Australi/ Tefta Radi publikon librin “Françesk Radi, muzikanti i paepur”

E enjte, 2 Maj, 2024

Nga Australia e largët ikona e lajmeve të Radio Televizionit Shqiptar për më shumë se 35 vjet, Tefta Radi ka publikuar një libër emocionues të titulluar “Françesk Radi, muzikanti i paepur, muzika e lehte dhe diktatura”.

Ky libër flet për jetën dhe veprën muzikore të kantautorit të njohur, Françesk Radi, i njohur kudo në diaspore për këngët e tij të famshme si “Adresa”, “Biçikleta”, “Humba pranveren”, “Zemër e lodhur”, dhe “Telefonatë zemrash”.

Libri është botuar në tre gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe shqip, dhe është tani në duart e libërdashësve të komunitetit shqiptar në Melburn, shkruan Diaspora Shqiptare.

Në libër Tefta Radi rrëfen mbi jetën dhe muzikën e Françesk Radit, një artist i cili me këngët e tij bëri histori në muzikën shqiptare.

Libri tregon mbi kohën e viteve ’70 të shekullit të kaluar, kur muzika e lehtë në Perëndim dhe muzika shqiptare nën diktaturë shtriheshin në dy rrugë të ndryshme. Mësojmë për historinë e ndëshkimeve dhe persekutimeve të artistëve në kohën e diktaturës komuniste, dhe Françesk Radi nuk është përjashtim. Nën akuzat e shfaqjes liberale dhe ndikimeve dekadente të muzikës perendimore, ai u largua nga skena dhe ekrani për vite të tëra.

Megjithatë, kjo histori ndryshon kur lexohet në dritën e lirive artistike dhe kreativitetit të Franck Radit. Libri mbështetet në dokumente zyrtare, foto arkivore, dhe dëshmi të personaliteteve të njohura të muzikës shqiptare.

Në libër gjithashtu përfshihen partiturat e këngëve të njohura të Françesk Radit, duke përfshirë kompozimet e vitit 1971. Për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe të historisë së kulturës shqiptare, ky libër është një burim i pasur i informacionit dhe emocioneve.

Libri i publikuar nga shtepia botues “Busybird Publishing”do të prezantohet dhe promovohet në një seri aktivitetesh të organizuara nga komuniteti shqiptar në Australi, duke shërbyer si një ngjarje e rëndësishme për të njohur më shumë për Francesk Radi dhe për të reflektuar mbi kohën e tij. /DiasporaShqiptare/