“Pikasoja me fustan”, Lika Janko, piktorja bullgare me origjinë shqiptare

E diel, 5 Maj, 2024

Njihet me emrin e saj të artit Lika Janko. Piktoren bullgare me origjinë shqiptare, Europa e quajti “Pikasoja me fustan”, kur ajo krijonte ende nën dhëmbët e censurës komuniste bullgare që e akuzonte për “formalizëm” dhe “avangardë”. Me “kokëfortësinë krijuese, ajo e treti jetën e saj në ngjyra që i flisnin me gjuhën e vendit të origjinës. Evangjelina Janko Grabova e kishte ajo emrin e plotë. U pagëzua me këtë emër në Sofje, në një vend bujar dhe mikpritës për familjen e saj që u largua nga Shqipëria në vitin 1928.

Lika Janko lindi më 19 mars 1928. Ishte e bija e Llazar Jankos, lindur në Grabovë të Gramshit, kurse e ëma, Frosina ishte nga rrethinat e Pogradecit.

Në mesin e viteve ’70 të shek. XX dhe më pas pikturat e Likës filluan të blihen nga përfaqësitë diplomatike në Sofje duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve të huaj. Rreth 500 vepra të saj janë pronë e koleksioneve private nëpër botë. Galeristët europianë e kanë vlerësuar Likën si përfaqësuesen më të shkëlqyer të pikturës bashkëkohore bullgare, ndërsa kritiku francez Pier Restani (Pierre Restany) e ka krahasuar krijimtarinë e saj me atë Pablo Pikasos, kurse vetë autoren e ka quajtur “Pikasoja me fustan”.

Në Bullgari ka banuar një kontingjent jo i vogël shqiptarësh, të cilët deri në fund të viteve ’80 pajiseshin rregullisht me pasaporta shqiptare nga shteti shqiptar. Më pas ky shërbim ishte ndërprerë, çka u kishte krijuar atyre mjaft shqetësime. Mungesa e pasaportës i pengonte të regjistronin bizneset, të kryenin veprime bankare, të lëviznin jashtë shtetit etj. Ripajisa e tyre me pasaporta shqiptare u bë në vitin 1999. Pasaportat ua dorëzoi ish presidenti R.

Mejdani në një takim me ta gjatë një vizite zyrtare në Bullgari. Me një pasaportë të tillë u pajis edhe Lika, edhe e motra, Danka. I ndodhur me punë në përfaqësinë tonë diplomatike në Sofje, mbaj mend se kur Danka ndërroi jetë, autoritetet bullgare dorëzuan pasaportën e saj në ambasadën tonë.

Shtetësinë shqiptare Lika e ka pohuar edhe vetë në letrën që i ka drejtuar bordit të Lidhjes së Artistëve Bullagarë më 10.01.1978, ku, ndër të tjera, shkruan: “Kam lindur në Sofje më 19 mars 1928 “origjina shqiptare, shtetësia shqiptare”.

Datëlindja 19 mars 1928, e shkruar me dorën e saj, i bën të paqena disa vite të tjera të lindjes së saj që qarkullojnë për të. Lika ishte më e vogël nga vëllai, Petri dhe motra, Danka. Emri i vërte saj ishte Evangjelina, por tablotë ajo i nënshkruante si Lika Janko. Babai i saj, Llazar Janko, ishte nga Grabova e Sipërme, një fshat piktoresk me arumunë që ndodhet në skajin më lindor të Gramshit, ndërsa nëna, Frosina, kishte lindur në fshatin Llëngë të Pogradecit, po me popullsi arumune. Nga malli për vendlindjen dhe dëshira për të ruajtur rrënjët e saj, familja Janko i shtoi mbiemrit toponimin Grabova. Në jetën e përditshme Lika njihej si Lika Janko Grabova ose Lika Grabova. Familja e saj ishte vendosur në Sofje në vitin 1920. Llazari merrej kryesisht me tregtinë e lëndës së drurit, por edhe me veprimtari të tjera. Shumë shpejt ra në kontakt me personalitete e aktivistë të Shoqërisë “Dëshira” dhe u përfshi në veprimtarinë e saj atdhetare, ndërsa në vitin 1928 zgjidhet kryetar i saj. Llazar Grabova përcillte me interes të madh zhvillimet shoqërore, politike dhe kulturore në Shqipëri. Edhe pse prej vitesh qe shkëputur nga vendlinja, ai jetonte me problemet dhe hallet e saj. I tillë ishte rasti i mobilizimit të aktivistëve të “Dëshirës” në Sofje dhe qytete të tjera bullgare për grumbullimin e ndihmave për familjet korçare të dëmtuara nga tërmeti i vitit 1931.