Abetare Mbarëkombëtare, mësoni alfabetin me aventurat e katër miqve simpatikë

E shtunë, 27 Prill, 2024

Shtëpia botuese “Albas” ka publikuar, Abetaren Mbarëkombëtare, një minienciklopedi, ku, përveç mësimit të shkronjave fëmijët do të argëtohen me aventurat e katër miqëve simpatik, Jonit, Vesës, robotit Roki dhe Bubit.

“Albas” e sjell Abetaren Ndërkombëtare në dy variante librin fizik dhe librin digjital. E veçanta e këtij botimi është plotësimi i tekstit (fizik dhe digjital) me video ilustruese nëpërmjet të cilave fëmijët do të mësojnë shkrimin dhe leximin e shkronjave. Në videot e publikuara në kanalin you tube të Albas përveç shkronjave fëmijët do të ndjekin dhe aventurat e katër miqve si dhe do të kenë mundësi të punojnë me ushtrime.

Shiko videot e katër miqve këtu:

Përveç vlerave edukative, gjuhësore, edukimi letrar, edukimi shëndetësor, mjedisor, shkencor, artistik, teknologjik kjo abetare fokusohet edhe te edukimi atdhetar, i cili realizohet jashtë deklaratizmave dhe vjen natyrshëm përmes dashurisë për familjen, shokët, mësuesit, vendin e lindjes, si dhe përmes tolerancës e pranimit të tjetrit që është ndryshe.

Paketa e Abetares Mbarëkombëtare është hartuar si një projekt i përbashkët i një grupi pune nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva. Autorët e saj janë: Xhevat Lloshi, Shpëtim Elezi, Natasha Pepivani, Naim Berisha, Mirela Tërova, Alida Thaçi, Vehbi Kadriu; recensentët dhe konsulentët didaktë: Qenan Hetemi, Ilda Alushaj, Sebeate Azizi; ilustrueset Ledia Kostandini, Semela Mero; dizajnere: Eva Kukaleshi, redaktore përgjegjëse Ervisa Paloka; ideoi dhe drejtoi grupin e punës Rita Petro.

Kjo abetare ishte pjesë e konkursit të shpallur nga të dyja ministritë e arsimit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sipas botueses Rita Petro, grupi i punës dhe redaksia vendosën ta botojnë këtë abetare, duke qenë të vetëdijshëm për vlerat e saj si tekst fizik dhe digjital. Nuk është hera e parë që Albas ka në treg një libër abetareje, madje me të njëjtin titull, i cili për 14 vjet ka qenë njëra nga abetaret më të kërkuara prej prindërve dhe mësuesve në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.

Sipas autorëve të tekstit, katër personazhet e abetares janë përzgjedhur mbi kriterin e përfaqësimit: dy janë fëmijë, Joni dhe Vesa, që i takojnë botës njerëzore, Bubi nga bota e kafshëve dhe robot Roki që i përket botës së teknologjisë. Ato i shoqërojnë fëmijët përmes  36 tregimeve të ilustruara që lidhen me 36 shkronjat e alfabetit. Duke u vendosur në situata të ndryshme plot humor e plot ngjyra, ato sjellin mesazhe ku mbizotërojnë interesat, dëshirat, pasionet, emocionet dhe aktivitetet e fëmijëve në përditshmërinë e tyre. Sepse është shumë e rëndësishme që fëmija, gjatë të mësuarit, të bëhet mik me personazhet e tekstit. Kjo ka bërë që të shmangen tërësisht tekstet e sajuara për hir të mësimit të shkronjës, gjë që  ka qenë një ndër defektet më të mëdha në abetaret e mëparshme.

Abetarja Mbarëkombëtare e re është ndërtuar në përputhje me kurrikulën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, si dhe më përtej, përshtatet edhe me kurrikulat e Maqedonisë së Veriut, të Preshevës dhe të Diasporës, duke e bërë një abetare që mund të përdoret mbarëkombëtarisht.