Itali/ Poetja Irma Kurti boton librin e ri me poezi: “Diellin shoh pas qelqesh”

E premte, 3 Maj, 2024

Poetja shqiptare boton librin e saj të ri me poezi titulluar: “Diellin shoh pas qelqesh”. Përmbledhja me 66 poezi mban logon e shtëpisë botuese “Youcanprint” në Itali. Poezitë e librit, siç e dëshmon edhe titulli, janë shkruar gjatë kohës së pandemisë, atëhere kur jeta e gjithsecilit prej nesh ishte e kufizuar brenda mureve të shtëpisë. Redaktor i librit është Sejdin Cekani, kurse  imazhi i kopertinës është i fotografit Biagio Fortini. Në parathënien e shkruar nga Vesna Andrejevic lexojmë: “Poezia e Irma Kurtit është e pastër, e thjeshtë dhe e bukur në sinqeritetin e saj, aq bindëse, sa prek menjëherë telat e zemrës me një lloj “naiviteti”, pikërisht atë që kanë vetëm fëmijët dhe poetët. Vargjet e Kurtit udhëtojnë poetikisht në dy binarë kryesorë: në të parin mbizotëron tema e vetmisë dhe, si rrjedhojë, ajo e tjetërsimit njerëzor që shihet përmes kaleidoskopit poetik të shpirtit të vetmuar të poetes. Binari i dytë poetik i përmbledhjes, më i ndjeshmi dhe më prekësi që përshkon gjithë poetikën e Kurtit, ka të bëjë me përshkrimin e trishtimit dhe humbjes personale, me shpirtin që pikon dhimbje. Në fakt, e gjithë përmbledhja i kushtohet kujtimit të prindërve, tashmë engjëjt mbrojtës, të cilët janë larguar në një tjetër dimension, prej nga ende i frymëzojnë ndjenja të thella dhe unike poetes, duke vëzhguar gjithmonë çdo hap lirik të sajin.”

Irma Kurti ka botuar 28 libra në gjuhën shqipe, 24 në italisht dhe 15 në anglisht. Ajo ka përkthyer gjithashtu 17 libra të autorëve të ndryshëm. Librat e Irma Kurtit janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës.