Veshja femërore e arbëreshëve të Sicilisë në rrezik!

E enjte, 2 Maj, 2024

Studiuesi arbëresh, Giuseppe (Zef) Chiaramonte ka ngritur alarmin për ruajtjen e autincitetit të veshjes femërore arbërore. Në një postim të shkurtër por shumë konciz në rrjetet sociale Chaiarmonte argumenton se mos njohja e kulturës arbëreshe dhe riprodhimi në masë i modeleve të veshjes së gruas arbëreshe për arsye të ndryshme po rrezikon së tepërmi këtë veshje autentike dhe unike.

Postimi i plotë i tij:

Ka kohë që modelet kryesore të veshjes tradicionale të zonjave arbëreshe të Sicilisë janë stabilizuar në:

  1. Funda/xhillona me jakë/xhipun, ku xhillona mban 1, 2, a 3 kurorë/rrethe prej dantellave te arta;
  2. Funda/ncilona me këmishe të bardhë e mëngë të gjera, me krah/jelek, të quajtur “alla levantina”, ku funda/ncilona është e qëndisur me fije ari.

Ky model, i lindur në shtateqindën, begatohet dhe zbukurohet nga brezi i belit i argjendet të praruar, i artit barok, në të cilin spikat mburoja me shenjtin e gjitonisë me përsipër një kurorë.

Ksi brezesh ishin të pranishëm tek të krishterët e Shqipërisë deri tek fillimet e regjimit komunist, ikonoklast.

Gratë tona arbëreshe, të cilat asnjëherë nuk shkuan në Shqipëri gjatë regjimit, mbeten sot të habitura, të mos them të revoltuara, për pritjen nënçmuese të veshjes së tyre, ashtu si del nga modelet sartoriale dhe reklamuese të shpërndara urbi et orbi nga qarqet qeveritare kulturore shqiptare.

Personalisht mbetem pa gojë kur shoh se Shteti mëmë, nga i cili pritnim mbështetje, jo vetëm që nuk na respekton, por na shndërron identitetin me kermese propagandistike te rrejshme.