Shqipëria zgjedh Rita Petron për “Çmimin Europian të Letërsisë”

E martë, 30 Prill, 2024

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi i Shqipërisë për Çmimin Europian të Letërsisë. Ky propozim ka ardhur nga një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit i cili e ka përzgjedhur Petron bazuar në disa kritere midis të cilave edhe numri i veprave në gjuhë të huaj deri tani.

“Rita Petro u zgjodh nga një komision i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL. Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e QKLL.

“Lindur së prapthi” i cili u publikua në vitin 2022 është romani i parë i Rita Petros. Për lexuesin shqiptar dhe të huaj ajo është e njohur me vëllimet poetike “Vargje të përfolura”, (Konica, 1993), “Shija e instinktit”, (Toena 1998), “Këtu Poshtë këndohet live” (Albas 2002), “Në intimitet…nga Rita”, (Albas 2006).

Dhe më i njohuri dhe më i përkthyeri (së fundmi edhe në gjermanisht mbetet poema “Vrima” (Albas 20214).

Në gati 30 dekada krijimtari ajo është e njohur gjithashtu edhe si autore e teksteve shkollore, tekst shkruese dhe drejtuese shtëpisë botuese Albas. Një prej shtëpive botuese më të suksesshme dhe jetëgjatë në Shqipëri. Me një fokus të veçantë në librin shkollor dhe librin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Këtë të enjte 13 shtete kanë propozuar secili nga një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin evropian të Letërsisë. Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e librit në Bruksel më 4 prill.

“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces”, tha Bardhyli.

Vlerësimin e bën një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e Librit në Bruksel më datë 4 të muajit që vjen. Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL), është i mbështetur nga programi Evropa Kreative i Bashkimit Evropian dhe është një iniciativë vjetore për të njohur shkrimtarët më të mirë të letërsisë në zhvillim në Evropë. Çmimi synon të vërë në qendër të vëmendjes krijimtarinë dhe pasurinë e larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane, të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare të kësaj letërsie.