Intervista/ Jorgo Miha dhe historia gjysmë shekullore e “Lidhjes arvanitase”

E enjte, 2 Maj, 2024

Nisem nga stacioni metro  “Viktoria” i Athinës për të arritur në zonën Naztiotissa ku kisha lënë takim  me njërin prej arvanitasve të “Lidhjes së arvanitasve, Marko Bocari” krijur rreth viteve 1970,  Zotin Jorgo Mihas. Ishte një ditë me diell. Më duhet të kaloj rrerth 11 stacione që të arrijë në pikën e takimit. Mihas është  pjese e atyre arvanitasve  të rrethuar nga deti, dhe janë si ato sirena, ku herë pas here, mjafton një anije në det të hapur dhe ato dalin, të mahnisin sapo nisin e flasin atë gjuhë të lashtë sa vetë njerëzimi, ku  as pushtuesit, as i huaji, as poltika,as miq dhe armiq qofshin ata nuk arritën ti shuanin, dhe me gjithë  pengesat që hasën arrijnë të sillnin deri në ditët e sotme dëshmin që jemi vëllezër të të njejtit gjak.

Këta  arvanitas janë në kozmo, janë pranë Olimpit, janë në toponimet e hershme, janë pranë  krojeve të kristalta ku dimri ndonjëherë është i egër e vera zhuritëse, ata janë me këmbët në valët e detit, atje ku perëndesha e Herës  zbut bubullimat. Ata janë janë tek ato vashat e Epirti të bekuara si gjeraqina që mbathin kostumet e tyre të artë, apo  të mahnitura shoqërojnë me vështrimet e tyre  krenare vallen e Osman Takës.

Në këto troje, nën qiell vetëtimat flokë kuqe firmosin mbi gurët e bardhë epitafet e shekujve me fjalët shqipe.

Diku një pulëbardhë, pak më tutje e në thëllësi të maleve një shqiponjë që luan me rrezet e diellit lindor.

Sot edhe pse në liqenin e akullt arbëror nuk ka jetë dhe ngjyrat janë mbuluar nga një bardhësi alabastre, nuk mund të fshehesh Diellin, e nuk mund të mashtrosh kodin e gjakut.

Treni ndalon  dhe nisemi  në drejtim të  vendndodhjes së takimit që më la Z. Mihas. Isha  e shoqëruar nga një njohëse e botës arvanitase Zhuljeta Zavalani dhe gjuhës greke e cila do të më ndihmonte për ndonjë paqartësi që mund të kishim.

Takimi ishte rreth orës 11. Si zakonisht paraqitem 10 minuta përpara, por nuk mendova se edhe nga krahu tjetër do të kishin po të njëjtën prioritet orarin.

Nuk bëjë as dy hapa dhe ulur ishte arvanitasi Jorgo Miha.

Ai, ngrihet  butë butë në këmbë, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët duke venë dorën pranë zemrës dhe me një buzëqeshje ku mirësia dhe gëzimi shkrihen, na përqafon krahë hapur.

Ulemi, pyesim njëri tjetrin se si jemi me shëndet, si janë familjarët  dhe  menjëherë më thotë: “Antonio Bellusci  si  është. Ai “Pafsania e Arvanitasve” ose më mirë të them ai është “Pafsania e arbërorëve të Greqisë”,siç i quan ai arvanitasit\ arbërorët e Greqisë. Edhe unë mendoj  se “Arvanitas” nuk është termi i duhur që na përket, sepse ky term na u dha si një term përçmues.

Ne jem Arbërorë të Greqisë.

Të paktën familja ime është  këtu që prej pesë shekujve. Ne nuk jem as vlleh, as turq, ne jemi autokton në këto troje. Kur isha i vogël kujoj që i gjith fshati im fliste  arvanitiki, gjuhën arbërore, edhe fshatrat përqark, miqtë e mi flisnin po të njëjtën gjuhë.

Fatkeqësisht politika, nacionalizmi i sëmurë kanë penguar dhe deri kanë mohuar këtë popull

Qeveria Greke deklaron se arbëroret-arvanitë nuk ekzistojnë, dhe ne  zyrtarisht në Greqi nuk njihemi. Nuk njihemi me kushtetutë dhe kur nuk njihesh me ligj nuk ka edhe si të mbrojë. E para e punës është të njihemi si popullsi  me të drejtën e gjuhës dhe  në pushtet. Nuk njihemi por egzistojmë, sepse egziston historia,toponimet e vjetra,  egzistojmë në folklor,në poezitë gojore lirike dhe epike. Priftërinjë nuk mbështesin çështjen e gjuhës arbërore, ata propagandonin që gjuha shqipe arvanitikia ishte gjuha e djallit.

Deri nga vitet 1970 fëmijët, të rinjë, flasin në mënyrë shumë të qartë gjuhën arbërore\ shqipe.

Ndërgjegjësimi  për të krijuar  “Lidhjen Arvanitase” 1970

Kur shkuam nëpër universitete, pamë se pothuajse masa më e madhe e studentëve që vinin edhe nga fshatrat  për qark  njihnin arvanitikinë dhe flisnin arvanitikinë , dhe kështu filluam të kuptonim se sa e rëndësishme ishte gjuha jonë.

Ata  që nuk janë autokton arvanitas ne i quajmë SKLIR, që do të thotë “skla”, “sklav” dhe emërtonim me këtë term popullsin greke jo arvanitase.

Po ndërgjegjësoheshim për origjinën tonë.

Në vitin 1970  një grup intelektualësh  me në krye inxhinierin Jorgo Maruga krijuan degën “ Lidhja e Arvanitasve”. Maruga ishte një arvanitas i denjë. Ai kishte i lindur në Patra, hulmtues i botës arvanitase i cili  ishte i interesuar për problemet historike dhe etnografike të popullit arvanitas.

Mouruga  ishte aq i zoti sa jo vetëm fliste arvanitiki, por kishte mësuar në mënyre  autodidakt të shkruante  gjuhën standarte shqipe,si dhe ta fliste në mënyrën më të përsosur.

Në vitin 1976  themelohet revista mujore“Dialogoi”, e cila dilte një herë në muaj. Jetëgjësia e saj ishtë vetëm 8 vjet. Maruga, shumë i ri rreth të  50 ndërron jetë në 1985 gjatë në operacioni apandesit. As vetë nuk dimë se si iku.

Arvanitasi Jorgo Miahas dhe Ornela Radovicka

Lidhja Arvanitase në vazhdim

Në vitin 1980, me disa intelektualë të tjerë  vazhduam të çonim përpara“Lidhja Arvanitase”, dhe krijuam  shoqatën te cilën e emëruam“Marko Boçiari”. Organin e saj e titullum Besa

Numëri i saj i parë u publikua  në 1983 në Athinë, ndërsa i fundit numëri 34 në vitin 1995.

Kjo shoqëri u themelua nga unë (Inxhinieri dhe prof  Jorgo Mihas), Avokati Vangjeli Ljapi,  avokati Aristidhi Kollja, K.Kristou, J.Gerou e N.Souliotis. Shoqatën tonë arbërore e mbështesnin edhe historianin arbëror Kosta Biris, mjeku shkencor Jorgo Haxhisotiriou, si dhe, Gjona Paidousi,  Jani Gjikas,Maria Mihail Dede etje.

Ishin vite optimizmi, ku filluam të ndërgjegjësoheshim. Të mbanim lidhje me Shqipërinë deri deiku dhe me vëllezërit arbëresh  nëpërmjet Prof At Antonio Belluscit me revesitën e tij “Lidhja” dhe u krijuan ura midis Arvanitasve dhe Arbërshëve. Ishim faqet e të njëjtit libër siç shkruar Prof A, Bellusci në librin e tij Kërkime në Helladë.

Gjithmonë kërkuam  që problemet tona ti nxirrnim në pahë, po ashtu edhe prioritetet tona.

Sipas një rendi ato i rradhitëm kështu:

  • Ti kërkojmë qeverisë Greke që ne arvanitasit të njihemi si popull me kushtetutë.

Ndërsa puna jonë konsiston në sensibilizimin e popullit arvanitase në:

Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.

Të njohim historinë tonë.

Të mbledhim material të folklorit tonë.

Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra.

Konfermojme  se shqiptarët janë mëse dy milionë njerëz. Të gjithë këta arbërorë kanë  ndërgjegjen shqiptare, edhe pse fatkeqësisht shumë kanë humbur gjuhën  e janë shpërndarë në Athinë, në Patra, në Selanik.

T-iu heqësh arbërorve të drejtën për të mësuar gjuhën  është  krimi më i madh që i bëhet demokracisë. Në shoqaten tonë Arbërorët e Greqisë kërkojmë që të organizohen mësime të gjuhë shqipe për të mëdhenjë e për të vegjël.

Pse të vazhdojmë të jemi të padukshëm edhe sot në 2023 kur flitet shumë për demokracinë dhe mbi të gjithë për një Greqi ku lindi demokracia, ku ne që jemi autokton e ndihemi të padukshëm?

Çfarë kërkon Europa sot  prej atyre vendeve të cilat kërkojnë të bëhen pjese  e saj? Konkretisht, pyes çfarë i kërkon Europa prej Shqipërisë që ajo të bëhet pjesë e BE? Kushtet themelore të saj janë:

a(Kërkojnë siguresën, b)Të respektojnë të drejtat e pakicës minoritare.

Greqia këtë kriterin e dytë  nuk e ka marrë fare parasysh dhe nuk e njeh me kushtetutë.

Përse Greqisë nuk ja kanë kërkuar këtë kusht?

Për shtetin Grek o je grek o je i huaj.

Pakica kombëtare nuk egziston.

Kjo është për të ardhur keq, por akoma më e trishtueshme është kur mendon se  shumica e anarëve të qeverisë  në pushtet sot kanë rrënjë arvanitase.

Midis shqiptarëve dhe ne arvanitasve kemi bërë një nga gabimet më trashanike.

Gabojmë në termat se si vetquhemi.

Ne arvanitasit, jemi arbërore. Ju shqiptarët, quheni shqiptar, për Italianin jeni Albanesi, për shtetet e huaja po ashtu. Ne  na thërrisni arvanitas, ashtu si na quajnë grekët, por edhe vet quhemi arvanitas. Nëse  nëse ne të gjithë  do të quheshim“arbëror  Ilir”nuk do të kishim këto probleme. Nuk do të kishim as problem territoresh  siç kanë arbërorët të shpërndarë sot. Shpresh gabimet do ti kërkojmë tek vetja. Krijojmë përçarje edhe vet , gjë e cila na bënë dhe na ka bërë të jemi individualistë.

Shoqëria Eteria Pellazgjikon Arvanitikon 

Kohët e fundit ne arvanitasit kemi ngritur një shoqatë  ku bëjë pjesë dhe unë (Jorgo Miha. Është  një organizatë,  e ngjashme me “Lidhjen arvanitese”, që mendohet të quhet  “Etrit e Pellazgjisë arbërore”.

Askush nuk na njeh me termin Arbëror, i cili duhet të jetë i tillë, por dhe shumica në shoqatë kërkojnë ta mbajmë këtë term “Arvaniti” sepse kështu na njohin. Në këtë “Lidhje” tani për tani aderojmë rreth 50 veta, por kam shpresë që numri rritet. Këto shoqata ndihmojnë që mos të shtukemi si farë.

Bëjmë atë që mund të bëjmë dhe kërkojmë sesnibilizim.

Jorgo Mihas  është Autor i katër veprave

Jorgo Mihas ka lindur në 20 Korrik 1946. Studimet i ka kryer në Inxhinjeri mekanike dhe në të njëjtën kohë ka punuar edhe si profesor.

  • “To Martino”. Ky libër flet për një katund arvanitas Martino\Muzaka , dhe është fshati ku u lind  Jorgo Mihas,  tashmë i ndarë në katër fshatra të tjerë. Autori në këtë libër nxjerrë fakte nga koha e hershme, toponime e dokumenta familjare që vërtetojnë autoktoninë e këtij fshati arvanitase.
  • Libri i dytë është “ Arvanitikia” në këtë libër gjenden toponime, familje, si dhe fakte historike. Ky libër gjendet pothuajse në të gjitha biblotekat e shkollave të mesme.
  • Libri i tretë titullohet :“ 1821 i arvanitasve”. Ky libër flet për rolin e arvanitasve në revolucionin Grek, ku  90 %  e heronjëve ishin me origjinë arvanitase.  

 “E vërteta dhe Gënjeshtra mbi arvanitasit”

Në kët libër ai rradhitë të gjitha katundet  arvanitase, një punë kolosale prej 40 vjetësh kërkime dhe hulumtime. Ky libër del së shpejti.

Cilat janë mbiemrat më të dëgjuar tek arvanitasit\ arbërorë të Helladës?

Buzos,Burradhas, Brekullaqi,Besos,Buas,Blezas(bletët), Barkas, Boxho, Bathas, Maras, Muriqi, Malerdha(erdhaprej malit), Lebesi,Lugos, Lekas. Ka shumë e shumë të tjerë.

Shprehje më të hershme

  • Të madhin dhe gomarin të shohësh, mos ia lë ngarkesën
  • Ku pështyn shumë tunelt lumë
  • Barku plot nuk kërcen dot, Barku fir nuk ecën dotë

Shprehje frazeologjike e hershme

Bau kau,  kuptimi i së clës është (e ka ballin si kau)

Muajt e vitit

Ne arvanitasit muajt e vitit i quajmë të tillë: Jenar, Shkurt, Mars, prill, Maji, Theristi(ther, pres)\(Qershor, Alonar(kur shihn grurin me kalë)\Korrik, Gusht, Triiti\Shtator

Shënmitër\Tetor, Vjeshta\Nëntor Shëndre\ Dimri

Konsulli shqiptar në  Greqi  indiferent ndaj arvanitasve 

Më rastisi një herë- thotë Jorgo Mihas- që  nëpërmjet miqëve të njohur  të pija kafe me konsullin e Shqipërisë në Greqi, i cili pyeti për mua kush isha. Nuk mi njihte, por nuk u trishtova sepse ndodh, por u shqetësova shumë kur  nuk dinte asgjë për lidhjen arvanitase dhe aq më keq më shqetësoi fakti që Konsulli grek  në Shqipëri më njihte, sepse ishte njohur me shkrimet e mia.

Jorgo Mihas, Kosova dhe pavarësia e saj

Unë ( Jorgo Mihas) se bashku me Aristidh Kolljen dhe  disa pjestarë  nga shoqata Marko Boçari mbrojtëm dhe mbështetëm çështjen e Kosovës. U bashkuam me arbëreshin Antonio Bellusci i cili na sensibilizonte për çdo takim me  Legën amerikane të Dioguardit. Zëdhënisn tonë kishim Aristidhin Kolja  i cili ishte edhe njohës i mirë i historisë  i cili shkonte në çdo kanal televiziv dhe fliste për popullin Dardan që ishin aty më herët se sa krishti vet.  Nuk po zgjatem  mbi këtë temë  por dua të theksoj që ne si lidhje arvanitase si edhe unë personalisht dhamë ndihmesën tpnë për këtë çështje dhe jam i lumtur për këtë fakt.

Tani është çështja jonë. Camëria, arvanitasit\ arbërorët e Helladës nuk yihen në gojë fare nga shteti shqiptar. Është e çuditshme se si nuk kanë asnjë rrugë me emrin” Arvanitas” Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjëherë  emerr rruge as me “ Arbërorët e Helladës”. Keni parë ndonjë  staujë të Kollokotronit apo Marko Boçarit  në një lulishte apo parkë ti Tiranës apo qytete të tjera?

Keni parë ndonjë teatër si edhe të një qyteze të vogël të marri emrin e  artistes Irene leleku\ Papas që  edeh pse me vonesë, por ka deklaruar me krenari që është  me rrënjë arbërore arvanitase.

Si nuk ka qoftë edhe një bust të Aleksandrit të madh, që  historia botërore i njeh rrënjët ilirë të nënës së tij. Janë pikërisht këto gjëra të vogëla që përfundojmë në asimilim apo në hymbje të rrënjëve.

Ora po shënonte rreth 14 e 30. Nuk po ndjenim kohën që rrithte. Nuk mundëm të pini mas kafetë që qëndronin mbi tavolinë. Për një moment vura re ata sy të tij të lodhur por që mbartnin  një rreze e cila përputhej me optimizmnin tim,  ndoshta ajo rreze  ishte shpresa që arbërorët e Greqisë të ndihen autokton në tokën e tyre, të flasin gjuhën e tyre të deklarojnë gjuhën e tyre e të rishkruajnë historinë e tyre shumë shekullore. Ka ardhur koha që vendi ku lindi demokracia të rimarrë identitetin e saj. Kjo nuk është utopi, kjo është demokraci!

Përshëndetemi duke lenë takim për promovimin e librit të tij të fundit.

E falenderoj nga zemra Z .Jorgo Miha  për punën e tij të palodhur, por edhe si një  arbëror fisnik në deje.

Në datën 6 tetor largohem nga Greqia

Përshkoj Loutraki,  Kuvara, Mesologji,Lefkada, Preveza, etje,  ndjej të njëjtat emozione kur udhetova  për herë të parë në këato troje e sinkronizuar në sintoninë e  memorjes, rrefimeve, dhe  epopesë sentimentale si dhe  të atyre udhëtime ku shpesh me rrëfen etnologut At Bellusci. Nndjeva jehonën e Mitit, pëshpërimin e legjendave, butësinë e kulturës, forcën e historisë, dhe shpirti rrëmbeu furishëm flatrat dhe me hare nisi t’i sodiste.

E zhytur në vorbullën e atyre svastikave  kozmike,ndieja një energji që më përketë. Ndoshta sepse  gjyshi im ( babi i time ti) hodhi hapat e para në këto troje, e në këtë tokë prehen kockat e gjyshit të babit  tim, ardhur nga Kolonja të cilët e therën pa mëshirë grekrit  sikur të ishin bisha.

Kjo zbaticë  më çon edhe  tek Camëria, ku bukuria dhe tragjedia e saj i ndan vetëm një pe i hollë.  U rrita në një gjytezë Ballsh ku kishte një mëhallë e tërë nga Camëria.

Ndërsa sodis, si flatërza më pikëzonin “Petkat e të parëve tanë”,  shkrirë nën “tinguj-e Moresë”. Ajo “More” që u pëshpërit me shekuj në sheshet e Arbëreshe, dhe  këndohet  edhe sot në festat arbëreshe sa arkadike, aq edhe stoike, ndërsa Çamëria vazhdon e lënë në harresë, për mos të thënë që duket sikur ka mbetur vetëm  si shprehje gjeografike.

Të drejtat e rezervuara Ornela Radovicka

Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe pranë bibliotekës A. Bellusci Frascineto\ Cosenza\ Kalbari