Artur Lorkowski: Vlerësoj presidencën shqiptare të Komunitetit të Energjisë

E shtunë, 18 Maj, 2024

Intervistë me z. Artur Lorkowski, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

Z. Lorkowski, cili është misioni i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë?

Misioni është kapërcimi i hendekut të tanishëm të vendeve që janë palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, deri në anëtarësimin e plotë të tyre në Bashkimin Evropian. Pra, ne në fakt po ju përgatisim për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe në disa situata specifike, po ju ofrojmë tani aksesin në tregun e BE-së, aksesin që do të merrni, pasi të jeni anëtarë të Bashkimit Evropian. Pra, ne po e përshpejtojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian në sektorin e energjisë.

Cila është vlera e shtuar që institucioni juaj u jep Shteteve Anëtare të Komunitetit të Energjisë, Palëve Kontraktuese?

Ekziston një opsion për çdo palë kontraktuese, për shembull, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila mund të integrohet individualisht me Bashkimin Evropian. Pra, Shqipëria mund të ecë shpejt dhe të jetë anëtare e Bashkimit Evropian e vetme. Por, për të pasur një proces solid integrimi, ju duhet të shkoni në grup. Në grup shkohet larg.

Ju duhet të shkoni në këtë rrugë, me fqinjët tuaj, vendet e tjera të rajonit. Dhe kjo është pikërisht ajo që Komuniteti i Energjisë ofron. Të shkoni së bashku në Bashkimin Evropian, në mënyrë që duke qenë anëtar i Bashkimit Evropian në të ardhmen, të keni një bashkëpunim të shkëlqyer me vendet fqinje.

Si mund dhe duhet që Paketa e Energjisë së Pastër dhe Udhërrëfyesi i Dekarbonizimit të përcaktojnë veprimet tona të tanishme dhe të ardhshme, jo vetëm si komunitet energjetik, por edhe si shoqëri, duke përfshirë vendimmarrësit tanë publikë dhe privatë, shoqërinë civile dhe mediat në vendet tona ?

Axhenda kryesore e Komunitetit të Energjisë është t’ju afrojë me Bashkimin Evropian tani, përpara se t’i bashkoheni Bashkimit Evropian në një moment në të ardhmen. Dhe këto dy nisma që përmendët, Paketa e Energjisë së Pastër dhe Udhërrëfyesi i Dekarbonizimit, janë të vetëshpjegueshme, sepse përmbajnë dy mbiemra shumë të rëndësishëm.

Mbiemri i parë është “e pastër”. Pra, ne po shqyrtojmë se si energjitë tona mund të prodhohen në një mënyrë më të pastër. Energjitë për ngrohje, për energjinë elektrike, për transportin, për industritë. Dhe çështja e dytë është, çfarë do të thotë, “e pastër”? E pastër do të thotë “i dekarbonizuar”, pra pa u mbështetur në hidrokarburet.

Këto janë dy çështjet. Dhe këto çështje dhe kjo axhendë do të kenë ndikim, jo ​​vetëm në qeveri, por edhe në të gjithë anëtarët e shoqërisë, në bizneset, te njerëzit, te familjet, sepse do të ndryshojë mënyrën si konsumojmë energji, çfarë energjie konsumojmë, si udhëtojmë, sa transport po përdorim, si hamë, si i ngrohim shtëpitë tona, etj.. Pra, kjo është çështja kryesore për të cilën po punojmë tani.

Si po punon Sekretariati juaj për të arritur qëllimin e tij përfundimtar, siç e përmendët ju, që është të sjellë Palët Kontraktuese në tregun e përbashkët pan-evropian të energjisë, si partnerë të barabartë? Ju thatë se punoni në një ekip, duke ndjekur të njëjtat rregulla energjetike, mjedisore dhe klimatike. A keni ndonjë histori suksesi për t’ju treguar qytetarëve shqiptarë?

Sekretariati po punon me një metodë shumë të thjeshtë dhe ne po përdorim mjete shumë të thjeshta. Ne po marrim legjislacionin e BE-së, po e miratojmë këtë legjislacion ,sipas rrethanave, në vendet e Palëve Kontraktuese dhe po punojmë me qeverinë tuaj dhe me Parlamentin tuaj, për ta përshtatur këtë legjislacion në sistemin kombëtar, në mënyrë që legjislacioni juaj për energjinë dhe klimën të jetë i harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ne po ju ofrojmë mbështetjen tonë, mbështetjen teknike çdo ditë.

Ju po më pyesni për historitë e suksesit. Ekziston një histori e dukshme suksesi. Në dhjetor 2022, Bashkimi Evropian u bëri ftesë të gjitha vendeve të rajonit, për t’ju bashkuar tregut të energjisë elektrike të Bashkimit Evropian.

Pra, lejon që, për shembull, prodhuesi shqiptar i energjisë elektrike të pastër të gjelbër, të tregtojë menjëherë energjinë e tij në vendet e Bashkimit Evropian, pa pritur ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo është historia e suksesit të Komunitetit të Energjisë. Për mendimin tim, kjo është një histori e madhe suksesi dhe gjithashtu një përgjegjësi e vendeve tona, Palëve Kontraktuese, që të mund të përfitojnë nga kjo mundësi e madhe që BE-ja po na jep.

Pse është Komuniteti i Energjisë në qendër të procesit të zgjerimit të BE-së dhe si mund të kontribuojë Sekretariati juaj në integrimin në BE të Palëve të tij Kontraktuese?

Komuniteti energjetik është në zemër sepse energjia është zemra e integrimit në Bashkimin Evropian. Nëse shikoni fillimin e Bashkimit Evropian, ekzistonte traktati për qymyrin, traktati për atomin, për energjinë bërthamore. Pra, dy ose tre traktate që bazuan, e ngritën Bashkimin Evropian, siç e shohim, kishin të bënin me energjinë. Energjia ishte që në fillim në thelbin e procesit integrues dhe kjo është arsyeja që edhe energjia është përzgjedhur për të qenë në qendër të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Nëse shikoni vitin e kaluar, kemi pasur një krizë energjetike. Ne mund të shkojmë më tej, vetëm nëse jemi në gjendje ta zgjidhim këtë krizë energjetike së bashku. Dhe kjo është sërish një provë se pse energjia është zemra e procesit të integrimit, sepse ne mund të na bëjë më të fortë, për të përballuar krizën që kemi parë tashmë vitin e fundit. Këto kriza ishin shumë të lidhura me çështjet e energjisë.

Ju thatë më herët se ne duhet të përparojmë si ekip, si grup vendesh, jo vetëm individualisht. Sa afër/larg janë tregjet tona të energjisë drejt integrimit në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane?

Ne themi në Sekretariat, nëse doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm. Nëse doni të shkoni larg, shkoni së bashku në grup. Dhe pikërisht kjo është motoja që po mbizotëron dhe që po udhëheq veprimet tona.

Unë do t’ju jap një shembull shumë të mirë. Tani po diskutojmë për investimet në energjitë e rinovueshme. Shumë investitorë po kërkojnë mundësi investimi në rajon. Por tregu shqiptar për ta është shumë i vogël. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi një treg më të gjerë të integruar.

Një treg i integruar jo vetëm rajonal, por edhe me Bashkimin Evropian, për t’i bërë investitorët më të sigurt, se ata do të kenë kushte më të mira për të investuar. Dhe kështu ne e shohim rolin tonë në rajon, në zbatimin e Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian.

Në Shqipëri, në fakt ka një diskutim të fortë, duke përfshirë të gjithë aktorët, qeverinë, kompanitë e energjisë, partnerët socialë, shoqërinë civile dhe median, për gatishmërinë për dimër dhe në të njëjtën kohë, duke u përpjekur për të siguruar kalimin në një ekonomi të gjelbër në sektorin e energjisë. Cila do të ishte këshilla juaj për qasjen që qeveria jonë duhet të zgjedhë, për ta kthyer këtë diskutim në një dialog të frytshëm?

Janë dy mësime të nxjerra nga kriza energjetike e vitit të kaluar. Ju kujtohet se sa i vështirë ishte dimri i kaluar, jo vetëm për rajonin, por për Evropën në tërësi?. Dhe mësimi i parë është të bashkëpunoni me fqinjët tuaj. Bashkëpunoni në rajon. Dhe kjo është arsyeja që Shqipëria, duke pasur një bashkëpunim të fortë, për shembull me Kosovën, mund ta kalojë krizën shumë më lehtë. Dhe ky është edhe mësimi i nxjerrë për këtë vit.

Mësimi i dytë që kemi nxjerrë nga viti i kaluar është të mbroni konsumatorët tuaj vulnerabël. Mbroni ata që mund të vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, nëse çmimet do të rriten gjatë dimrit. Kjo i takon qeverisë të zgjedhë ata që kërkojnë mbrojtjen e duhur nga arsyet sociale. Dhe ky është mësimi i dytë i nxjerrë nga kriza e vitit të kaluar.

Pas përvojave që treguat, është shumë e rëndësishme që të mësojmë nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën, veçanërisht në vitin e fundit që ishte kaq sfidues. Sipas jush, lëvizja që qeveria shqiptare bëri në vjeshtën e vitit të kaluar, për të vendosur një taksë të veçantë për ato kompani të mëdha private, që prodhojnë energji elektrike nga hidrocentralet në Shqipëri dhe e eksportojnë atë. Në atë kohë, nëse e dini, qeveria shqiptare vendosi të ecte në të njëjtën rrugë që bënë vendet e BE-së. Ajo vendosi një taksë të veçantë, e cila ndihmoi shumë ekonominë dhe shoqërinë tonë, sepse të gjitha të ardhurat u kanalizuan më pas për të rritur, me bonuse, pensionet në vend. Çfarë do të thonit për këtë veprim dhe a mund të themi që, nëse do të ketë periudha të tjera të vështira në këtë dimër, ne duhet të veprojmë njësoj?

Situata e vitit të kaluar ishte shumë specifike, sepse Evropa, që nga mesi i vitit 2021, u ekspozua ndaj shantazhit energjetik nga Rusia. Rusia, e cila sulmoi Ukrainën, filloi një luftë shumë brutale në Ukrainë, ku energjia u kthye në armë.

Pra, tani energjia është një armë. Rusia kishte një ndikim të madh në tregjet energjitike të Bashkimit Evropian dhe kjo ishte situata që çoi në rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Bashkimin Evropian. Kjo ishte edhe mundësia për vendet dhe për prodhuesit, si edhe prodhuesit e energjisë elektrike në Shqipëri, të cilët kanë akses në tregun e Bashkimit Evropian. Ata kanë përfituar shumë nga këto çmime të larta dhe kanë bërë të ardhura dhe fitime të jashtëzakonshme, të papritura në këtë treg, për shkak të çmimeve të larta të papritura. Kjo ishte arsyeja e taksës së jashtëzakonshme.

Kjo masë duhet të ketë një kohë të kufizuar, vetëm për kohën e krizës dhe është vendosur, për shkak të sjelljes jotregtare të Federatës Ruse. Kjo është arsyeja që unë besoj se taksa e vendosur ka qenë e saktë, por kjo masë duhet të ketë një kohë të kufizuar, vetëm për kohën e krizës dhe të mos jetë fare e pranishme tek ne, pasi të ketë kaluar situata e krizës.

Komuniteti i Energjisë ka qenë i suksesshëm në integrimin dhe reformimin e tregjeve të energjisë. Ne në Shqipëri jemi në mes të një reforme sfiduese të tregut të energjisë, me zyrën tonë të bursës së energjisë në Tiranë ALPEX, e cila u krijua në prill 2023. Përvoja e Sekretariatit mund të jetë e çmuar për ne. Si mund të sigurojmë mbështetjen e plotë të njohurive të Sekretariatit për “Udhërrëfyesin” tonë të reformës së plotë të tregut të energjisë?

Krijimi i bursës ALPEX është një moment historik për organizimin e tregut të energjisë elektrike në një vend si Shqipëria.

Cili është roli i shkëmbimit të energjisë? Është për t’u dhënë, si prodhuesve ashtu edhe konsumatorëve, çmimin e referencës. Çmimi që ata mund ta shohin si çmim tregu dhe mund t’i referohen, kur marrin një vendim investimi për të ardhmen. Ky çmim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ata që do të investojnë në treg, veçanërisht investitorët në burimet e rinovueshme, sepse duke pasur çmimin e tregut, ata mund të vlerësojnë më mirë rentabilitetin e projekteve që duan të investojnë.

Dhe nga ky këndvështrim, krijimi i bursës së energjisë ALPEX në Shqipëri është një sukses i madh. Ajo që na pret është integrimi i ALPEX dhe tregut shqiptar të energjisë elektrike në tregun e BE-së për energjinë elektrike, së bashku me të gjitha Palët e tjera Kontraktuese nga Ballkani Perëndimor.

Kjo është puna në të cilën jemi tashmë. Ky është objektivi që do të vendoset në fund të vitit 2025 dhe shpresoj se do ta arrijmë këtë objektiv, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit e tregut shqiptar, nëpërmjet bursës ALPEX, të marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike të BE-së.

Ju përmendët më herët se bashkëpunimi i të dy tregjeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm për të dy vendet dhe gjithashtu për rajonin. Siç e dini, ne e sigurojmë pjesën më të madhe të energjisë së prodhuar përmes hidrocentraleve, ndërsa Kosova e ka pjesën më të madhe të energjisë së prodhuar nga termocentralet. Të dyja vendet tona prodhojnë kulmin e energjive tona në periudha të ndryshme të vitit. Pra, është e rëndësishme dhe gjithashtu shumë e dobishme për ne, që të shkëmbejmë energji. A do të inkurajonit që ky lloj bashkëpunimi të ecë me shpejtësi të plotë ndërmjet vendeve tona dhe gjithashtu, pse jo, të përhapet në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor?

Kjo është në thelb të agjendës sonë. Pra, si të shfrytëzohen dallimet mes vendeve të rajonit, në atë mënyrë që bashkëpunimi mes tyre të jetë reciprokisht i dobishëm. Ju e shpjeguat saktësisht arsyen pse mund të jetë themeltar bashkëpunimi dhe tregtia ndërmjet tregut në Kosovë dhe në Shqipëri. Kjo është reciprokisht e dobishme, sepse ju keni profile të ndryshme dhe keni prodhimin në sezone të ndryshme, por gjithashtu mund të siguroni ngarkesën bazë për Kosovën dhe Kosova mundet t’ju japë energji nga e saj, në pikun e energjisë elektrike, kur konsumi në Shqipëri. Pra, pikërisht ky është kuptimi i arsyes pse duhet të kemi koordinimin dhe bashkëpunimin, me tregtinë edhe në nivel rajonal.

Kjo është pikërisht ajo që ne po shohim dhe kjo është pikërisht ajo që ne po i ofrojmë Shqipërisë, që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe me sukses dhe në vazhdimësi, të kemi edhe Palë të tjera Kontraktuese, për t’iu bashkuar këtij bashkëpunimi.

Pyetja e fundit është një pyetje e trefishte. Së pari, cilat do të ishin pasojat e Planit të Rritjes, të shpallur së fundmi nga Presidentja e Komisionit Evropian, për të mbështetur gjashtë vendet tona të Ballkanit Perëndimor? Së dyti, a mund të parashikoni se cilat do të jenë mesazhet më të rëndësishme të Këshillit tuaj të 21-të Ministror, që do të mbahet së shpejti? Dhe së treti, nëse mund të jepni një mesazh të Vitit të Ri 2024 për konsumatorët, prodhuesit dhe operatorët e tregut tonë të energjisë.

Le të fillojmë me pyetjen e parë mbi Planin e Rritjes. Plani i Rritjes është një mundësi e madhe për vendet e rajonit tuaj. Bashkimi Evropian po ofron mbështetje financiare shtesë për vendet e rajonit, për të mbështetur procesin e reformave, duke përfshirë procesin e integrimit të tregjeve të reja të energjisë me Bashkimin Evropian, por edhe atë që është jashtëzakonisht e rëndësishme, procesi i vendosjes së çmimit të karbonit për Komunitetin e Energjisë. në mënyrë që ju të mund të keni një kornizë të duhur që përcakton çmimin e karbonit dhe të emetimeve të dyoksidit të karbonit CO2.

Shpresoj se ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi në të ardhmen, në Këshillin Ministerial. Këshilli Ministerial do të mbahet këtë javë dhe ne presim në fakt dy vendime shumë të rëndësishme. Vendimi i parë është për zgjerimin e bashkëpunimit energjetik.

Siç thashë, nëse dëshironi të shkoni larg, duhet të shkojmë së bashku si grup, si ekip dhe shpresoj që Ministrat do të vendosin të zgjasin bashkëpunimin, sipas traktatit të Komunitetit të Energjisë për dhjetë vitet e ardhshme, në mënyrë që të mund të bëni këtë udhëtim së bashku.

Vendimi i dytë është zgjerimi i sferës së veprimeve që po ndërmarrim, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, sepse deri më tani jemi fokusuar shumë në integrimin e tregjeve të energjisë.

Nga ana tjetër, presim edhe mandatin për të punuar më shumë për çështjet klimatike dhe mjedisore, sepse kjo është pjesa tjetër e së njëjtës monedhë.

Për Vitin e Ri, mesazhi im është shumë i thjeshtë. Shpresoj që të kemi sërisht paqe në Evropë, në mënyrë që t’i rikthehemi bashkëpunimit të ngushtë. Shpresoj që në të ardhmen e re të mos ketë më trazira dhe turbulenca, të cilat mund të vonojnë, në ndonjë mënyrë, procesin e integrimit tuaj në Bashkimin Evropian, diçka që besoj se e meritoni shumë.

Më lejoni të përgëzoj qeverinë shqiptare dhe veçanërisht ZvKryeministren, znj. Balluku, për një presidencë shumë të suksesshme të Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë gjatë vitit 2023. Kjo është presidenca e cila ka dhënë shumë mbështetje për Komunitetin e Energjisë dhe ishte një presidencë e suksesshme për procesin e Komunitetit të Energjisë.

Ju faleminderit!