mirë që ka bërë ndër vite që nga hapja e saj, theksoi që rezultatet e bashkëpunimit frankofon janë fryt i një pune kolektive në Francë dhe Shqipëri, jo vetëm përmes specialistëve apo arkeologëve në disa zona të Shqipërisë (Shkodër, Koman, Korçë etj) por dhe falë punës aktive të ambasadës shqiptare në Paris, ku një meritë të veçantë ka ambasadori z. Dritan Tole që mban e vazhdon të mbajë role të rëndësishme në organizatën e frankofonisë.

Mbrëmjes i dhanë energji një interpretim i bukur i 2 poezive të Jacques Prevert “Le cancre” dhe “La fiesta” nga Ada Meshini si dhe përshkrimi i bukur nga Fulvia Shtepani i tablove të piktorit të njohur në Paris Bujar Luca. Po kështu foli dhe arkeologia Etleva Nallbani për bashkëpunimin franko-shqiptar në fushën e kërkimeve arkeologjike.

E pranishme edhe frankofonia më e re shqiptare, Vesa Dume, një violiniste e talentuar 10 vjeçare që fitoi në konkursin në Konversatorin regjional të Muzikës në Paris, nxënësja në e vogël e këtij konservatori, e cila gjallëroi aktivitetin me interpretimin e bukur te dy pjesëve muzikore, “Sarabandën” e Bach dhe një Tango.

Si traditë në këtë qendër mbrëmjet përfundojnë në një atmosfere të ngrohtë bashkëbisedimesh shoqëruar me ushqime dhe pije tradicionale shqiptare.