Banka e Shqipërisë dhe integrimi në sistemin e pagesave të BE-së

E hënë, 6 Maj, 2024

Dy aktivitete të këtyre ditëve të dhjetorit, shënuan një hap të ri të rëndësishëm në kontributin e bankës sonë qendrore, Bankës së Shqipërisë, në integrimin financiar dhe bankar të vendit në rajon dhe në familjen e madhe evropiane të Bashkimit Evropian.

  1. Kërkimi shkencor dhe zhvillimi ekonomik

Në Tiranë, më 4 dhjetor 2023, Banka e Shqipërisë organizoi një tryezë pune të kërkimeve ekonomike për Evropën Juglindore, me pjesëmarrës kërkues shkencorë nga bankat qendrore të rajonit, nga institucione financiare e shoqata të shoqërisë civile.

Foto nga Tryeza e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Tiranë, 4 dhjetor 2023

Kërkuesit konkluduan që shoqëritë, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë nën presion nga burime të ndryshme: luftërat, tensionet gjeopolitike në rritje, ndryshimet demografike, përshkallëzimi i ngjarjeve ekstreme klimatike, inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i financave dhe parasë. Këto sfida jane adresuar ne kohe reale dhe me profesionalizem nga banka jone qendrore.

Në tryezën e punës së kërkuesve shkencorë të bankave qendrore, bankave tregtare dhe institucioneve të tjera financiare dhe monetare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u rekomandoi kërkuesve të bankës sonë qendrore t’u përmbahen parimeve të analizës së paanshme, seriozitetit shkencor dhe rekomandimeve të qarta.

Guvernatori i BSH Gent Sejko, duke adresuar  Tryezën e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore

Kërkimi shkencor në Bankën e Shqipërisë tashmë ka fituar besueshmërinë e politikëbërësve dhe respektin e botës akademike, por edhe të qytetarëve dhe opinionit publik. Sfida e kërkuesve të bankës sonë qendrore tani është që rezultatet e punimeve të tyre t’ua komunikojnë në mënyrë efektive të gjithë veprimtarëve të ekonomisë sonë, duke udhëhequr vendimmarrjen e përgjegjshme, si në sektorin privat dhe në atë të familjeve shqiptare.

Kërkuesit e Bankës së Shqipërisë ia vlen të angazhohen intensivisht me akademikët dhe grupet e ndryshme të interesit, për të nxitur komunikimin e vazhdueshëm me veprimtarët ekonomikë, pasi kjo do të sigurojë një kuptim më të mirë të sfidave që qëndrojnë përpara sipërmarrësve në ekonomi, me digjitalizimin përherë e më të thellë e më të plotë të financave dhe parasë. Nga ana tjetër, komunikimi efiçient dhe i kuptueshëm i gjetjeve të tyre do të sigurojë edhe një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga ana e publikut dhe qytetarëve.

  1. BSH dhe sistemi SEPA i BE-së

Banka jonë qendrore ka arritur të përmbushë objektivat e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël, ku nga pikëpamja rregullative, u arrit përafrimi i kuadrit tonë me atë të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për shërbimet e pagesave me vlerë të vogël (PSD2), ndërsa është në fazën e fundit të aprovimit të ligjit për llogarinë e pagesave për shërbime bazë, edhe ky i përafruar me direktivën e Bashkimit Evropian. Në mbledhjen e nëntë vjetore të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, të zhvilluar më datën 13 dhjetor 2023 në Tiranë, me përfaqësues nga Banka Botërore, Banka e Italisë dhe institucione të tjera ndërkombëtare, u kumtua se këto objektiva kanë ndihmuar në zgjerimin e përfshirjes financiare të popullsisë dhe në reduktimin e përdorimit të parasë fizike.

Foto nga aktiviteti

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa iniciativa, të cilat synojnë rritjen e sigurisë dhe eficiencës së tregut vendas të pagesave, por edhe integrimin e këtij tregu me atë Evropian dhe angazhimet e Shqipërisë kundrejt projekteve të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka nisur punën për  anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave, ose njohur ndryshe SEPA, ku u bëmë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Banka e Shqipërisë po bashkëpunon me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për projektet për ndryshimet rregullatore që kërkohen në kuadër të anëtarësimit në SEPA, një objektiv i rëndësishëm ky edhe i qeverisë shqiptare, në axhendën e integrimit evropian. Ajo po punon fort për gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat e shpejta (instant payment), të cilat janë një mundësi alternative për pagesat elektronike, ndërsa sigurojnë pagesa përgjatë 24 orëve, në çdo ditë të javës, me kosto më të ulëta se instrumenti alternativ, kartat e kreditit dhe debitit.

Për këtë qëllim, BSH po bashkëpunon edhe me Bankat Qendrore të Sistemit Evropian, si ajo e Italisë, por edhe me Bankën Qendrore Evropiane. Zbatimi me sukses i këtij sistemi, jo vetëm që do të krijojë kushtet për integrimin tonë në sistemin evropian TIPS, por mund të shërbejë potencialisht si një zgjidhje edhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, pagesat e shpejta do të mundësojnë zhvillimin e projekteve të tjera të ndërlidhura të qeverisë shqiptare, si ai mbi zhvillimin e tregtisë elektronike, digjitalizimin e plotë të fiskalizimit dhe dixhitalizimin e shërbimeve në e-Albania.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA jo vetëm që do të shënojë një hap tejet të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë, duke ulur koston, shkurtuar kohën dhe thjeshtuar procedurat me të cilat do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian.

Ky projekt do të japë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë, siç janë turizmi dhe eksportet me BE, ndërkohë që pritet të ndikojë edhe në formalizimin e flukseve të d♪7rgesave të emigrantëve, remitancave.

Takimi i 13 dhjetorit u mbyll me prezantimin e Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare. Strategjia bazohet në standardet, udhëzimet dhe parimet ndërkombëtare të hartuara nga OECD dhe të miratuara nga G-20. Ajo përcakton një plan veprimi me objektiva të qarta.

Prej vitesh, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi të veçantë edukimit financiar si një e mirë publike që ndihmon individët të marrin vendimeve të informuara. Me shtimin e kompleksitetit të shërbimeve financiare dhe risitë teknologjike, është e nevojshme që përpjekjet për edukimin financiar të intensifikohen dhe të përfshijnë të gjithë aktorët e tregut.