Inteligjenca emocionale në kushtet e IA

E premte, 3 Maj, 2024
E premte, 3 Maj, 2024

Inteligjenca emocionale në kushtet e IA

Asgjë nuk e zëvendëson dot fuqinë e ndjenjave dhe përjetimit në kohët kur teknologjia informatike avancon kaq shpejt dhe ftohtësisht .Edhe pse ajo e kapërcen fuqinë e arsyetimit njerëzor e ka kaq të pamundur të depërtojë në atë madhështi ndjesish dhe emocionesh me të cilat Zoti e pajisi njerëzimin. Në botën që vrapon mund të takosh bukuritë e kultivuara, ato të kuruara apo të transformuara nga fuqia e parasë por kurrsesi nuk mund të anashkalosh atë që e bën unik gjithsejcilin prej nesh; ndjesitë. Atje ku takon lotin, ndjenjën , emocionin e një përjetimi nuk ka robot informatik që prek apo preket prej asaj që po e quaj inteligjencës emocionale.

Po po, inteligjenca emocionale është ajo tërësi ndjenjash që përjeton individi kur dëgjon, pyet, përlotet, qesh, irritohet, zemërohet, reflekton, reagon …

Në komunikimet e shumta me miq, nga ata që e kanë lënë Shqipërinë herët apo vonë kupton vullnetin e përbashkët për ta prekur shtëpinë e kujtimeve të tyre në momentin e ikjes, rrethuar nga ajo kohë kujtimesh plot hijedrite. Dhe kështu njeriu jeton brenda kohës së vet dhe koha bëhet e pavdekshme brenda nesh  përmes efekteve që nxit kujtesa, përjetimi dhe reflektimi.

Detajet janë ajo pjesë e inteligjencës emocionale që shndërrohen në fakte e pastaj në historizëz, histori, etj, dhe që prekin më shumë se çdo gjë tjetër me emocion shpirtin njerëzor .

T’ja ushqesh shpirtit njerëzor tërësitë emocionale me të cilat rrethohet jeta e tij / saj është njësoj si të pohosh identitetin njerëzor atë çka sot riskohet më së shumti nga klishetë e formatuara  artificialisht.

Na bën më të lirë pranimi i emocioneve, më krijues dhe të pavarur nga praktikat që të tjerët na i servirin si advancim teknologjie.

Si mundet dikush tjetër ta çmojë e dojë mjedisin personal emocional më shumë sesa vetvetja?!

Kjo mbetet edhe arsyeja unike pse rikthimet në atdhe të emigrantëve mbartin emocione kaq të ndryshme, unike, plot ngjyra përjetimesh.

Nga kërkimet e fëmijërisë së largët tek rinia e humbur, diku nëpër historitë e harruara të të parëve e deri tek mjediset e tjetërsuara, që nga zhurmat e kafeneve të zhurmshme tek lulishtet e uzurpuara, mbi maja kalash të historive legjendare që ndiqen nga të huaj të shumtë të  cilët historinë tonë nuk do ta kuptonin kurrë pa pushtetin e kujtimeve tona të stërlashta që u venitën  nga harresa jonë duket se rëndon pengu i kohës që nuk na mësoi si ta lexojmë me sy kritik aktin, faktin, historinë, gabimet qe përsëriten.

Ndodh që në dimensione të tilla mentalitetesh dhe distancash të humbësh fillin që mban gjallë jetën , mund edhe të mos e gjesh kurrë atë fijëzim jete që ushqen me kujtesë dhe kujdes rrënjët që i dhanë jetë strukturës familjare apo shoqërore. sepse zhurma sipërfaqësore e dukjes shpesh here mbisundon ndjesitë.

I kisha parë fotot magjepsëse të kështjellës  së Rozafës fale teknologjisë dhe informacionit por kur prek muret e saj ndjen sakrificën, percepton besën dhe rrëzohesh prej pabesisë edhe të gurëve rrëshqitës. Nuk mund të mos reflektosh teksa ecën majë asaj hapësire mijëra vjeçare duke pyetur veten “ pse nuk ishte ky objekt një tur studimor i shkollave tona?!”

Po si mund të jesh thjesht një spektator periferik i bukurive të Luginës së Valbonës pa thithur ajrin kurues që i jep asaj lugine dimensionin shpirtëror, atë që as fotografohet e as pikturohet, por ndjehet dhe thithet ne çdo frymëmarrje.

Në faqet e historisë mësuam të riprodhonim data, akte, historia vetë na mësoi t’ju vinim yje apo vizën emrave preferencialë nga ku shumë të tjerë do të zhdukeshin, harroheshin, mohoheshin.

Nënvleftësimi i logjikës individuale dhe nënshtimi ndaj asaj masive na bëri jo pak herë robër të dizinformimit. Ndaj historitë e pashkruara rrëfejnë më shumë se ato të shkruara, kur ato janë të rrethuara me kujtesë dhe kujdes.

Këtë provoj sa herë që dëgjoj zëra që koha ua preu në mes mendimin, arsyetimin.

Si një diapazon që përcjell jehonën e një kohe tjetër përpiqem t’ia ndjek përmes  shqisash njeriut atë valë mendimi që vjen rivjen pas dallgëve e tallazeve që edhe kanë puhiza fjalësh ndërmjet.