Shqipja në Diasporë/ Nënshkruhet marrëveshja për Nivelin II të “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”

E hënë, 29 Prill, 2024

Sot është hedhur një hap historik për forcimin e arsimit shqiptar në Diasporë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, dhe homologia e saj nga Kosova, Arbërie Nagavci, nënshkruan këtë marrëveshje historike në një ceremoni të mbajtur sot në Tiranë.

Produkt i kësaj marrëveshjeje të koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën do të jetë teksti i nivelit të dytë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, hartuar në bashkëpunim nga shtëpitë botuese “Albas”(Shqipëri) dhe “Dukagjini” (Kosovë).

Edhe ky, sikurse teksti i nivelit të parë do të jetë një tekst që do të jetë i përdorshëm për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë, sidomos ata në grupmoshat e klasave 4-6.

Ndërsa ministret premtuan se do të ketë edhe një tekst të Nivelit III.

“Sot ne kemi pasur një kurorëzim të një pune të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me tekstin e përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” për nivelin II, për grupmoshat e klasës së 4-6, i cili me vitin e ri shkollor në 2024- 2025 do të jetë në duar të fëmijëve, që janë në vende të ndryshme në mërgatë. Ne gjithashtu nisim konkursin për tekstin e nivelit të III, një punë që duam ta finalizojmë gjithashtu brenda këtij viti, duke përmbyllur kështu të gjitha ciklet e teksteve të përbashkëta”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, së Kosovës, Arbërie Nagavci duke falënderuar ministren Manastirliu, vuri theksin te bashkëpunimi i mirë mes dy ministrive, rezultat i së cilës është dhe teksti i përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

“Finalizojmë suksesshëm një punë të gjatë, jo të lehtë, që përfundoi me një produkt shumë të rëndësishëm dhe i vlefshëm për të gjithë fëmijët tanë në mërgatë”, – tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të Kosovës Arbërie Nagavci.

Puna për unifikimin e tekstit të përbashkët për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë ka nisur në vitin 2020 pas gati tre dekadash me kërkesa të mësuesve në rreth 300 klasa të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë për të pasur tekste të unifikuara për mësimin e gjuhës shqipe.

Nën koordinimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën marrëveshja e parë u firmos nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës të Kosovës Ramë Likaj.