SHBA/ Ndahet nga jeta Pirro Dollani, ciceroni shqiptar i Las Vegasit

E martë, 30 Prill, 2024

Tronditëse për mbarë komunitetin shqiptaro Amerikan…! Ka shkruar poeti Sami Mulaj, nga Nju Xhersi, teksa ai ka dhënë lajmin e kobshëm se është ndarë nga jeta përkthyesi Pirro Dollani, një mik i ngushtë dhe i hershëm i Mulajt.

“Sa trishtim për mue e gjithë miqtë e shokët e tij të shumtë, për familjen e fëmijët e tij të mrekullueshëm” shkroi, për ndarjen nga jeta të Pirro Dollanit!

Ai shkroi se “Cicëroni shqiptar i Las Vegas, njeriu i madh i letrave shqipe, krijues e muzikant pasionant, mjeshtër bashkëkohor i bibliotekës e përkthimit të letërsisë sonë, miku i vërtetë i komunitetit shqiptaro-amerikan në Nevada e gjithë Amerikën. Njerëz si Pirro Dollani që shkëlqejnë në jetë nuk harrohen. Gjithmonë do të kujtojmë me nderime, dhembshuri e respekt vëllai e miku ynë i pa shoq!” thotë Sami Mulaj.

Gëzim Kabashi shkroi se Pirro Dollani, përkthyes i njohur nga gjuha angleze është ndarë dje rreth 19.00 në një spital universitar të Washington DC (USA), ku ishte shtruar prej ditësh. Ai luftoi më shumë se 12 vjet me një sëmundje të rëndë, të cilën e përballoi falë kujdesit mjekësor në SHBA, e mbi të gjitha falë vullnetit dhe këmbënguljes që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.

Më tej ai jep një kronologji të shkurtër mbi jetën e tij : Pirro Dollani ka filluar si punëtor në disa ndërmarrje të Durrësit.

Pas përfundimit të shkollës së lartë, nisi të japë mësim lëndët e gjuhë-letërsisë në shkollat 8-vjeçare e të mesme të qytetit. U shqua si instrumentist i violinës në orkestrën simfonike që në vitet 1960, dhe më pas në organizimin e grupeve artistike. Gjatë proceseve demokratike punoi në seksionin e kulturës në Komitetin Ekzekutiv, e më pas si drejtor në Bibliotekën publike të qytetit. Pas vitit 1994 u zhvendos me familjen në Las Vegas, ku punoi në Universitetin e Nevadës. Pirro Dollani ka përkthyer nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas 12 libra të autorëve të njohur shqiptarë e të huaj. Me gjithë shqetësimet serioze të shëndetit, ai vinte thuajse çdo vit në qytetin e tij të lindjes. Durrësi e nderon si një nga intelektualët me kontribute të mëdha për vendin.

Në një intervistë vite më parë Pirro Dollani ka treguar se hyri në botën e përkthimit “kur Katedra, në të cilën studioja më kërkoi të sjell në gjuhën angleze novelën ”Ditë Kafenesh” (në anglisht “Coffeehouse Days”) të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare”.

Ai kujton vitin 2004, kur ky përkthim u publikua në Las Vegas si botim mjaft luksoz me letër të prodhuar enkas për të, me kopertinë metalike. Për më tepër, të gjitha kopjet janë me autografin e autorit Ismail Kadare.

Pirro tregon se Instituti Ndërkombëtar i Letrave në SHBA prodhoi vetëm 125 kopje dhe çmimi për një libër ishte … 780 USD.

Ismail Kadare flet për botimin special te librit “Coffeehouse Days” te perkthyer nga Pirro Dollani nga Shqipja ne Anglisht.

“Një botues amerikan prej kohesh me kishte lajmëruar se po përgatiste një botim të veçantë të “Dite kafenesh” për koleksionistët. Çmimi tepër i shtrenjtë prej gati një mijë dollarësh” (Mengjese ne Kafe Rostand)

Që nga viti 2004 kur në Durrës ushtoi për herë të parë sirena e festivalit ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” Pirro Dollani ka sjellë në Shqipëri disa nga emrat më të njohur të letrave amerikane si, shkrimtari Hart Wegner i cili në 2007 referoi mbi “Yjet e zinj të Paul Celanit”; poetesha

Claudia Keelan që në Poetekën 2008 mbajtikumtesën “Kujtojmë Wallace Stevens”; apo Tom Sleigh në 2009 që referoi “Surealizmi përballë klasicizmit ose përse bëj vrima te toga ime”.

Bashkë me organizimin Pirro Dollani ka përkthyer edhe kumtesat e tyre nga anglishtja në shqip.

Një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm ai me Teatrin Kombëtar në vitin 2010, kur Dollani “bëri bashkë” regjisorin dhe aktorin hollivudian Clarence Gilliard dhe aktorin e njohur shqiptar Mirush Kabashi, bashkëregjisorë dhe intepretë kryesorë në dramën “Koleksioni i përhershëm” të Tomas Gibson, përkthyer mjeshtërisht nga durrsaku i mirë.