“Më quajnë Ismail Qemali”, historia e babait të kombit rrëfyer për fëmijë

E premte, 3 Maj, 2024

Lindi në Vlorë më 16 Janar 1844 në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut ai që do të bëhej themeluesi i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali.

Nuk ka shqiptarë  brenda e jashtë kufijve, në troje dhe me gjerë që mos të ketë një ndjenjë të thellë respekti për këtë figurë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Por fëmijët sa e njohin babain e kombit shqiptar? Fëmijët shqiptarë të cilët çdo 28 nëntor festojnë ditën e Pavarësisë? Ata të cilët me pasion recitojnë vjershat për atdhedashurinë, për mëmëdheun e për gjuhën shqipe? Po ata fëmijë në diasporë të cilët e njohin Shqipërinë më shumë prej teksteve shkollore apo videove nw televizion e rrjete sociale?

Sado që mund ta njohin, pak apo shumë, prej pak kohësh është në qarkullim nga shtëpia botuese Albas libri “Më quajnë Ismail Qemali”, pjesë e serisë së suksesshme ndërkombëtare “Më quajnë”.

Detyra e vështirë e rrëfimit në vetën e parë të jetës së Ismail Qemalit i është besuar shkrimtarit Luan Rama. Shkrimtar jo vetëm i njohur, por pjesë e diasporës shqiptare në Francë. Një element më shumë se i përbashkët me personazhin Kryesor Ismail Qemalin i cili në moshë të re u larguar drejt Greqisë, e për të vazhduar më pas në qytete të rëndësishme të botës.

Libri vjen me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për lexuesin e vogël të cilit i dedikohet (mbi 9 vjeç) dhe me ilustrimet e realizuara me mjeshtëri nga Sulid dhe Entela Kasemi.

Kliko këtu për intervistën me ilustruesen Entela Kasemi mbi realizimin e figurës së Ismail Qemalit

Pjesë nga libri:

Njoftimi më erdhi një ditë, kur isha me Fullerton-in.

Më sollën një zarf nga Amerika, në të cilin ndodheshin kredencialet e shqiptaro-amerikanëve për mua. Përfaqësuesit e kolonisë shqiptare ishin mbledhur në Worcester, dhe më kishin zgjedhur që t’i përfaqësoja në këtë konferencë (Konferencën e Paqes në Paris) të rëndësishme për fatet e Shqipërisë. U mbusha me shpresë dhe i tregova mikut tim amerikan atë fletë të hollë si një pergamenë.

Rrugës për në Spanjë ndërmenda gjithë jetën time dhe ajo m’u duk e pambarimtë, pasi ngjarjet ishin të shumta dhe përfshinin jo vetëm Shqipërinë e Europën, por edhe kufijtë e asaj perandorie të madhe, siç ishte Perandoria Osmane. Udhëtoja me tren dhe kujtoja jetën time. Dhe gjithçka m’u shfaq para syve, që nga ato ditë kur sytë e mi fiksuan botën Shqiptare ku kisha lindur, sarajet e familjes Vlora, atin tim, nënën, ullishtat e Vlorës, kalanë e Kaninës ku ishte ngulitur prej shekujsh familja e Vlorajve.