Progres Raporti 2023 i BE-së, më i miri për Shqipërinë në 19 vite!

E hënë, 6 Maj, 2024

Komisioni Evropian, qeveria e Bashkimit Evropian, publikoi më 8 nëntor 2023 Raportin e Progresit të vitit 2023 për Shqipërinë (https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/system/files/2023-11/SWD_2023_690%20Albania%20report.pdf), ku vlerësohet ecuria e vendit, në lidhje me përmbushjen e kritereve kryesore, në procesin e bisedimeve të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe jepen rekomandimet që duhet të ndiqen për përmirësimin më tej të punës.

Dokumenti më pozitiv i BE për Shqipërinë

Raporti përfaqëson Progres-Raportin më pozitiv që është hartuar për vendin tonë ndonjëherë në 19 vitet e fundit, që nga viti 2005 i përgatitjes së tij, në formatin që njohim sot (https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/albania-progress-report-2005_en), lidhur me ecurinë e reformave në ekonomi, luftën ndaj krimit dhe reformën në drejtësi. Ky raport është një vlerësim i drejtë dhe i pavarur nga BE, i asaj çfarë Shqipëria ka arritur brenda një periudhe më shumë se njëvjeçare prill 2022-tetor 2023.

Në nivel të reformës në administratën tonë publike dhe përafrimit strategjik, raporti i BE-së thekson se në fillim të vitit 2023, qeveria shqiptare miratoi planin e ri kombëtar për integrimin evropian për periudhën 2023-2025 dhe strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim evropian 2022-2030, e cila përcakton vizionin, prioritetet dhe objektivat strategjike sektoriale për periudhën e ardhshme. Axhenda e re Digjitale 2022-2026 u miratua në qershor 2022, ndërsa strategjia e re 2023-2030 Për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore u miratua në prill 2023.

Vlerësime për performancën ekonomike të vendit

Sipas specialistëve të Komisionit Evropian, është përmirësuar cilësia e programit buxhetor afatmesëm (faqe 15 e Raportit), ndërsa transparenca buxhetore mbetet përgjithësisht e kënaqshme, me publikimin e të gjitha dokumenteve kryesore buxhetore (po faqe 15 e Raportit).

Në faqet 56-57, në konkluzionet e vlerësimit të Kriterit Ekonomik, se sa ekonomia shqiptare është e përshtatshme për t’iu bashkuar tregut të përbashkët evropian,  Progres Raporti 2023 shprehet se Shqipëria është “…ndërmjet një niveli të moderuar dhe të mirë përgatitjeje në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale” dhe ka bërë disa përparime në këtë fushë.

Një vit më parë, i njëjti raport ishte shprehur se vendi ishte “…i përgatitur në mënyrë të moderuar”(Faqe 57 e Progres Raportit 2022). Progres Raporti i këtij viti vijon, duke cilësuar se pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ekonomia shqiptare tregoi elasticitet dhe rritja e prodhimit kombetar mbeti e fortë në vitin 2022.

Nga ana tjetër, BE konstaton se inflacioni u rrit mbi objektivin në vitin 2022, por mbeti njëshifror dhe më pas u ul në vitin 2023. Sipas BE-së, rimëkëmbja e fortë mbështeti performancën e tregut të punës, duke i dhënë Shqipërisë shkallën më të lartë të pjesëmarrjes dhe një nga normat më të ulëta të papunësisë në rajon.

I mbështetur nga rritja e fortë e të ardhurave dhe një rritje e madhe e PBB-së nominale, raporti i borxhit publik ra shumë më tepër se sa pritej, nën nivelin e tij të para krizës 2019, nga 74.5 perqind ne 2021, ne 64.6 perqind te prodhimit kombetar ne vitin 2022. Nisen reformat e shumëpritura për të përmirësuar shpenzimet e investimeve, planifikimin dhe ekzekutimin e tyre, ndersa monitorimi i rreziqeve fiskale vazhdoi të përmirësohej.

Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm dhe vazhdoi të zgjerohej, ndërsa mjedisi i biznesit përfitoi nga një nivel më i lartë i dixhitalizimit të shërbimeve publike. Shqipëria vazhdoi të ndjekë politika ekonomike të orientuara nga stabiliteti. Autoritetet mbështetën familjet dhe bizneset dhe ndërmarrjet shtetërore të energjisë elektrike, për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve. Ekonomia e vendit vazhdoi të tregojë qendrueshmëri, pavarësisht tre goditjeve të njëpasnjëshme: tërmetit të vitit 2019, pandemisë në vitet 2020-2021 dhe luftës në Ukrainë.

BE pohon se shtimi solid i investimeve private dhe rritja shumë e fortë e konsumit privat, çuan në rritje ekonomike më të lartë se sa pritej në vitin 2022, duke tejkaluar tkurrjen e investimeve dhe konsumit publik, si dhe një kontribut negativ të eksporteve neto në rritje.

Shtimi i fortë i konsumit privat u mbështet nga rritja e vazhdueshme dhe e fortë e punësimit dhe e pagave. Ndërtimi, prodhimi dhe shërbimet ishin nxitësit kryesorë të rritjes në anën e prodhimit, pjesërisht për shkak të turizmit të gjallë. Këto tendenca makroekonomike vazhduan kryesisht në tremujorin e parë të 2023, ndonëse me ritëm më të ngadaltë, me përjashtim të konsumit dhe investimeve publike.

Progres Raporti 2023 i Bashkimit Evropian vlerësoi se është arritur progres edhe në zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL dhe Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), ku si rrjedhojë, Shqipëria doli nga lista gri në tetor 2023.

Sigurisht që sfidat janë të shumta dhe rekomandimet e Progres Raportit janë një listë e gjatë, por ajo që të bie menjëherë në sy është pozitiviteti i tij në të gjitha sferat e aktivitetit ekonomik të vendit, në vlerësimet e tij për ekonominë tonë dhe jo vetëm, për këtë vit.