QBD për herë të parë organizon një shkollë verore për fëmijët e Diasporës

E diel, 28 Prill, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën hapi Shkollën Verore për Fëmijët e Diasporës, e para në llojin e saj në Shqipëri dhe nisma më e fundit në serinë e aktiviteteve të organizuara prej saj, me qëllim ruajtjen e identitetit të  kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe në diasporë.

Kjo është një mundësi e re dhe e veçantë për fëmijët shqiptarë të rritur jashtë atdheut për t’u afruar me vendin e origjinës dhe për të mësuar edhe më tepër rreth tij, duke folur, dëgjuar e parë shqip.

Greqia, vendi me numrin më të madh të të mërguarve në Diasporë bëhet shenjuesja e parë e këtij projekti-pilot, i cili ndër të tjera është edhe një mënyrë për të nxitur dëshirën për t’u lidhur edhe më shumë me dheun amë, dhe pse jo edhe për të rritur mundësinë e kthimit.

Një program mjaft  i  pasur ndërthur veprimtari të ndryshme interesante dhe didaktike njëkohësisht, për fëmijët e shkollës shqipe në Greqi, të cilët do të jenë vazhdimisht nën kujdesin e  mësuesve të tyre shoqërues dhe të stafit të QBD-së.

Nxënësit, të përzgjedhur për nisjen e projektit-pilot, kanë mundësi të ndjekin mësime të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, po vizitojnë qytete me rëndësi historike e kulturore të Shqipërisë, si: Berati, Shkodra, Tirana, Lezha e Kruja dhe po marrin pjesë në veprimtari zbavitëse e njohëse në të njëjtën kohë, që të gjitha me kryefjalë gjuhën si pjesë e rëndësishme e vetëdijes dhe identitetit kombëtar.

Shkolla është konceptuar si një udhëtim gjuhësor, ndërveprues, njohës e argëtues kushtuar gjuhës shqipe e kulturës shqiptare.

Fëmijët që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, vajza dhe djem të Shqipërisë tjetër, asaj të Diasporës, që mbetet e pandarë nga rrënjët e saj, nuk janë turistë në kuptimin tradicional të fjalës. Ata nuk vijnë thjesht për t’u kënaqur për pak kohë, por për të krijuar histori të reja dhe për marrë kujtime e rrëfime që do t’ua përcjellin më pas miqve, shokëve në vendin ku jetojnë, duke u bërë kështu ambasadorë të gjuhës amtare dhe të kulturës së tyre të origjinës.

Dita e parë e Shkollës Verore të Fëmijëve të Diasporës

Mirëseardhja në QBD dhe njohja me programin.

Takim me ministren e Arsimit me mirënjohje për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë!

Vizitë në Radio-Televizionin Shqiptar dhe mjediset e tij.

“ORA SHQIP”- takim në shkollën nëntëvjeçare “Kosova” me autoren e librave për fëmijë, Rudina Çupi.

Vizitë në Muzeun Historik Kombëtar.

Dita e dytë

Në aktivitetin e organizuar në Presidencë me rastin e Ditës së shenjtores Nënë Tereza. Aty patën mundësi te takonin presidentët e dy vendeve tona shqipfolëse, me Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, me Shkëlqesinë e saj, Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjollca Osmani, si dhe me Zonjën e Parë, znj. Armanda Begaj. Zonja e Parë i shoqëroi nxënësit për një vizitë në pallatin presidencial dhe u dhuroi një paketë me libra.

Udhëtim në qytetin historik të Lezhës dhe zhvillimi i “Ora Shqip” – takim me autoren znj. Lulëzime Celami.