Botohet në Itali romani i shkrimtares Irma Kurti: “Vite chiuse a chiave”

E hënë, 29 Prill, 2024

Botohet në Itali romani i ri i shkrimtares Irma Kurti me titull: “Vite chiuse a chiave” (Jetë të mbyllura me çelës). Libri mban logon e shtëpisë botuese Di Carlo Edizioni. Fotoja e kopertinës është e fotografit italian Biagio Fortini. Romani fokusohet në jetën e një familjeje që zhvillohet  brenda katër mureve të një shtëpie, gjatë viteve të vështira të pandemisë.

Në parathënien e librit shkruhet: “Në një Bergamo të shkretë, të shoqëruar nga vikatja e pandërprerë e ambulancave, fillon historia e Evës. Ky qytet, simbol i vuajtjes dhe i forcës, do të jetë mjedisi perfekt për t’i dhënë jetë këtij romani. Protagonistja është një grua e vendosur dhe e ndjeshme dhe fjalët e saj e shoqërojnë lexuesin në një udhëtim të gjatë e të thellë midis së tashmes dhe të shkuarës, ku jetët e personazheve shkrihen brenda njëra-tjetrës. Me një stil delikat dhe, në të njëjtën kohë, të drejtpërdrejtë, shkrimtarja Irma Kurti na shpalos jetën e protagonistes, duke treguar të kaluarën – intensive dhe të rëndësishme – të Evës. Në këtë mënyrë, lexuesi do të jetë në gjendje të hyjë në majë të gishtave në jetën e gruas, qysh nga fëmijëria dhe deri në moshën e rritur. Duke vazhduar leximin, falë zhvendosjeve kohore mjeshtërore, si dhe zgjedhjes së një këndvështrimi të shumëfishtë, do të zbulohet lidhja e thellë e Evës me nënën e saj, Elenën, raporti konfliktual midis protagonistes dhe të vëllait, brishtësia emocionale për arsye të mungesës së figurës së babait dhe përpjekja e dëshiruar së tepërmi për të ndërtuar një familje. Pikërisht kjo dëshirë për të krijuar diçka të sajën, do ta bëjë gruan të jetojë përvoja që do të lënë gjurmë të thella tek ajo, por që gjithashtu do t’i japin forcën e nevojshme për të mos e humbur kurrë shpresën. Sepse – siç na rrëfen ky roman – diçka e bukur mund të ndodhë gjithmonë, madje edhe në faqet e fundit të librit të jetës sonë.”

Romani “Jetë të mbyllura me çelës” me të cilin Irma Kurti prezantohet përpara lexuesit italian ka fituar çmimin e parë në Konkursin Letrar ndërkombëtar “Letteratura” (2021) të shpallur nga Instituti Italian i Kulturës në Napoli në Itali. Në vitin 2022 libri u botua në gjuhën shqipe në Prishtinë, Kosovë dhe po atë vit në anglisht në Filipine. Libri u vlerësua si romani më i mirë në konkursin e shpallur nga Shtëpia Botuese “Poetry Planet Book” dhe Çmimet Ophir të akredituara nga departamenti i arsimit në Filipine.

Irma Kurti ka botuar 27 libra në gjuhën shqipe, 24 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 17 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht.