Festa internacionale e përrallave në Mynih

E diel, 28 Prill, 2024

Nuk rreshtin festat me nxënësit e shkollës shqipe në Bavari.
Mbas ditës së leximit në gjuhën amtare si dhe festave të mrekullueshme të “Nëntorit të kuq”, nxënësit e klasave shqipe anë e mbanë Bavarisë shpalosën flamurin kombëtar shoqëruar me vjersha, valle e këngë shqiptare, gjatë kësaj fundjave në një aktivitet tjetër po aq të bukur.

Organizata “Morgen e.V.” organizoi me shkollat dhe organizatat e nacionaliteteve të ndryshme të qytetit “Festën internacionale të përrallave”.
Në këtë festë të bukur shumëngjyrëshe dhe shumëgjuhësore mori pjesë nga Shkolla Shqipe ne Bavari, klasa e Qytetit të Rosenheimit me mësuese Valbona Roqin.
E kush mund të shkruante më bukur përrallat shqiptare se autori ynë i njohur për fëmijë Gaqo Bushaka. Me larmishmërinë e tij gjuhësore, përshkrimet magjepsëse, aventurat argëtuese të kafshëve të pyllit, na bën të gjithëve – të mëdhenj dhe të vegjël – të besojmë së egziston një botë e bukur fantastike, ajo e përrallave.
Stili i veçantë, fjalori i zgjedhur, mënyra e rrëfimit, gjuha e pastër shqipe, si dhe vlerat edukative të përrallave të Bushakës u interpretuan me mrekullueshëm nga nxënësit e klasës së Rosenheimit.
Përralla “Arushi që kërkonte babanë” i tregoj publikut të Mynihut larmishmërinë gjuhësore dhe ëndrrat e bukura fëmijërore shqiptare.
“Arushi i vogël që kërkonte babanë” u interpretua nga Buna, ariu fotograf nga Bora, lepurushi që bëri gjithçka të ndihmonte arushin e vogël nga Elina, ariu berber nga Nori, bilbili zë bukur e zemër mirë nga Zija, ariu rrobaqepës nga Joni. Përmbledhja e përrallës u lexua në gjuhën shqipe nga Elina. Ariun artist si dhe lexuesin në gjuhën gjermane të përrallës e interpretoi me shumë kompetencë në të dyja gjuhët, Idri.
Ky aktivitet përcolli shumë emocione tek publiku, ndërsa vetë nxënësve dhe mësuesve të shkollës shqipe ju tregoi dhe një herë, se sa i rëndësishëm dhe i bukur është ky mision – të mësojmë gjuhën shqipe dhe të tregojmë prezencë në këtë vend ku jetojmë duke shpalosur virtytet tona kombëtare.
Një falenderim i veçantë nga Shkolla Shqipe Bavari, i takon mësuese Valbonës (Valbona Roqi, mësuese e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Rosenheim) për realizimin e mrekullueshëm të pjesës teatrale dhe punën e palodhur me nxënësit e saj.
Shembuj të tillë të bukur na motivojnë dhe më shumë kuqo që ndodhemi të rruajmë gjuhën, traditën dhe kulturën tonë shumëshekullore.

Nga Enela Markja
Mësuese e gjuhës dhe kulturës shqiptare
Bavari