Poetja Irma Kurti boton në Itali vëllimin poetik “Sei la mia lacrima”

E diel, 5 Maj, 2024

Poetja shqiptare Irma Kurti boton në Itali librin e ri me poezi titulluar “Sei la mia lacrima” (Je loti im). Libri mban logon e shtëpisë botuese “Booksprint Edizioni”. Në parathënien e tij autorja shkruan: “Përmbledhjen me poezi ‘Sei la mia lacrima’ e kam shkruar në një moment të veçantë të jetës sime, në një moment vuajtjeje të madhe për shkak të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhej im atë. Ishin muaj të brishtësisë së madhe që nuk më penguan megjithatë të vazhdoja jetën time të përditshme, të isha pranë tij, të merrja dhe të jepja dashuri. Çdo ditë ishte një përpjekje, një luftë për të mbijetuar, për të parë rrezet e diellit, për t’u ngritur dhe për të ecur përsëri me hapa të pasigurt, për të gjetur vullnetin dhe për të kërkuar magjinë e humbur të ëndrrave.”

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 85 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali e Zvicër, shumë prej të cilave kanë qenë çmime të para. Ka fituar gjithashtu çmime në konkurse letrare ndërkombëtare në SHBA, Filipine, Liban e Kinë. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike. Në vitin 2021 është nderuar me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Në 2022 u nderua me çmimin “Ambasadore Europiane” si dhe “Poetja më  e mirë  e vitit” për arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë. Në 2023 u nderua me çmimin e Karrierës nga Universum Academy në Zvicër.

Ka botuar 27 libra në gjuhën shqipe, 23 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Librat e saj janë përkthyer dhe botuar në 14 vende të botës.

Në faqen zyrtare të shtëpisë Botuese Booksprint Edizioni Irma Kurti ka dhënë një intervistë ku flet për librin si dhe rrugëtimin e saj letrar.

http://blog.booksprintedizioni.it/area-press/intervista-dell-autore/item/7829-intervista-allautore-irma-kurti