Konica, shkrimtarit Guillaume Apollinaire:Kam këtë të përbashkët me Stendalin…

E hënë, 29 Prill, 2024

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar Guillaume Apollinaire me 20 nëntor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar i rrëfen asokohe ndër të tjera diçka që kishte të përbashkët me shkrimtarin e shquar francez Stendhal (Henri Beyle). Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Lincoln Cottage,

Garfield Road,

Chingford, (Essex)

20 nëntor 1904.

Mik i shtrenjtë,

Ju detyrohem shumë për përkthimin në italisht. Është pak i përmbajtur dhe përmbledhës, por e plotësova dhe ia dërgova gazetës që duhet ta botojë.

A morët një vëllim të vogël për “Gjuhët” që sapo kam botuar ? Kam dashur, duke mos ju paralajmëruar fare, t’ju bëj një surprizë të vogël : E shihni që punoj, pavarësisht dembelizmit që shfaq ! – Këta formulime ishin padyshim shumë të gjatë për t’u shfaqur pa formën e një artikulli : prandaj m’u desh t’ia besoja një librari. Unë nuk isha i kënaqur me botimin, por ju e dini tiraninë e botuesve ! Në momentin e fundit, unë përvetësova një emër tjetër për këtë studim : kam, si Stendali, një monomani për maskimet; madje është e vetmja gjë, mjerisht ! që kam të përbashkët me këtë shkrimtar të madh. Esenë time ua dërgova disa kritikëve, shkrimtarëve dhe revistave. Meqë ra fjala, a vazhdon të shfaqet “l’Ermitage” ? dhe cila është adresa e këtij periodiku ? Do të doja të dërgoja një kopje.

Shkrimi juaj për Aladron dhe paraardhësin e tij shpirtëror bëri shumë bujë. Pati një jehonë deri në Amerikë.

Miku im Paul Nocquet ka filluar të jetë shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai sapo ka bërë një bust të zonjushës Bell, vajzës së shpikësit të telefonit. Ai është i kërkuar në sallonet e miliarderëve. Sa shpata skerme kam thyer me të, në stërvitjet tona të skermës në Bruksel !

Më dërgoni lajme për shëndetin tuaj, mik i dashur, dhe më besoni në përkushtimin e të mirës tuaj.

Fk. B. Konica

P.s. Ndoshta së shpejti do të bëj një udhëtim në Aix, për të çuar atje zonjën F.B.K., e cila më ka kërkuar që t’ju dërgoj të falat e saj. Ajo ka zhvilluar një pasion të madh për gjuhën hinduite (hindu), dhe unë po shkruaj një gramatikë për të.