Banka e Shqipërisë garanton ruajtjen e fuqisë blerëse të shqiptarëve

E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Në Raportin e Qëndrueshmërisë Financiare për gjashtëmujorin e parë janar-qershor 2023, të publikuar më datë 5 tetor, Banka e Shqipërisë vlerëson se veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku vlerat nominale të zërave kryesorë të bilancit u ndikuan nga efekti pakësues i rritjes së kursit të këmbimit të lekut. Sipas saj, rreziqet mbetën në nivele të kontrolluara dhe qëndrueshmëria e sektorit bankar vlerësohet e mirë, në kushtet kur rezultati financiar u përmirësua ndjeshëm dhe kapitalizimi i veprimtarisë mbetet në nivele të përshtatshme.

Banka jonë qendrore thotë se zhvillimet ekonomike në vend ishin pozitive, ku kontributi i shtimit të të ardhurave nga shërbimet e turizmit në rritjen ekonomike ishte më i ndjeshëm, sidomos për muajt maj-qershor të gjashtëmujorit të parë. Presionet inflacioniste erdhën në rënie, por norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë.

Qëndrueshmëria e çmimeve dhe ruajtja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, ka qenë dhe mbetet ndër misionet kryesor të Bankës së Shqipërisë. Ruajtja  e  fuqisë  blerëse  të  monedhës  sonë  kombëtare,  garantimi  i  vlerës  së  kursimeve të familjeve shqiptare, mbështetja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve sa më të mira të kreditimit për një periudhë afatgjatë kohore, janë shërbimi më i mirë që politika monetare e bankës sonë qendrore mund t’i japë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare.

BSH cilëson po ashtu, se politika fiskale e qeverisë e ruajti prirjen e saj konsoliduese, në kushtet e performancës së mirë të të ardhurave buxhetore për periudhën janar-qershor 2023.

Megjithatë, banka jonë qendrore gjykon se rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ndaj mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike të synojnë ruajtjen e qëndrushmërisë makroekonomike të vendit, ndërsa institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme, për të forcuar rezistencën e sistemit financiar.

Ulja e fortë e infacionit

Edhe pse inflacioni vijon të mbetet mbi objektivin e bankës qendrore, i cili është 3 përqind, ai është ankoruar në nivele shumë më të ulëta, se niveli më i lartë historik i shënuar në vitin 2022. Norma vjetore e inflacionit ra në 4 përqind në gusht 2023 dhe 4.1 përqind në shtator 2023, krahasuar me nivelin më të lartë historik prej 8.3 për qind në tetor 2022, si rezultat i presioneve rënëse nga çmimet më të ulëta të importit, nga mbiçmimi i lekut, por edhe nga normalizimi i politikës monetare, nga ana e Bankës së Shqipërisë. Këto janë konstatime edhe të Bankës Botërore, në Raportin e saj të vjeshtës 2023 mbi vendet e Ballkanit Perëndimor (https://documents1.worldbank.org/curated/en/099101623051741490/pdf/P50064801939bc0a00a0d2077a3883b52c9.pdf ).

Banka Botërore cilëson se defiçiti i llogarisë korente të vendit ka vijuar të ngushtohet, për shkak të rritjes së fortë të eksportit të shërbimeve (me 38 përqind), nga të cilat, turizmi përjetoi rritje me 52 përqind dhe remitancat, dërgesat e emigrantëve, me 16 përqind. Defiçiti i llogarisë korente u ngushtua me 45.9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Të ardhurat nga puna u rritën më shumë se flukset dalëse të të ardhurave nga investimet. Investimet e huaja direkte financuan 195 përqind të defiçitit të llogarisë korente dhe kontribuan në rritjen e rezervave të vendit. Rezerva valutore në fund të tremujorit të parë 2023 ishte e mjaftueshme për mbulimin e 6.8 muajve importe mallrash dhe shërbimesh dhe 3.3 herë të borxhit të jashtëm afatshkurtër të Shqipërisë.

Sipas bankes sonë qendrore, presionet rritëse të inflacionit përfshinin rritjen e pagave dhe normën e lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, që mbajtën të larta kostot e prodhimit. Ushqimet e papërpunuara ishin kontribuesi më i madh i rritjes së inflacionit, të shoqëruara nga rritja e çmimeve të shërbimeve. Duke reflektuar presionet e kërkesës, inflacioni bazë ishte mesatarisht 5.5 për qind në tremujorin e dytë 2023, duke shënuar rënie, krahasuar me nivelin 8 përqind në tremujorin e parë 2023.

Në të kundërt, inflacioni jobazë(mesatarja e çmimeve, duke futur efektin mbiçmues të lekut)  arriti në 2.8 përqind në tremujorin e dytë, dhe është duke u kthyer gradualisht në nivelin mesatar të paraluftës. Drejtimi i mbiçmimit(rritjes) së kursit të këmbimit të lekut, që ka ardhur duke u përshpejtuar që prej vitit 2021, ka vijuar edhe në vitin 2023, duke arritur në 12.1 përqind në korrik 2023.

Norma e palëvizur bazë e interesit-garanci për rritje ekonomike

Ky drejtim reflekton reduktimin gradual të defiçitit të llogarisë korrente (eksporte-importe) dhe një përmirësim të bilanceve të jashtme të pagesave, si rezultat i rritjes së eksporteve të shërbimeve. Për shkak të mbiçmimit të monedhës vendase, normalizimi i politikës monetare ishte më i ngadalshëm se sa pritej. Banka jonë qendrore mbajti normën bazë të interesit të pandryshuar në 3 përqind në gusht 2023, dhe ky nivel nuk ka ndryshuar, që nga rritja e fundit me 0.25 përqind në mars 2023, për ta çuar koston e parasë në nivelin 3 përqind.

Për këtë gjashtëmujor të dytë, i cili po i afrohet fundit, Banka e Shqipërisë është e sigurtë se do të kemi një rritje të konsoliduar ekonomike, mbështetur mbi sektorë si turizmi dhe ndërtimi, me investimet e huaja direkte në nivele rekord.