Ismail  Qemali dhe marrëveshja  greko-shqiptare e 22 marsit të vitit 1907

E hënë, 29 Prill, 2024

Ismail bej Vlora, një nga nëpunësit e lartë të administratës shtetërore të Perandorisë Osmane, në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX u bë një nga figurat më të shquara të lëvizjes kombëtare shqiptare. Qënia e tij për rreth 40 vjet të shërbim të kësaj Perandorie si Guvernator i Bejrutit, Tripolit, anëtar i Këshillit të Shtetit,etj nuk e penguan atë të mendojë dhe të veprojë për atdheun mëmë. Ai shquhej si një nga diplomatët më të aftë, reformist liberal, i cili bëri përpjekje të vazhdueshme të bindte Sulltanin për reforma në favor të kombeve të pushtuara, por kërkesat e tij binin në vesh të shurdhër.

Ismail Qemali që në moshë të re ishte vënë në kontakt me patriotë të tjerë bashkatdhetarë në Turqi dhe jashtë saj duke u përpjekur të ndihmojë çështjen kombëtare, ndaj shpesh herë u ndesh me masa ndëshkimore nga pushteti osman. Në këto rrethana Ismail Qemali arratiset me një luftanie angleze në fund të vitit 1900 dhe vendoset në Bruksel. Në thirrjen drejtuar gjithë shqiptarëve më 15 tetor 1900 dhe në intervistën dhënë gazetës egjyptiane “Moayad”, ai jep arsyet e arratisjes duke shprehur njëkohësisht synimet e tij politike për të ardhmen e Shqipërisë.(1)

Arratisja e Ismail Qemalit u prit me shqetësim nga Porta e Lartë. Kryesekretari i Pallatit Mbretëror informonte kryeministrin që të vinte në dijeni Sulltanin për qëndrimin armiqësor  të I. Qemalit ndaj pushtetit otoman. Për këtë qëndrim përveç masave për konfiskimin e pasurisë, prerjes së rrogës, internimit të djalit Mamud, kontrollet në shtëpitë shokëve në Berat e Vlorë, ku Ismaili kishte më shumë influencë në Shqipëri, ndalimit të hyrjes së  botimeve të tij në Turqi, etj, u udhëzuan të gjithë ambasadorët dhe konsujt perandorakë  që të ndiqnin me vëmendje lëvizjet  që ai do të bënte në shtetet e Evropës, duke kërkuar prej tyre ndalimin e aktivitetit politik armiqësor ndaj Portës së Lartë dhe dëbimin e I. Qemalit si person i rrezikshëm. (2)

Ismail Qemali i mori parasysh të gjitha pasojat që do të rridhnin nga veprimtaria e tij partiotike kundër shtetit osman, por siç shprehet ai “mora më dy duart burrërimin dhe durimin…dhe e pashë më të udhës të merrem vesh me vëllezërit e mij shqiptarët, qi kanë aq dashuri për atdheun e janë gjithmonë gati të derdhin gjakun e tyre”(3)

Nga viti 1901deri në fitoren e revolucionit të turqve të rinj, I. Qemali aktivitetin e tij në favor të çështjes kombëtare shqiptare e zhvilloi kryesisht në fushën diplomatike. Përveç kontakteve në Bruksel me konsuj e politikanë, ai ndërmori udhëtime në Angli, Itali, Francë, Egjypt, Bullgari dhe Athinë duke kërkuar mbështetje dhe aleatë në favor të çështjes shqipare, gjithmonë i kujdesshëm  në synimet e tyre.

Si dipllomat i shquar Ismail Qemali parashikoi me kohë pasojat që mund të sillte Kriza Lindore dhe tatëpjeta e Perandorisë Osmane. Edhe pse ishte i bindur se një ditë Shqipëria do të shkëputej përfundimisht nga sundmi osman, ai qëndronte në pozitat e autonomistit, si dhe shumica e patriotëve rilindas, sepse e shqetësonte fakti se një shtet i porsaformuar dhe i dobët mund të bëhej preh e lakmive të shteteve fqinje. Qëndrimi i  përkohshëm nën umbrrellën e Portës së Lartë, nuk do ta pengonte atë në përpjekjet për të siguruar përkrahjen e shteteve evropjane, edhe pse nuk kishte shumë besim në sinqeritetin e tyre..Duke njohur mirë interesat e tyre gjeopolitike në Ballkan, ai shpresonte më shumë tek Italia dhe veçanërisht tek Austro-Hungaria, pa u futur në pazarllëqe në dëm të interesave kombëtare. Pikërisht për këtë qëndrim konsulli austrio-hungares në Bruksel në raportin që i dërgon Ministrit të Jashtëm në Vjenë midis të tjerave i shkruante se ”  përkarshi meje rrinte një oriental plak, tepër i zgjuar dhe i larë me vaj e me uthull”. (4)

Mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, I. Qemali nuk e ndante nga përpjekjet që duhet të bënin vetë shqiptarët, nga të cilët ai kërkonte bashkim pa vënë re farë e fis, besimin fetar etj, pasi jemi të gjithë vëllezër. Edhe pse në fillim ai mbivlerësonte rrugën dipllomatike, me kalimin e viteve bëhet më radikal dhe nuk përjashton luftën e armatosur si rrugë që do të çonte në çlirim. Duke ditur se kishin përballë një Perandori të fuqishme, edhe pse ishte në agoni, ai kërkonte mbështetës dhe aleatë. Nga të gjitha shtetet fqinjë ajo që mund të bashkëpunonte, sipas arsyetimit të tij, ishte vetëm Greqia.

MARRËVESHJA GREKO-SHQIPARE DHE DETYRIMET QË DALIN PREJ SAJ.

Lidhjet e Ismail Qemalit me Greqinë ishin të herëshme. Ai pati kryer shkollën në gjimnazin “Zosimea” në Janinë, jetoi për një kohë në Edrene banuar me shumicë greke, u martua me grua të kombësisë greke, në 1871 familja e tij internohet në Selanik etj, por nuk ishin këto faktorë që ndikuan në lidhjet dhe bashkëpunimin e përkohshëm me autoritet greke. Në fillim të vitit 1907 Ismaili së bashku me tre djemtë e tij vendoset përkohësisht në Athinë. Idea e bashkëpunimit me Greqinë është e lidhur më tepër me situatat politike që i afronin të dy palët.:

Së pari, edhe pse Greqia kishte fituar Pavarësinë që në fillim të shek të XIX, një pjesë e madhe e territorit grek vashdonte të ishte nën sundimin osman, ashtu siç ishin edhe trevat shqipare

Së dyti, Greqia kishte mosmarrveshje me Bullgarinë lidhur me Çështjen Maqedone, dhe me pretendimet që kishte kjo e fundit ndaj Thrakës dhe Selanikut, duke synuar  diljen në Detin Egje. Këtë shqetësim e kishte edhe pala shqiptare, për arsye se Bullgaria në kuadrin e çështjes së më sipërme pretendonte të shtrihej edhe në trevat e Shqipërisë Lindore. Këtë e shpreh I. Qemali në udhëzimet që jep për masat që duhen marrë për të përballuar rrezikun shovinist bullgar. (5).

Së treti, në greqi kishte një numur të madh shqiptarësh, midis tyre edhe arvanitas që ishin të organizuar në shoqata e klube, me organe shtypi etj, të cilët ishin të interesuar për çështjen shqipare, ndaj I. Qemali mendonte të përfitonte prej tyre në një kohë që opinioni grek e vlerësonte pozitivisht kontributin e shqiptarëve në fitoren e Revolucionit Grek të 1821-it.

Dhe së fundi, siç shihet në shumicën e dokumentave greke  ai ishte filohelenas, pa dyshim i ndikuar nga shkolla, kultura helenistike të vjetër e të re, dhe e faktit që akoma nuk kishin dalë në skenë çështjet kufitare, të cilat më vonë do të sillnin kontradikta në marrëdhëniet midis dy vëndeve.

Në Athinë  I. Qemali bie në kontakt me udhëheqësit e shtetit grek. Nga të dhënat indirekte ai takohet me Kryeministrin dhe Mbretin, me dipllomatë e intelektualë midis tyre me kryetarin e organizatës “Helenizmos” Neoklis Kazanzis, me të cilët vendosën krijimin e Komitetit “Bashkimi greko-shqiptar”. Në deklaratën e këtij Komiteti të 22 marsit 1907, që sipas të dhënave duhet të jetë formuluar nga I. Qemali, parashtrohen qëllimet e saj për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare për sigurimin e tërësisë tokësore të dy vendeve , kryesisht nga rreziqet sllave. Në mbyllje të deklaratës midis të tjerave shkruhej se”…ne grekët e shqiparët, që përfaqësojmë dy racat më të forta dhe më të lidhura në mënyrën më intime në Gadishullin ballkanik, të kërcënuara në ekzistencën e tyre nacionale, besojmë se ka ardhur momenti për të na dëgjuar, përsa i përket mbrojtjes së të drejtave dhe interesave  tona të përbashkëta. “(6)

Më poshtë deklarata në mënyrë të përmbledhur në pesë pika përcaktonte detyrimet e sejcilës palë, si më poshtë:

  1. Ne nuk do të turbullojmë paqen e përgjithshme,…për ruejtjen e statukuosë së Orientit, konform me traktatet ndërkombëtare, por ne duam që kjo statukuo të jetë garanci për paqe dhe një faktor drejtësie dhe barazie për popujt e Lindjes.
  2. Ne nuk do të hedhim poshtë reformat e Evropës, por ne duam që reformat të jenë radikale dhe të përgjithshme për të gjithë popujt.
  3. Ne nuk do t’u kundërvihemi të drejtave dhe aspiratave legjitime të cilitdo nacionaliteti…dhe do ta deklarojmë si armik të përbashkët atë që do të kërkojë të na dëmtojë ose të na cënojë mbi të drejtat tona të përbashkëta dhe të veçanta.
  4. Grekë dhe shqiptarë, pa dallim feje, jemi vëllezër dhe miq, kemi intetesa dhe rreziqe të përbashkëta. Pogrami ynë i përbashkët konsiston në evolucionin nacional të secilës racë në kufijtë e saj historikë…deri në krijimin e një atdheu shqiptar të lirë e të pavarur dhe rindërtimin e vëndeve greke, në qoftë se regjimi aktual do të zhdukej
  5. Ne, grekë e shqiptarë, dënojmë shtypjen dhe shkombëtarizimin e racave të tjera. Liri fetare, uniteti social, autonomi politike, bashkëpinim i të gjithë popujve bashkëbanues në tokën tonë.Të gjitha këto  përbëjnë bazat e programit tonë nacional dhe të dëshirave tona. (7)

Kjo frymë e ngrohtë bashkëpunimi duket edhe në dokumentin tjetër që lidhet me marrëveshjen greko-shqiptare, “Protokollin  special” i formuluar dhe miratuar po atë ditë, midis drejtuesve të shoqërisë “Helenizmos” nga njëra anë dhe Ismail Qemalit nga pala tjetër.

Në  Protokollin special, secila palë kontraktuese merr përsipër detyra të veçanta: Ismail Qemali angazhohet të themelojë një shoqëri shqiptare me qëndër në Paris me qëllim që të propogandojë nëpërmjet shtypit të drejtat dhe intresat kombëtare dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit duke marrë përsipër :

– nevojën e mbrojtjes reciproke të të drejtave të dy popujve kundër armiqve të përbashkët;

– kufizimin e ambicjeve të të dy popujve brenda kufijve historikë dhe gjeografikë, duke marrë parasysh shumicën  e banorëve që flasin një nga të dy gjuhët.

– edukimin dhe botimin e një gazete në gjuhët shqip, greqisht dhe frëngjisht

– të ketë marrëdhënie të vazhdueshme me shoqërinë “Helenizmos”, etj

Nga ana tjetër shoqëria greke premton :

– që të refuzojë dhe të luftojë nëpërmjet organeve të shtypit çdo ide të kundert me marrëveshjen e arritur.

– të ndikojë në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe nëpërmjet shkollave greke, të lirisë fetare etj

– të bashkëpunojnë për të vendosur secili unitetin e vet kombëtar dhe autonominë, në rast të një ndryshimi në gadishullin Ballkanik. (8)

Origjinali i Protokollit special nxjerë nga Arkivat greke.(15)

Nga një vështrim i deklaratës dhe detyrimeve që marrin përsipër të dy palët kontraktuese

nuk shihet se ka diçka që dëmton interesat e ndonjë pale. Ato , siç shihet në hyrje të Deklaratës, dënojnë vendimet e Traktatit ë Shën-Stefanit, në favor të shteteve sllave të Ballkanit, sidomos ato të Bullgarisë në jugë-lindja dhe të Sërbisë në veri.

Të tërheq vëmëndjen fakti që disa herë në dokumentat e nënshkruar theksohet barazia nacionale midis grekëve dhe shqiptarëve duke u nisur nga origjina greko-pellazgjike, si dy rraca më të vjetra e më të forta të lidhura ngushtë në Gadishullin Ballkanik, por të kërcënuara në ekzistencën e tyre nacionale. Orgaizata “Helenizmos” kishte në themel të saj çështjen maqedonase, problem që shqetësonte të gjithë shoqërinë greke dhe atë shqiptare.

JEHONA  DHE  QËNDRIMI  NDAJ MARRËVESHJES GREKO-SHQIPTARE

Vizitat e Ismail Qemalit në kryeqytete kryesore të Evropës ndiqeshin me shqetësim nga përfaqësuesit diplloatikë të Perandorisë Osmane. Me të mbritur në Athinë në fillim të shkurtit 1907, Ambasadori turk njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Turqi për veprimtarinë e patriotit shqiptar dhe lidhjen e tij me kryetarin e organizatës “Helenizmos” dhe  duke shkelur çdo etiketë të fjalorit diplomatik e karakerizonte atë si element turbullues dhe “aveturier”. Në të njëjtën kohë ata bënë përçapje tek qeveritarët  grekë që ta përzenë I. Qemalin  dhe po të njëjtën kërkesë i bëri M. P. J  të Turqisë ambasatës greke në Stamboll. (9)

Pasi nuk patën sukses në përpjekjet për të larguar I. Qemalin nga Greqia, Legata turke në Athinë më 14 korrik 1907  njoftonte Ministrin e Punëve të Jashtme mbi marrveshjen e arritur dhe qëllimet  e saj, midis të cilave theksonte se të dy palët bien dakort pë ruajtjen e statukuosë politike, do të respektonin vendimet e Fuqive të Mëdha dhe do të përdornin mjete paqësore.(10).

Përveç Turqisë  marrëveshja greko- shqiptare tërhoqi vëmëndjen edhe tek shtetet e tjera evropjane.  Legata Franceze në Athinë e  mirëpriti  marrëveshjen e arritur. Ky qëndrim lidhej me përpjekjet që Franca bënte për të krijuar një bashkëveprim midis grekëve,  shqiptarëve dhe kombeve latine për mbrojtjen e Mesdheut..  Po kjo Legatë në një njoftim të dyte drejtuar M. P. J të Francës nënvizonte se marrëveshja greko-shqiptare ka acaruar nervat e patriotëve të Bullgarisë dhe të Beogradit, të cilët e shihnin si pengesë për synimet e tyre teritorialë. (11)

Qëndrimi i I. Qemalit në Athinë dhe marrëveshja e nënshkruar nuk duhet t’i ketë pëlqyer Italisë, e cila e shihte atë si pengesë për synimet e saj ndaj Shqipërisë. Mendohet që pala italiane  duhet ti ketë bërë presion  I. Qemalit, i cili u detyrua të largohet nga Athina drejt Italisë për sqarimin e situatës. Në se I. Qemali shpreson tek ndihma italiane, shkruante konsulli austro-hungares, për vizitën e tij në Napoli, kjo është sikur të shkosh në grykën e luanit.  (12) Diplomati plak ndihmën e kërkonte por asnjëherë nuk bëri pazar në dëm të interesave kombëtare.

Vetë Austro- Hungaria i trembej idesë se I. Qemali mund të pranonte një shtet të përbashkët greko-shqiptar.(13). Idea e një shteti të përbashkët greko-shqiptar qarkulloi edhe tek disa bashkatdhetarë , kundërshtarë të I. Qemalit, por që nuk i përgjigjen realitetit, sepse tjetër ishte aleanca dhe bashkëpunimi kundër armiqve të përbashkët mbi bazën e respektimit të të drejtave kombëtare, dhe tjetër shteti i përbashkët, gjë që nuk figuron në asnjë dokument. Është fakt që në shtypin grek të kohës iu bë jehonë këtij bashkëpunimi, që për momentin historik i shërbente intetesave reciproke të të dy popujve.

Natyrshëm mund të lindë pyetja se cili ishte rezultati i marrëveshjes greko-shqiptare dhe rëndësia e saj historike.?

Në përputhje me vendimet e marrëveshjes, I. Qemali shkoi në Paris, ku u vu në lidhje me patriotë shqiptarë që banonin atje, më vonë botoi gazetën “Sotiria”, e cila u mbyll pas 4-5 numurave, duke propoganduar lëvizjen kombëtare shqiptare dhe të drejtat e saj. Në praktikën dipllomatike, shpesh herë marrëveshjet për shkak të ndryshimit të konjukturave politike, mbeten në sirtar. Në rastin konkret duke parë jehonën që ajo pati në shtetet ballkanike dhe ato evropjane, mendojmë që vuri në rend të ditës organizimin e qëndresës të shqiptarëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, duke  dalë si një faktor aktiv në mbrojtje të intetesave kombëtare dhe duke u bërë të qartë se Shqipëria nuk ishte thjesht “një shprehje gjeografike”, por një vënd që kishte zot popullin e vet.

*

Ismail Qemali si politikan i regjur donte të siguronte mbështetjen diplomatike nga shtetet evropjane dhe fqinjët ballkanikë, por lidhjet me to kanë qënë të diferencuara,  në përputhje me qëndrimt e tyre ndaj të ardhmes së shtetit shqiptar. Ai është udhëhequr gjithmënë nga parimi që “shqiptarët duhet të rrojnë në paqe me të gjithë fqinjët e veta, duhet të mos u kundërshtohen të drejtat e tyre, por kur ata do të mundohen të mohojnë të drejtat tona, e kur kanë mendime të liga për kombin tonë ne do të përpiqemi t’u presim hovin. (14) Marrëveshja e mësipërme me Greqinë i përgjigjet pikërisht këtij qëndrimi për momentin historik.

Ismail Qemali pranoi bashkëpunimin edhe me turqit e rinj. Shqiptarët dhanë kontributin e tyre  në triumfin e Revolucionit Xhon turk,  por kur ata nuk u qëndruan premtimeve për decentralizimin e Perandorisë dhe njohjen e të drejtave kombëtare të popujve që bënin pjesë në të, Ai iu kundërvu, bile nga përpjekjet diplomatike që kishte ndjekur deri tani, u bë frymëzues dhe organizator i kryengritjes së armatosur në Shqipëri në vitin 1911, kur formuloi Memorandumin e Gërçës dhe sidomos në kryengritjen e përgjithëshme të vitit 1912, si rrugë  për çlirimin kombëtar. Qëndroi në pozitat e autonomistit deri në fillimin e Luftës Ballkanike, por me prishjen e statukuosë politike kur fqinjët refuzuan të bashkëpunonin me kryengritësit shqiptarë,  nuk do të kishte më kuptim të mbante shpresa tek Porta e Lartë, e cila po thyhej në frontet e luftës. Në këto rrethana Ismail Qemali me përkrahjen edhe të Austro Hungarisë mblodhi Kuvëndin Kombëtar në Vlorë  dhe shpalli  Pavarësinë  politike të Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe në fund të fjalës së tij prekëse duke ngritur flamurin kuq e zi deklaroi ” që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë”.

Nga RAFAIL  LIPI

Referime :

Shënim: Kjo kumtesë është mbështetur kryesish në dokumetat e përmbledhur në botimi  :

“ISMAIL QEMALI (Përmbledhje dokumentash) 1888-1919, botim i v.1982.

1)   l. Qemali, (Përmbledhje dokumentash), bot. V.1982, Dok.29, f.59, Dok.34, f.66

2)  Po aty, Dok.47,52,56, 57, 64, f.82-95

3)  Po aty, Dok. 29, f.60

4)  Poaty, Dok. 45, f.78

5)  Po aty, Dok. 49, f. 83

6)  Po aty, Dok.73, f. 104

7)  Po aty, Dok. 73, f.104-105

8)  Po aty, Dok.81, f.112-113

9)  Po aty, Dok. 70, 71, 72,  f.100-102

10) Po aty, Dok. 80, f.111-112

11) Po aty, Dok. 78, 79, f109-110

12) Po aty, Dok.76, f.108

13) Kondis. B, “Greece and Albania” 1908-1914, Thessaloniki, 1976.

14) I. Qemali, Përmbledhje dokumentash, Dok.29, f.61

15) Arkiva private greke

Selanik, nëntor, 2023