Revista letrare “Pena” në numrin e saj të 11-të

E hënë, 29 Prill, 2024

Revista letrare “Pena”, organ i “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, del para lexuesit në numrin e saj të 11-të në vitin 2023 me 25 autorë kontribues. Kryeredaktor i këtij numri është z. Adnan Mehmeti dhe redaktorë janë Mëhill Velaj, dr. Yllka Filipi dhe Arjeta Ferlushkaj Kotrri.

Përgjithësisht, revista vjen me një strukturë tashmë të konsoliduar, nga ku rubrikat: kritikë, poezi, prozë, intervistë, ese, kronikat e shoqatës etj., janë thuajse të përhershme pasi i gjejmë edhe në numrat e mëparshëm të kësaj reviste.

Numri i 11-të i kësaj reviste hapet me fjalimin që shkrimtari Visar Zhiti mbajti në Universitetin e Michigan-it “Ann Arbor” në Fakultetin e Gjuhëve Moderne dhe Letërsisë, Departamenti i Sllavistikës, fjalim të cilin e titulloi “Poezia është liri, ajo më futi mua në burg, por edhe më shpëtoi shpirtin nga burgu…” Profesori i këtij departamenti, dr. Lisandri Kola, jep në këtë universitet lëndën “Letërsia shqipe në ekzil” dhe kishte ftuar shkrimtarin Zhiti të përcjellë tek auditori ndjesitë dhe përvojën e tij si njeri dhe si krijues, në kohën e vështirë të diktaturës.

Pjesë e rubrikës  “Kritikë” është edhe recensioni i  dr. Gjekë Marinaj me titull “Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë”, i cili flet për librin me poezi për fëmijë “Albatare dhe Abetare”, me autore Keze Kozeta Zylo.  Ndërsa, për vetë Gjekë Marinaj, do të shkruajë Reshida Çoba, e cila ka marrë në shqyrtim librin me poezi “Paradigma e parajsës” të Marinajt, duke analizuar dhe interpretuar disa poezi të këtij vëllimi. Tek shkrimi i saj me titull “Dr. Gjekë Marinaj-Kandidati për çmim Nobel: Paradigma e parajsës së letërsisë bashkëkohore shqipe”, Çoba kërkon t’i japë përgjigje pyetjes se çfarë është dashuria në vargun e poetit Gjekë Marinaj.

Dr. Yllka Filipi vjen ne këtë numër me recensionin  e titulluar “Vëllimi poetik “Lotus” i poetes Ermira Mitre plazmon të gjitha tragjeditë e un-it modern”, në të cilin përqëndrohet të interpretojë, ndër të tjera, simbolikën e vargut dhe të krejt poezisë në veprën “Lotus” të autores Ermira Mitre Kokomani.

Rubrika “Kritikë” vazhdon me shkrimet: “Dalip Greca vjen prej qiellit me dy libra “Editorët e Diellit” dhe “Editorial”, nën kujdesin e Vatrës dhe Diellit”, ku zonja Zylo flet për promovimin e dy librave të Dalip Grecës (post-mortum); Pal Ndrecaj vjen me shkrimin “Robi i kohës dhe koha e robit, kur dosjet janë hapur përgjysmë…” ku flet për librin “Esencat e mendimit letrar” të studiuesit Besim Muhadri; Mëhill Velaj është i pranishëm në këtë numër me shkrimin “Libri i mallit për vendlindjen, sfidën jetësore dhe plagëve të heshtura”, në të cilin flet për veprën me poezi “Ndjesitë e  mia” me autore Merita Prenga; “Mirënjohje për një poet, shkrimtar dhe botues në librin “Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit” të Namik Selmanit”, është titulli i recensionit të Emi Krosit, e cila shkruan rreth përmbajtjes së këtij libri dhe vlerat që ka për lexuesin; Migena Arllati vjen tek “Pena” me shkrimin “Poezi me kulturë, përmbajtje dhe emocion” që është edhe parathënia e librit me poezi “E diela e fundit” e shkrimtarit Shpend A. Gjocaj. Kjo rubrikë mbyllet me shkrimin e dr. Bexhet Asanit: “Saga e mërgimtarëve shqiptarë në një roman”, një recension mbi romanin “Kush na mallkoi?!”, me autore Age Gjokaj Ivezaj, njëkohësisht shkrimi është edhe parathënie e këtij romani.

Rubrikën e poezive e hap poeti Dalan Luzaj, i cili vjen në këtë numër të “Penës” me  6 poezi: “Tri strofa për vete”, “Ndarje”, “Oshëtima e bukurisë”, “Nënës”, “Gjumi im”, Dashuri fëmije”; poetja Iliriana Sulkuqi vjen me poezitë: “Mos e ‘vrisni’ poetin”, “Fund në fund vjeshtë…”, “Pelegrin…!”, “Vitestinët”, “Elbasaaan”, “Qamë në shteg Qabeje…”; ndërsa “Valixhia e jetës sime”, “E imja Shqipëri”, “Jeta, krip dhe sheqer”, “Dy pika loti”, “Dashuri në galaktikë”, “Ënndrrat në lundrim”, “Fisnike, unë” janë 7 poezi të poetes Esmeralda Bregaj, me të cilën mbyllet rubrika e poezive për këtë numër.

Në prozë kemi prurje nga shkrimtari Sami Milloshi, konkretisht tregimin “Një ditë si shumë të tjera”.

Intervista e këtij numri ka në fokus shkrimtaren Arjana Fetahu Gaba, e cila rrëfen për jetën dhe krijimtarinë e saj, ku ndër të tjera, pohon se Amerika i dha një tjetër dimension poezive të saj.

Rubrika e esesë vjen e përfaqësuar me një “Autointervistë” nga Kastriot Fetahu, i cili, e fton veten e tij që të bëjnë një intervistë së bashku dhe mesazhi më i rëndësishëm që kërkon të përcjellë është se: kemi triumfuar në jetë nëse kemi arritur paqen me veten.

Si në çdo numër tjetër, edhe tek këtë radhë tek “Pena” kemi një shkrim-njoftim mbi fituesin e çmimit Nobel në letërsi dhe është pikërisht shkrimtari norvegjez Jon Fosse. Në këtë numër, Sadiola Xhelili sjell një shkrim pak më të zgjeruar, e cila i rikthehet pak edhe çmimeve të dhëna në vitet e mëparshme.

Rubrika “In Memoriam” vjen tek revista “Pena” në përkujtim të shkrimtarit Naum Prifti, ish-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, i cili ndërroi jetë më 17 qershor, 2023. Naum Prifti ishte një shtyllë kyçe e letërsisë dhe e kulturës shqiptare, sidomos për diasporën në Amerikë. Në përkujtim të tij, Rajmonda Moisiu dhe Mëhill Velaj sjellin “requiem-in” e tyre: “Naum Prifti-Simboli i triumfit të shpirtit njerëzor”, që shoqërohet edhe me një biografi të shkurtër të jetës dhe veprimtarisë së tij. Ndërsa, vajza e tij, Rafaela Prifti, njëkohësisht editore e “Diellit” në anglisht, na rrëfen në këtë numër te “Penës” dëshirën e fundit të babait të saj.

Një ndër rubrikat më funksionale të revistës, në veçanti për “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” është ajo e kronikës. Kjo rubrikë ka vlerë sidomos për anëtarët e rinj të Shoqatës apo për një lexues me interesa më të thelluara sa i takon krijimtarisë që zhvillohet në diasporë.

Në këtë numër, kjo rubrikë vjen me një lajm shumë të mirë për botën e letrave shqip, për kulturën shqiptare në përgjithësi: ribotimi i origjinalit të veprës “Albumi” me autor Fan Noli, botuar fillimisht nga “Vatra” në vitin 1948. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ribotimi i “Albumit” të Nolit (origjinali i vitit 1948) u bë i mundur nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, nën kujdesin e Adnan Mehmetit.

Kronika e revistës hapet me një shkrim nga gazetari Beqir Sina me rastin e promovimit të 4 librave të studiuesit Besim Muhadri që u bë në “Vatër’, New York. Më pas, rubrika i dedikohet thuajse krejtësisht ngjarjes kulturore të ribotimit të “Albumit” të Nolit, ribotim i cili bëhet për herë të parë në Amerikë. Fuat Memelli dhe Arjeta Ferlushkaj Kotrri vijnë secili me nga një shkrim më vete për të na njohur me atmosferën dhe organizmin që u bë për promovimin e ribotimit të “Albumit” në Kishën e Shën Gjergjit në Boston. Më pas, kronika vazhdon me pasqyrimin e fjalimeve/kumtesave të mbajtura ditën e promovimit, konkretisht: Adnan Mehmeti me “Një libër që na frymëzon”; Neka Doko me “Nga shtepia e Nolit”; Arjeta Ferlushkaj Kotrri me: “Fan S. Noli, “Albumi” dhe ne”; Namik Selmani me: “Testamenti vargëror që na duhet në breza”; Thanas L. Gjika me: “Fan Noli, krijuesi i trinomit Kisha-Vatra-Dielli” dhe për ta mbyllur , Rafaela Prifti me: “Ajo që na duhet janë shqiptarët e Staturës së Fan Nolit, ato që kemi janë fjalët e “Albumit” të tij”. Rubrika e kronikës mbyllet me artikullin nga Arjeta Ferlushkaj Kotrri për promovimin e romanit “Kush na mallkoi?!” më autore Age Gjokaj Ivezaj.

Pjesë të këtij numri janë edhe njoftimet për anëtarësimet e reja në SHSHSHA. Një shkrim nga kryetari i SHSHSHA-së, Mëhill Velaj, na njeh me anëtarësimin e poetit Kastriot Fetahu. Gjithashtu, anëtarë të rinj në SHSHSHA u pranuan edhe Esmeralda Zace Bregaj, Age Gjokaj Ivezaj dhe Abdyl Hajredini.

E mbyllim këtë shkrim për numrin më të ri të revistës “Pena” me moto-n e saj:

Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t’i sjellim komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç’të jetë e mundur që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror”.