Përurohet në Nju Jork “Apostulli-Fan Stilian Noli” një biografi të re nga Ilir Ikonomi

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në një vëllim prej 430 faqesh, Ilir Ikonomi sjell një përshkrim realist dhe plot ngjyra të shkrimtarit, përkthyesit shqiptar, klerikut Fan Stilian Noli, periudhë që fillon me ardhjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe përfundon në vitin 1920, kur ai u nis për në Shqipëri.

“Apostulli” është libri i parë i një biografie të re për Fan Nolin me autor studiuesin Ilir Ikonomi, ish-gazetar i Zërit të Amerikës, mbasi ai ka shkruar “Pavarësia, Udhëtimet e Ismail Qemalit”, “Konica, Jeta ne Uashington”, “Esad Pash Toptani, Lufta për Pushtet”.

Biografia, e Noli, dallohet nga risitë, detajet dhe elementet konkrete me të cilat autori ka ndërtuar figurën e Fan Nolit në këtë libër, dhe tregon disa të pathëna nga mjedisi ku ai jetoi në Boston në fillim të shekullit të 20-të, duke përdorur një fond të gjerë të dhënash historike e arkivore.

Në këtë libër të Ikonomit, jeta e Nolit paraqitet e lidhur ngushtë me sfondin historik të Shqipërisë. Lexuesi vet mbasi ta lexojë ka mundësinë të krijojë një ide të mirë se çfarë ndryshimesh po kalonin fatet e vendit në atë periudhë të goditjeve gjeopolitike të përjetuara nga Ballkani.

“Lexuesit mendjemprehtë”, që kanë “sy, dhe dëshirë”, për të zbuluar të shkuarën, e Nolin, do të gjejnë në librin e Ikonomit Fan Nolin e vërtetë, me talentin dhe entuziazmin për të nisur vepra të mëdha, por edhe me egon e shpërthimet e papritura.

Koicidenca e bukur e këtij përurimit të librit të Ilir Ikonomit me ditët e atmosferës festive e Krishtlindjeve, pra, përurimi në “Producers Club” në Nju Jork, mund të shihet nga lexuesit (ata që morën librin, me nënshkrimin e Ikonomit,) edhe si dhuratë Krishtlindje e cila do të jetë dhe dhurata më e bukur për Krishtlindje, “Apostulli” për jetën e klerikut më të famshëm shqiptar.

Këtë përurim e drejtojë editorja e anglishtes së gazetës Dielli, gazetarja Rafaela Prifti, mbesa e Piter Priftit, ish sekretarit të Nolit, dhe ish editorit të Diellit, e bija e shkrimtarit Naum Priftit, ish sekretarit të “Vatrës” në periudhën postkomuniste.

Përurimi nisi me zërin origjinal ë Fan Nolit, nxjerr nga një shirit radiofonik ky i digjitalizuar nga Biblioteka e Kongresit, dhe një intervistë të Zërit të Amerikës, nga Tirana me Ilir Ikonomin autor i librit “Apostulli” – Fan Stilian Noli në një biografi të re.

Mikpritësi i këtij promovimi kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, tha se te libri i Ikonomit, libri qe po përurojmë ne sot, pas Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, gjejmë dhe “Apostullin” e kombit shqiptar i cili erdhi në Amerikë në kohën kur flitej : ” Të bëhet apo mos të bëhet Shqiptaria, a do të coptohej ajo nga “lakmiqarët” e asaj kohe, pra, kjo ishte një tezë, tha Berisha, duke shtuar se: “Ka koinciduar në atë kohë që tregon libri, nje grup i shqiptareve të jashtëzakonshëm të bashkohen (në 1912), gjashtë muaj mbasi u themelua Vatra, pararendsja e Pavarësisë së Shqipërisë, që të krijojnë një “shkëndijë”, e cila nuk u “shua” më kurrë. Madje, ajo ekzistojë deri ne formalizimin e aspiratave më të mëdha të kombit shqiptar, për vite e vite, deri në atë të formimit të shtetit të dytë në Ballkan, siç është Kosova.”

Më tej kreu i vatranëve, zoti Berisha, vlerësoi kontributin historik të Vatrës, asaj Vatre, që ai po e udhëheq aktualisht .

Berisha, ndërsa, foli për vlerat e librit dhe të studiuesit të shquar Ilir Ikonomi, tha: “Vatra, ishte një shkëndijë, që punoi për realizimin e aspiratave kombëtare prej më shumë se një shekulli për Pavarësinë e Shqipërisë, dhe Kosovën. Noli, Konica e patriotët e tjerë bënë një gjë të mrekullueshme se mbajtën gjallë lidhjet e mërgatës me trojet etnike, dhe mbi të gjitha ruajtën miqësinë me kombin e shenjtë amerikan. ”

Duke folur për librin, ai, dha një falenderim të veçantë për regjimentin e Vatrës, ata që morën pjesë në luftën e Vlorës, duke e “zgjatur” falenderim e tij të sinqertë edhe për batalionin Atlantiku , pa “harruar” me këtë rast një falenderim edhe për çdo patriot që ka forcuar që ka kontribuar për lidhjet me Uashingtonit”, tha kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha.

Në cilësinë e bashkë organizatorit, Haxhi Dauti Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, tha se “ Dje, me Vatrën “rivitalizuam” një bashkëpunim duke u bërë pjesë e këtij përurimi libri në Producers Club në NY : “ Kënaqësi e veçantë të isha pjesë e promovimit të librit “ Apostulli – një biografi e re, nga autori Ilir Ikonomi. Puna dhe mundi i madh i autorit Ilir Ikonomi, që e ka shkruar dhe botuar këtë libër të veçantë, për nga mënyra se si ai i gjen materialet(hulumtimi dhe studimi), dhe sa bukur ai i përshkruan ato ashtu si janë origjinale, të lexueshme dhe të kuptueshme, kushtuar jetës dhe punës të Fan Nolit, fëmijë, shkollimin, politikën dhe bërjen të Fan Nolit prift, në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë”, tha Dauti.

Më pas u mbajtën dy kumtesa, ajo e Dr. Paulin Marku – Phd – Universiteti i Tiranës, dhe publicistit Uk Lushi, autor i librit “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së: kronikë e batalionit “Atlantiku”

Librat e autorit Ilir Ikonomi, bibliografit e disa figurave të rëndësishme të kombit shqiptar , i japin atij një përvojë dhe eksperiencë të një njeriu të konsoliduar në këtë lëmi, tha studiuesi Paulin Marku

“I cili jo vetëm shkruan për historinë, por ai është edhe një studiues i historisë. Botimet e tij Pavarësia, Udhëtimet e Ismail Qemalit – UETPress 2012, Konica, Jeta ne Uashington, dhe një figurë tjetër Esad Pash Toptanit, Lufta për Pushtet, dhe së fundmi libri i bibliografisë shqiptare ka edhe një tjetër libër me vlerë kërkimore shkencore vëllimin e parë Apostulli – Fan Noli 1906- 1920,” u shpreh ai.

Librin “Apostulli” – Fan Stilian Noli në një biografi të re, të Ilir Ikonomit, Marku, e quajti një kontributi i rëndësishëm për popullin shqiptar, për politikën në Shqipëri dhe në rrafshin ndërkombëtar, padyshim i të madhit Fan Noli.

Duke folur për Nolin ai tha se: “Po ashtu veprimtaria atdhetare e gërshetuar me kontributin në themelimin e komunitetit ortodoks në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një risi e Nolit, që e hodhi dhe themelet e klerit ortodoks në Amerikë, duke i bashkuar të gjithë shqiptarët” .

Më pas studiuesi i historisë Dr. Paulin Marku , në kumtesën e tij pohoi se “Noli, ka një kontribut shumë të rëndësishëm për popullin shqiptar, mërgatën shqiptare në Amerikë, në atë si tha ai të themelit të Kishës Ortodokse Shqiptare, themelimin e gazetës Dielli dhe Federatës PanShqiptare Vatra dhe gjallërimin e jetës komunitare shqiptare me veprimtarit patriotike, fetare dhe atdhetare në Amerikë, organizuar po prej Nolit”.

Veprimtari i komunitetit shqiptar Uk Lushi në fjalën e tij përmendi faktin se si çdo prodhim njerëzor, sidomos i përmasave të ndërmarrjes titanike në tri vëllime të beratasit Ikonomi, janë disa gjëra të vockla për “Apostollin” të cilat duhet të ceken dhe mbase autori në një ribotim mund t’i merr parasysh dhe kështu të afrojë librin edhe më afër përsosjes.

“Biografët e kanë një fuqi prej Zoti kur punojnë në jetëshkrimin e personazheve të tyre. Autorët vetëvendosin çfarë dhe kë të përfshijnë dhe çka dhe cilin të lënë jashtë. ” tha ai.

Uk Lushi, duke e qëmtuar librin në vëllimin e parë tha se p.sh., ka ngjarje lokale krenare për kombin shqiptar që përshkruhen dhe qëmtohen gjerësisht, si fjala vjen Kryengritja e Malësisë më 1911. Mirëpo, tha ai për një rast si Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ka heshtje dhe ky eveniment madhor historik nuk përmendet.

Lushi, më pas pyeti: “A është kështu, sepse Noli, Konica, “Vatra” dhe komuniteti shqiptaro-amerikan nuk ishin në lidhje me zhvillimet në terren apo pse kishin ndonjë pakënaqësi për sjelljen e krerëve në Kosovë përkundrejt sulltanit, xhonturqve gjegjësisht Perandorisë Osmane? Apo ka ndonjë arsye tjetër si mungesa e evidencës së fakteve dhe materialeve? ”

Nga libri nuk mund të merret vesh dot, shpjegojë ai duke thënë se ndërkaq që sukseset ushtarake të kryengritësve në Vilajetin e Kosovës, të udhëhequra nga Isa Boletini dhe Idriz Seferi, atëbotë, më 1910, ishin zhvillime epokale, që rezultuan në çlirimin e Ferizajt, Pejës, Kaçanikut dhe Shkupit.

“Janë edhe dy kritika tjera krejt të thjeshta, teknike dhe që kanë rëndësi të përmenden,” ka thënë Lushi, i cili duket se është i pari nga të gjitha këto promovimet e këtij libri, në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që përdori në kumtesën e tij “kritikën letrare” të thjesht dhe teknike.

E para, tha ai ka të bëjë me treguesin e emrave, Nëse treguesi plotësohet edhe me emrat e vendeve, përveç emrave të personave, ai do të jetë më i kompletuar dhe më praktik.

E dyta kritikë është mungesa e bibliografisë në fund të librit. Burimet primare mund të ndahen në dokumente të papublikuara dhe të publikuara. Të gjitha këto mund të skedohen bazuar në cilin shtet gjenden apo në cilën gjuhë ekzistojnë. Burimet sekondare mund të kategorizohen në libra; artikuj dhe studime; dhe, në fund, gazeta, periodikë dhe enciklopedi.

Autori Ikonomi, vazhdoi kumtesën e tij Lushi, do t’ia shtonte vlerën biografisë dhe do ta bënte atë më të çmuar, veçanërisht për historianët dhe studiuesit, nëse në një ribotim dhe vëllimet e ardhme zbatohen këto sygjerime dhe plotësime të lehta.

“Një recension për një libër si vëllimi i parë i trilogjisë biografike noliane, i cili mund të quhet lirisht ngjarje kulturore për shqiptarët në Amerikë dhe në Ballkan, megjithatë, gjithsesi duhet të mbyllet me lëvdata dhe mirënjohje për autorin Ilir Ikonomi. Ai i ka fituar gradat. Puna e mirë dhe e palodhur e Ilir Ikonomit nuk ka çmim. Kjo është dëshmuar edhe në librat paraprak, Faik Konica-Jeta në Uashington (2011), Pavarësia (2012), Pushtimi (2014) dhe Esat Pashë Toptani- Njeriu, lufta, pushteti (2016). ”

Ndërsa, vëllimin e parë mbi jetën e Nolit Lushi e quajti një “Suma sumarum” ai tha se ky është një triumf i veçantë i hulumtimit, seriozitetit dhe venerimit fer dhe kritik të historisë dhe jetës së Peshkopit më të madh dhe njërit ndër intelektualët shqiptarë më origjinalë. Një libër-fitore e madhe për kulturën tashmë globale shqiptare. ”

Uroj dhe lutem tha ai që kur të jetë kryer trilogjia për Fan Nolin të përkthehet në anglisht.

“Nuk ka pse fshehet ekzaltimi për vëllimin që shqiptarët kudo në botë mund ta blejnë, lexojnë dhe, më e rëndësishmja, të gjithë mund të mësojmë se kush ishim në kohën e Marathonomakut tonë të ditur dhe dashur Fan Noli. Siç nuk ka pse fshehet padurimi që sa më shpejt të kemi në dorë vëllimet dy dhe tre. Nuk ka njeri kurioz për dije që nuk do dhe nuk i gëzohet një suksesi si vëllimi i parë për Nolin nga Iliri Ikonomi.”, publicisti Uk Lushi, autor i librit “Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së: kronikë e batalionit “Atlantiku”.

Aktivisti Gjek Gjonlekaj në stilin e tij gazetaresk, më një provojë të gjatë me Zërin e Amerikës, solli një bised interesante me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, në Boston, 100-vjetori i Kishës Shqiptare në Amerikë. Ai tha se i “nxitur” nga drejtor i televizionit Albanian Culture, z. Adem Belliu, i kërkojë një intervistë Hiresisë e tij , Anastas Janullatos. E cila tha Gjonlekaj, me “ndërhyrjen” e At. Liolinit, u pranua nga Hiresisë e tij , Anastas Janullatos. Mirëpo, kur unë drejtova në anglisht pyetjen : “ Përse Kisha Shqiptare Ortodokse, në Shqipëri, nuk kërkon njëjtë me atë kërkesën e Kishës Katolike Shqiptare, Lumturimin dhe Shejtërimin e Nëna Terezes,edhe ju ortodoksit shqiptar të kërkoni me anë Sinodit ta bëni kandidat për Shejtërim Fan Nolin ngase ai ka bërë shumë për Kishën ortodokse shqiptare në Amerikë. Janullatosit nuk i pelqeu pyetja, tha, Gjonlekaj, duke u përgjigjur se ne Ortodoksit kemi tjetër procedurë,……. dhe me ndërhyrjen e një kleriku tjetër, vëllai i Liolinit, At Nikoni, u ndërpre biseda dhe ne na larguan.

Ai tha : “Ilir Ikonomi ka një begraund të shkëlqyer te Zëri i Amerikës, tha Gjonlekaj, ai është gazetar , folës, intervistues, programator dhe redaktor në studio. Ilir Ikonomin, unë tha ai, e vlerësojë si shumë serioz, dhe të përkushtuar. Ngaqë Noli ka qenë në tri kontinente, (Azi, Europë, dhe Amerikë, dhe Ikonomi është kërkues, dhe studiues në tri kontinente, e ka “gjurmuar” për Nolin. Mbasi në këtë biografi të këtij libri, “Apostulli” – Fan Stilian Noli në një biografi të re nga Ilir Ikonomi, lexojmë materiale kërkimore, që ka gjetur Ikonomi, nga Odesa, Egjypti, nga Turqia, Tirana, dhe SHBA.”

Aktivisti Gjek Gjonlekaj, tha se : “ Ilir Ikonomi, është si Bleta, i cili ka mbledhur në lulet më të bukura, të tre kontineteve biografinë e Fan Noli”.

Mal Berisha, autor i disa librave, në fjalën e tij më së pari i paraqiti autorit Ilir Ikonomi urimet më të mira për këtë libër të mrekullueshëm që i ka sjellë lexuesit, në serinë e librave të tij për figura të rëndësishme të historisë tonë.

Folësi tha se e kishte  lexuar librin me laps në dorë, duke nënvizuar çdo emër, ngjarje, vend dhe datë dhe i ishte gëzuar leximit në çdo fjalë, frazë, paragraph dhe kapitull.

Ai theksoi se Ilir Ikonomi i ka  bërë një shërbim të jashtëzakonshëm patriotizmës shqiptare. Dhe nëse është dikush i gjeneratës tonë që i është kushtuar me pasion zbulimit të të vërtetave historike që kanë të bëjnë me mardhënjet Shqiptaro – Amerikane të  sendërtuara në aktivitetin e disa figurave të shquara të patriotizmës shqiptare, Ilir Ikonomi tanimë renditet në krye të asaj liste.

Z.Berisha tregoi për vizitën që kishte bërë në fshatin Ibrik Tepe, në vendlindjen e Nolit, kur shërbente si diplomat në Turqi, bashkë me historianin Amerikan John Freely dhe gazetarin turk Emin Sahatci. Ai e përshkroi fshatin me banorët e ardhur muslimanë që i kishin zevendësuar shqiptarët ortodokse, ndër ta edhe familjarët e Fan Nolit. Ai tha se duke lexuar librin APOSTULLI, i vinin në sy imazhet e Nolianëve,  Gjergjit, Stilianit, Marias, Sumbas, Sulltanës, Dhimitrit, xhaxha Tasit…

Folësi, duke ju referuar episodeve të  shumta të kontradiktave, alternativave, influencave të ndryshme që autori i përshkruan si ndodhi brenda VATRËS së Kohës së Nolit dhe të Konicës, Kol Tromarës, Bahri Omarit, Kristo Flloqit etj, dhe mënyrës se si ata i zgjidhnin dhe sheshonin ato, iu adresua vatranëve me një këshillë vëllazërore:

Ai tha se në cilësinë e Anëtarit të Nderit të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, iu sygjeroj me përulësi dhe mirësjellje drejtueve të VATRËS që  të  financojnë  blerjen e një  numri të  madh librash dhe të  këshillojnë  tërë  antarësinë  që  ta lexojnë  këtë  libër.

Pas kësaj, tha ai, iu sygjeroj tërë  antarëve të cilët janë përfshirë në një konflikt verbal, në  kontradikta pa bukë  dhe pa sens, në  masa lincuese dhe përjashtuese të antarësisë së organizatës, madje edhe grupeve të  tëra,   të mësojnë nga ajo që sjell z. Ikonomi në librin e tij sipas mënyrës noliane:

“Mosmarrëveshjet t’i diskutojnë, t’i ballafaqojnë dhe më në fund në mënyre demokratike, me  votë të lirë dhe të ndershme (jo si ato votat që bëhën sot në Shqipëri), jo me urdhëra nga lart,  të  votojnë alternativat dhe pakica t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës. Veprimet arbitrare të ndërmarrura nga lart poshte me masa të natyrës ndëshkimore, brenda një organizate që është thjesht një bashkim vullnetar njerëzish, me qëllimë të përbashkëta të cilat mendojnë se mund t’i arrijnë me rrugë të ndryshme, gjithsesi të ndershme, nuk janë në traditën demokratike të Vatrës.”

Më pas ai u ndal tek disa aspekte shumë të rëndsishme të librit që kanë të bëjnë me ndikimin e punës së Nolit në kthesat historike të shtetit shqiptar dhe të Kishës Autoqefale Shqipëtare, deri në vitin 1920.

Kineasti dhe poeti Aurel Naqe, erdhi me një pyetje, që ishte në fushën e letërsisë, ngaqë tha ai sepse askush nuk e ceku rolin që kishte Fan Noli si përkthyes i veprave të mëdha, si Rubairat e Ohamr Khayam, dhe Don Kishoti i Servantes, e të tjera…

“Si studiues i biografisë së Fan Nolit, A ju ka bërë kurioz që një prift orthodoks të sjellë në shqip Rubairat, një libër që në thelb ka komplet filozofi tjetër nga feja, pra është ateiste. Ju ka bërë kurioz ambicia e tij, sepse janë dy karaktere të ndryshme? ”

Dr. Skender Myrtezani mbasi e vlerësoi librin, pyeti autorin Ikonomi rreth metodës shkencore të hulumtimit të dokumenteve, shkëndijën botuese të librit, Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe marrëdhëniet e Nolit me kishën ruse shpesh të keqpërdorura nga armiqtë e Nolit, si tha ai.

Imam Edin Gjoni e vlerësoi librin “Apostulli” si të përkryer dhe analizoi cilësi të veçanta të librit, aspekte të spikatura të gazetarit Ikonomi dhe pyeti rreth spiritualizmit të Fan Nolit.

Drejtori i TV Kultura Shqiptare, Adem Belliu i cili e ka ndjekur prej fillimit së shkruari gazetarin Ilir Ikonomi të ketij libri faleminderojë atë për punën e jashtëzakonshme në vëllimin “Apostulli”, dhe tha se “ Me zorë po presim volumin e dytë e të tretë të Nolit……

Autori i librit “Apostulli” – Fan Stilian Noli në një biografi të re, duke u larguar nga Nju Jorku, la një shënim në statusin e tij në rrjetin social Facebook:

“Ndihem i nderuar për pritjen dhe kritikat që iu bënë të shtunën librit “Apostulli” gjatë promovimit në Producer’s Club të New Yorkut.

Në këto raste, axhenda ime e fshehtë është që, përtej qokave dhe lavdërimeve të tepruara – të cilat janë të pashmangshme – të mësoj se çfarë realisht mendojnë njerëzit për librin dhe cilat gjëra duhet të përmirësoj në vëllimin e dytë.

Fatmirësisht, një pjesë e atyre që ishin në sallë e kishin lexuar librin, madje kishin mbajtur shënime dhe ky ishte një plus i madh.

Mësova, për shembull, se “Apostulli” lexohet lehtë dhe kjo më gëzoi, sepse ka qenë gjithmonë një merak i imi. Lexuesve u kishte pëlqyer mënyra se si historia e komplikuar e Shqipërisë dhe e Fan Nolit është paraqitur në mënyrë të thjeshtë e të qartë, pa komplikime artificiale.

Nga ana tjetër, ata do të donin që libri të ishte i fortifikuar më mirë me një tregues emrash gjeografikë dhe një bibliografi, edhe pse libri është i pajisur me shënime në fund të faqeve.

Shumë e drejtë.

Sa kënaqësi është të shkruash për njerëz që realisht lexojnë dhe kanë dëshirë të pasurojnë dijet për figura kombëtare si Fan Noli. Ishte një gëzim i madh që u takova me sejcilin prej tyre dhe mësova prej tyre.”

Për mua ishte një takim i paharruar në zemër të qytetit që kurrë nuk fle dhe në atmosferën magjike të Krishtlindjeve, ka shkuar Ilir Ikonomi.

Pas promovimit, Federata Vatra shtroi një koktejl për të gjithë të pranishmit me rastin e Krishtlindjes, dhe Vitit të ri, në Producers Club në Nju Jork.