Procesi i Berlinit /Qindra milionë euro projekte të reja për Shqipërinë

E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Komisioni Evropian, në mbledhjen e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit nesër në Tiranë, do të parathotë një paketë të madhe me investime nga buxheti i Bashkimit Evropian. Paketën në detaje pritet ta paraqesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të muajit nëntor, kur edhe do të publikohet programi vjetor i zgjerimit me raportet e progresit për vendet që u janë hapur bisedimet për anëtarësim, si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si  dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

Kosova tashmë është nën masa ndërshkuese të BE-së, që përfshijnë edhe mosshqyrtimin e disa projekteve që financohen nga Bashkimi Evropian. Shpresohet që në Tiranë tonet të ulen për Kosovën dhe projektet të rifuten për shqyrtim, sidomos pas sulmit terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023. Serbia është nën orbitën e vendosjes së sanksioneve të BE-së, në varësi të rezultateve të hetimit për sulmin terrorist.

Axhenda e Konektivitetit(Ndërlidhjes) e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-Kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me korridoret evropiane të ndërlidhjes, pas pasigurisë së krijuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në po këtë vit.

Procesi i Berlinit ka si plan kryesor planin e quajtur Axhenda e Konektivitetit(Ndërlidhjes). Kjo axhendë ka si objektiv përgatitjen dhe financimin e një numri projektesh të rëndësisë strategjike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë të lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor me fort me njëra-tjetrën dhe me Bashkimin Europian. Fokusi është kryesisht në projekte të transportit, por dhe të ndërlidhjes energjetike. Një theks të veçantë ka marrë ndërlidhja dixhitale dhe tregu dixhital.

Deri në shtator 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13% të projekteve të Axhendës (nga 7% në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it te Fierzës dhe By-Pass-it të Tiranës. Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin dixhital.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor

Procesi i Berlinit ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor një instrument financues, që është Instrumenti i Investimit të Ballkanit Perëndimor. Instrumenti siguron mbështetjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Komisioni i Bashkimit Europian, me grante dhe bashkë-financime nga institucione të tjera financiare, siç janë bankat e zhvillimit(Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, Banka gjermane KfW, Banka Botërore, etj.), përmes kredive te buta.

Së bashku me përfituesit në Ballkanin Perëndimor, Instrumenti i Investimi i Ballkanit Perendimor është pjesë e një partneriteti unik që përcakton përparësitë dhe paketat e ndihmës për investime strategjike dhe reformë institucionale në rajon. Instrumenti kontribuon në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur investime që përmirësojnë konkurrencën dhe rritjen ekonomike.

Që nga viti 2010, instrumenti ka dhënë 1.3 miliardë euro grante për mbi 230 projekte dhe 20.8 miliardë euro investime në transport, energjetike dhe rrjetet digjitale, në energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiente, në furnizimin me ujë dhe sistemin e menaxhimit të ujërave të zeza, në mbrojtjen nga përmbytja, në arsim, qendra kërkimi shkencor dhe të kulturës, në institucionet shëndetësore dhe gjyqësore, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Në këtë proces, Shqipëria deri tani ka qenë një nga vendet më aktive. Shqipëria ka lëvizur nga vendi i katërt, në vitin 2014, në vendin e dytë në vitin 2016-2017 dhe në vitet 2021-2022, në lidhje me aplikimin dhe thithjen e fondeve që ofron Instrumenti i Investimeve i Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë, pas Serbisë, me 36 përqind të fondeve të përthithura. Në disa thirrje për projekt-propozime të Instrumentit të Ballkanit Perëndimor, që mbështet përgatitjen me asistencë teknike të disa projekteve të rëndësishme të gjashtë vendeve përfituese, Shqipëria u rendit në vendin e parë për vitet 2021-2022.

Tabela 1. Projektet e Shqipërisë

Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës        150.9 mln euro

Hekurrudha Tiranë-Rinas-Durrës       91.5 mln euro

Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut            70 mln euro

Internet broadband(me bazë të gjerë) 40 mln euro

Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit                       62.4 mln euro

Rehabilitimi HEC i Fierzës    42.7 mln euro

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor është një platformë unike dhe e suksesshme bashkëpunimi që i bashkon përfituesit, donatorët dhe huamarrësit për të përmirësuar harmonizimin dhe bashkëpunimin e investimeve për zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Instrumenti është një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese në Ballkanin Perëndimor, e nisur në dhjetor 2009, për të siguruar asistencë teknike dhe financiare për investime strategjike ne rajon. Instrumentit iu bashkuan edhe Banka Gjermane për Zhvillimi dhe Banka Botërore, e më pas edhe Agjencia Franceze e Zhvillimit.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor kombinon grante, hua dhe kontribute të përfituesve për investime në infrastrukturë në sektorët e energjisë, mjedisit, sektorin social, transportit dhe digjital, si dhe për zhvillimin e sektorit privat.

Projektet kryesore të Shqipërisë

  1. Hekurrudha Tiranë-Rinas-Durrës.

Qëllimi i projektit është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që do të krijojë mundësi ekonomike, duke përfshirë edhe turizmin e qëndrueshëm dhe do të mundësojë lëvizjen “e gjelbër” midis zonave më të mëdha urbane në vend.

  1. By-Pass-i i Tiranës

Eshtë projekti i ri i miratuar në Samitin e Sofjes ne vitin 2020. Ky projekt investimi parashikon ndërtimin e një unaze të gjatë 21.5 km përreth kryeqytetit, e cila përfshin katër ndërkalime, një urë dhe nënkalime e mbikalime. Projekti eshte tashme i perfunduar ne shumicen derrmuese te tij.

By pass-i është njëkohësisht pjesë e dy korridoreve rrugore që përshkojnë vendin: Korridorit Adriatiko-Jonian, që do të lidhë Triesten në Itali me Kallamatën në Greqi dhe Korridorin VIII, që lidh Maqedoninë e Veriut me territorin shqiptar, me dalje në Portin e Durrësit dhe detin Adriatik.

Vlera e projektit është 150.9 milionë euro. Bashkimi Evropian ka dhene kredi prej 31.9 milionë euro, ndersa BERZH-i ka mundesuar një kredi prej 109.2 milionë euro. Të dyja kreditë dhe granti janë siguruar, në sajë të punës së mirë përgatitore të projektit, nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 2.5 milionë euro janë grante dhe kontributi i qeverisë shqiptare është 7.3 milionë euro.

By-Pass i ri po ndërtohet në rajonin dhe nyjen më të populluar të sistemit rrugor të vendit. Ai ka lidhur rrugë që tashmë janë të ndërtuara, si autostradat Tiranë-Durrës me Tiranë-Elbasan. Ky by-pass ka reduktuar trafikun, ndotjen dhe aksidentet si dhe ka lehtësuar fluksin e trafikut tranzit nga anët e tjera të vendit.

  1. Rehabilitimi i HEC-it të Fierzës

Projekti për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës është i dyti propozim shqiptar i miratuar në Samitin e Sofjes. Projekti ka një vlerë totale investimi prej 42.7 milionë eurosh, nga të cilat 27.2 milionë euro është kredi nga Fondi Gjerman i Zhvillimit KfW, 8.4 milionë euro financim i BE-së dhe 7.1 milionë euro financim nga qeveria shqiptare.

Hidrocentrali i Fierzës, aktualisht është njësia gjeneruese më e rëndësishme e sistemit elektroenergjetik, i cili prodhon mesatarisht 1328 GWh/vit dhe luan rolin e rregullatorit 1-vjeçar të Kaskadës së Drinit.

Agregatet e hidrocentralit të Fierzës janë instaluar rreth 43 vjet më parë dhe kanë kaluar vetëm një rehabilitim të pjesshëm. Realizimi i këtij investimi do të mundësojë rritjen e prodhimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së eficiencës në prodhim, si dhe uljen e shpenzimeve për mirëmbajtjen periodike, rritjen e gatishmërisë së veprës, si dhe rritjen e jetëgjatësisë së veprës dhe me të paktën 25 vjet.