Historia e Laura Olldashit nga klandestine në spitalin e njohur italian

E diel, 19 Maj, 2024

Laura Olldashi jeton prej 25 vitesh mes Italisë dhe Shqipërisë, duke ndarë përditshmërinë e saj me pacientët e spitalit milanez “San Raffaele”.

Në “Jetë shqiptare” në RTSH, znj. Olldashi, e diplomuar për gjuhë-letërsi, por tani testuese e medikamenteve eksperimentale, tregoi eksperiencën e saj si një emigrante me dokumentet false të një balerine në rrugëtimin e parë në Itali.

Tre vitet e para punova punët më të thjeshta dhe më të ndershme, kameriere, bebisiter. Mbas tre vitesh vjen mamaja ime dhe unë e çova te doktori për një vizitë. Mbas disa vizitash dhe mbasi pa korrektësinë, më propozoi të punoja me të për përshkrimin e recetave për ilaçe të ndryshme. Mbas pesë vjetësh pune me mjekun e familjes, ku u gjenda me pacientët, me njerëzit dhe shpirtrat e tyre, çova një CV në një nga spitalet më të mëdha amerikane. Ishin tetë orë intervistë me shkrim dhe gojë. Aty bëra 15 vjet dhe punova drejtpërdrejt me pacientin. Në ‘San Raffaele’ më përzgjodhi drejtoresha ime e parë,” tregoi znj. Olldashi.

Duke parë vdekjen, pacientët që i nënshtroheshin kimioterapisë, znj. Olldashi dashuroi jetën.

Një nga personazhet që më ka mësuar shumë, më ka dhënë forcën, guximin. Ajo është Elda Maqi, e cila në moshën 29 vjeçe rastësisht kthehet me pak kollë, kthehet me urgjencë dhe i zbulohet një tumor në fazën e fundit të zhvillimit, pa mundësi kurë, vetëm një eksperimentale për ta qetësuar nga stadi i fundit. Ajo jetoi një vit dhe është nga heroinat e mia, sepse atë vit na mbajti me fuqi. Kur i zbuluam sëmundjen më tha më qetësinë më të madhe se ‘kjo është diçka e re që do ecë paralelisht me jetën time’,” tha znj. Olldashi e prekur në thelbin e saj.

Historia e Eldës gjendet edhe në librin e saj me tregime “Asgjëja ime”, që autorja zgjedh ta quajë “gjithçkaja ime”.

Asgjëja vjen në shumë forma, mendime, ide. Asgjëja kur kemi një rënie dhe ngrihemi. Asgjëja është në budizëm: vijmë nga asgjëja, shkojmë te asgjëja. Sot njerëzimi mendon luftën, dashurinë, lekët që duhet të çojë në shtëpi për një pjatë supë të ngrohtë dhe ndaj themi me lehtësi: asgjë! Është asgjë edhe ky moment dramatik që po kalon universi ynë, që me të vërtetë gjërat po shkojnë te asgjëja,” u shpreh shkrimtarja shqiptare.