Besmir Rrjolli, një shqiptar në Milano: Teatri social na bashkon

E premte, 3 Maj, 2024

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar një artikull Besmir Rrjollit, një prej anëtarëve më të rinj të Këshillit Koordinues të Diasporës (përfaqësues i komunitetit shqiptar në Itali). I ri pozicioni i tij në KKD, por jo puna dhe aktiviteti i tij në komunitet. Për median italiane Rrjolli ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij mes Milanos dhe Tiranës dhe misionit të tij për të mbështetur dhe bashkuar shqiptarët këtej dhe përtej Adriatikut.

Shkrimi i plotë:

Besmir Rrjolli buzëqesh teksa na tregon për atë telefonatën surprizë që mori në muajin nëntor. “Unë pranova – rrëfen ai – Pa qenë i qartë se për çfarë bëhej fjalë. Mendova mos bëhej fjalë për ndonjë detyrë që kishte lidhje me sistemin arsimor në Shqipëri.

Përkundrazi, ishte diçka tjetër.

Me atë “Po”, të dhënë me dashamirësi ndaj vendit të tij të origjinës, Besmir Rrjolli, lindur në Shkodër në vitin 1986, milanez “i adoptuar” (ku jeton që prej vitit 2024), u bë pjesë e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare. Ky këshill ka 15 anëtarë përfaqësues të Diasporës Shqiptare në mbarë botën.

Zgjidhen nga Parlamenti për të qene pika lidhjeje mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve në Shqipëri.

Vend i cili ka një popullsi që nuk i arrin 3 milion banorë, ndërsa shqiptarët e shpërndarë në Europë, SHBA dhe Australi janë së paku 6 milionë.

“Objektivi i Këshillit Koordinues të Diasporës” është të krijojë një sinergji dhe partneritete për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë”, sqaron ai.

Rrjolli erdhi fillimisht në Itali për të studiuar “Gjuhën  e Medias” në shkollën Katolike të Milanos.

“Kisha vënë re një provim për  Teatro Sociale, (teatër social), dhe kjo ishte ajo që më interesonte mua dhe e zgjodha pa e ditur që ishte një shkollë private”, tregon ai.

Pastaj bën një hap mbrapa, kthehet në fëmijëri, në shtëpi: “Shkodra përshkohet mes për mes nga lumi Drin. Çfarë gëzimi të notoje në Drin me shokët”, thotë duke theksuar “Regjimi komunist ra në fillim të viteve ’90, nuk kam kujtime nga ajo kohë. Kam pasur një fëmijëri të lumtur”.

Në vitin e fundit të shkollës së mesme merr pjesë në një shfaqje shkollore mbi Kanunin. Praktikë e vjetër e gjyqësisë personale, e cila për shekuj i ka detyruar personat të cilët ishin një objekt i mundshme hakmarrjeje familjare (fëmijë e të rritur, bashkëshort të atij që kishte vrarë) të jetonin të “Ngujuar” në shtëpi.

Një show amator, por i fuqishëm aq sa u shndërrua në një tur shfaqjesh.

Ai (Rrjolli) është në ekipin koordinues. “Kërkonim sponsor dhe ambiente” por tregon që vlera e vërtet e kësaj përvoje ishte takimi me viktimat.

“Ishte viti 2004, ligjet kundër Kanunit ende nuk ishin dekretuar. Kam folur me familje të cilat kishin pushuar së jetuari, të ngujuara prej vitesh, një botë e re mu shfaq brenda  fluskës sime të fatit. Teatri ishte mënyra e duhur për të treguar ato histori dhe të tjera.

Pika e kthesës.

Në periudhën e parë në Milano ishte i shkujdesur. “Nuk e dija gjuhën, por e kuptoja pasi kisha parë shumë televizion italian.

Mbështetja e miqve, një punë si kamarier deri sa siguroi një vend në kolegjin universitar dhe një bursë studimi.

Situata mori kthesë falë mbështetjes së Claudio Bernardi, docenti i Teatrit Social.” Më bëri të tregoja për teatrin përpara shokëve të kursit dhe donte të shihte dhe videon. Pyetja lindi vetvetiu. Si mund ta vazhdoja këtë eksperiencë?

Bernardi i sugjeron krijimin e një shoqate.

Rrjolli bën bashkë shqiptarët e fakultetit dhe në 2007 themelon “ Dora e Pajtimit”.

Funksional në dy anët. Prezencë dhe ndihmë për emigrantët dhe në vendlindje.

Misioni i parë është në Shkodër me teatrin social. “Nuk zgjidhet Kanuni duke u përpjekur të pajtosh palët. Rrugëzgjidhja është emancipimi kulturor, janë brezat e rinj. Kemi promovuar laboratorë dhe kemi krijuar një metodologji për të formuar dhe garantuar autonominë”.

Sot shoqata, e cila ka mbikëqyrje shkencore të Qendrës për Kulturë dhe Iniciativa Teatrale della Cattolica, punon me shpejtësi të plotë. Rrjolli, i cili pas diplomimit mori një Master në Teatrin Social, bashkëpunon me Konsullatën dhe OJQ-të e pranishme në Shqipëri, ka marrë rolin e konsulentit pranë IOM, bën vajtje ardhje në Shqipëri.

Shtëpia? Gjithmonë Milano, ku jeton me gruan dhe fëmijën gjashtë vjeç. Aty arriti të marrë dhe një hapësirë komunale të cilën e shndërroi në një qendër kulturore, “Slow Mill”, e cila është edhe një hapësirë për aktivitete sociale, si për shembull kursi i gjuhës shqipe. ‘Shumë njerëz, përfshirë edhe mua nuk arrijnë të flasin shqip me fëmijët e tyre” përfundon ai. Përktheu dhe përshtati Diaspora Shqiptare