Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

E enjte, 2 Maj, 2024

Moza Hysa drejtoreshë e Qendrës së Botimeve të Diasporës, shkrimtare e përkthyese e njohur e ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ka zbuluar se interesi për gjuhën shqipe në diasporë është i madh. Aktualisht janë 400 shkolla të hapura në 22 vende të botës.

Hysa ka theksuar se gjuha jonë numëron mbi 10 milionë folës, nga të cilët 8 milionë në emigrim.

Me shumë dëshirë e ka përforcuar këtë nismë dhe Diaspora. Kemi tashmë mbi 400 shkolla, kurse të gjuhës shqipe në 22 vende të botës, mbi 700 mësues dhe mbi 30 mijë nxënës që ndjekin mësimin e shkollës shqipe në shkolla të rregullta dhe në kurse jashtë shkollore në shoqata të ndryshme. Qendra jonë merret pikërisht me mbështetjen e këtyre shkollave dhe kurseve, por dhe me aktivitete të tjera”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Ajo është ndalur dhe te sfidat e gjuhës që emigrantët hasin në vendet ku jetojnë, duke theksuar se shqipja numëron 8 milionë folës të cilët aktualisht ndodhen në emigrim.

“Kjo është një sfidë mbarëbotërore, por që rëndon në supet e një gjuhe të vogël disi më tepër. Nuk është vetëm sfida e gjuhës shqipe. Natyrisht për ne është ende akoma edhe më e vështirë. Kështu që duhen politika të menduara dhe më mirë, për të ruajtur gjuhën shqipe, sidomos për një pjesë të shqiptarëve jashtë vendit, sepse duam apo nuk duam ne, kemi shqiptarinë më të madhe jashtë sesa brenda. Kur themi mbi 8 milionë janë shumë. Pse është e rëndësishme ruajtja për ta? Për ta sepse nëse ne do të duam që ky vend të zhvillohet dhe më tepër, patjetër do të shtrojmë përmes gjuhës rrugët e kthimit pikërisht të këtyre shqiptarëve edhe sikur ata të mos vijnë asnjëherë të jetojnë në Shqipëri, ata janë që e çojnë emrin e Shqipërisë, në vendet ku jetojnë. Janë pikërisht ata që do të investojnë në forma të ndryshme, të bashkëpunojnë me shqiptarët brenda vendit. Një diplomaci kulturore të suksesshme e bëjmë përmes shqiptarëve atje, kështu që sfida atje është dhe më e madhe sesa për shqiptarët brenda vendit se natyrisht ne këtu flasim gjuhën tonë, pavarësisht mangësive të ndryshme, problemeve që ka, presionit të madh nga anglishtja”, tha Hysa.