Kanada/ Në Vancouver shfaqet “Besa”, historia e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Në amfiteatrin e Universitetit të British Columbia-s, në qytetin e Vancouverit, më 10 tetor 2023, do të mbahet një event ku edukimi, trashëgimia, kinemaja dhe historia ndërthuren më së miri përmes shfaqjes së dokumentarit “Besa: The Promise”. Ky film-dokumentar, është një dëshmi e fuqishme për kodin shqiptar të besës dhe rolin e saj gjatë periudhës historike dhe të trazuar të Luftes së Dytë Botërore.

Filmi-Dokumentar tregon historinë e popullit Shqipëtar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan dhe mbrojtën rreth dy mijë hebrenj nga nazistët, te udhezuar nga kodi i tyre i nderit, Besa. Ky akt heroik mbeti i parrefyer për shumë kohë, për shkak të regjimit komunist te pas luftës. Narrativa e dokumentarit është kornizuar rreth fotografit hebreo-amerikan, Norman H. Gershman, i dedikuar dokumentimit të guximit të shqiptarëve, dhe Rexhep Hoxhës, një qytetar i zakonshëm nga Tirana me një histori të jashtëzakonshme. Rexhepi kërkon ndihmën e Norman për të gjetur një familje hebraike që prindërit e tij mbrojtën gjatë luftës për të kthyer tek ta tre libra hebrenj që ata lanë pas.

Historia e Rexhepit dhe e disa familjeve te tjera, nder mijera prej tyre, nderojnë zgjedhjet vetëmohuese të shqipëtarëve të asaj kohe, për të shpëtuar Hebrenjtë e ardhur në Shqipëri.

Shfaqja pritet të tërheqë një audiencë të gjerë, duke përfshirë anëtarë të komunitetit shqiptar dhe atë hebre në British Columbia, studentë, akademikë dhe dashamirës të kinemasë.

Eventi do të perfshijë folës si: Dr. Anna Kohen, vajza e një familjeje hebreje të strehuar në Vlore gjatë Luftës së Dytë Botërore; Dr. Richard Menkis, Profesor i historisë mesjetare dhe moderne hebreje; Nina Kreiger, drejtore ekzekutive e Qendrës Edukative të Holokaustit në Vankuver; Ardian Lagji, Ardian Lagji kryetar i Shoqatës:EaglesLand Cultural Society of BC.

Që në ditët e para të lancimit të eventit, është vënë re një interes mjaft i madh . Eventi është pa pagesë për pjesëmarrësit, por nevojitet që paraprakisht të konfirmohet pjesmarrja. Konfirmimi do të bëhet përmes këtij linku.

Eventi organizohet nga Amarildo Ceka me suportin e UBC Connects @Robson Square,  Vancouver Holocaust Education Centre, EaglesLand Albanian Cultural Society of BC, Albanian American Woman’s Organization-Florida Chapter.

Më poshtë po sjellim intervistën e realizuar nga drejtuesja e “Diaspora Shqiptare”, Yllka Lezo realizuar me Norman Gershman në vitin 2009, ditën që ai prezantoi për herë të parë në Shqipëri ekspozitën e tij “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”

***

Në Galerinë Kombëtare të Arteve u hap dje ekspozita “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, e fotografit amerikan Norman H. Gershman.

Ka një vit që fotot e tij udhëtojnë nëpër botë, por në Tiranë prezantimi bëhet i plotë, me 70 fotografi bardhë e zi, portrete të familjeve shqiptare apo pasaardhësve të atyre që cilët shpëtuan hebrej. Ka punuar për këtë ide disa vite, në Shqipëri, Kosovë dhe në Mal të Zi.

Koleksionin “Besa” ai nuk e quan të mbyllur. “Unë jam gjithmonë në kërkim të familjeve shqiptare që shpëtuan hebrejtë”,- thotë fotografi. Punën e tij në Shqipëri po e dokumenton edhe në një tjetër mënyrë, nëpërmjet dokumentarit me metrazh të gjatë “Shtëpia e Zotit” (God House).

Me ardhjen në Tiranë – mbrëmë trupi diplomatik amerikan i bëri një ceremoni me të gjitha nderet – është rasti që lexuesi ynë të njihet më drejtpërdrejt me tezat e përpunuara të Gershmanit mbi besën shqiptare dhe identitetin mysliman të atyre që shpëtuan hebrej në Shqipëri.

Kemi të bëjmë me klishetë e një artisti që nuk e njeh sa duhet vendin? Apo me njeriun që i mahnitur nga shqiptarët mendon se po kontribuon në rrëfimin e vlerave që i duhen treguar botës e cila nuk e ka idenë se ku bie Shqipëria?

Apo me një tip propagande për “pajtim” me myslimanin imazhi i të cilit në Amerikë është më së shumti ai i terroristit? Ja pse kjo ekspozitë hap disa çështje për diskutim.

Gershman-i u bë profesionist në vitet ’60 dhe që nga ajo kohë jeton vetëm me aparatin e tij. Ka ndjekur nga afër punën e mjeshtërve të fotografisë si Roman Vishniac.

Ishte ai që ka ndikuar më shumë tek formimi i Gershmanit i cili asokohe jetonte në Nju Jork i pëlqente të koleksiononte fotografi.

Para se të niste Lufta e Dytë Botërore Vishniac kishte fotografuar fshatra të Evropës Lindore ku jetonin hebrej. “Ka mundësi që të ketë fjetur vetëm dy orë në natë”, thotë Norman Gershman-i për modelin e tij të hershëm që e ka shtyrë t’i hyjë kësaj rruge.

Zoti Gershman sa herë ju është dashur të udhëtoni për këtu për të bërë këtë ekspozitë?
Kur vija Shqipëri rrija për disa javë. Mund të them që kam qenë të paktën 5 herë. Duhet të shkonim edhe në Kosovë dhe në disa familje shqiptare në Mal të Zi.

Kemi të bëjmë me një fotografi dokumentare? Çfarë peshe zë kjo gjini në punën tuaj?
Fotografitë e mia nuk janë dokumentuese. Njerëzit që bëjnë dokumentarë fotografojnë armë, zjarre dhe punësojnë të tjerë që të marrin informacione për atë që ndodh në luftë, etj.
Ajo që ju gjeni këtu, tek kjo ekspozitë është ideja e besës. Fakti që qeveria shqiptare refuzoi të bashkëpunonte me nazistët është unike. Në punën time në Amerikë unë jam fokusuar më shumë tek myslimanët që shpëtuan hebrenjtë.

Në Perëndim të gjithë myslimanët i shohin si terroristë, më së shumti ky stereotip ekziston në Amerikë. Kurse unë po iu tregoj njerëzve që këta njerëz të mirë (myslimanët) që shpëtuan hebrej, s’mund të jenë terrorristë.

Kjo do të thotë që ekspozita ndryshe është konceptuar në Shqipëri ndryshe në Amerikë?
Ekspozita këtu është shumë e plotë. Unë po nderoj të gjithë miqtë e mi që mund të jenë myslimanë, ortodoksë, katolikë.

Ndërsa në Amerikë është ndryshe. Aty janë ekspozuar foto të familjeve myslimane. Unë gjithmonë them se në dhjetë familje që shpëtuan hebrej, 7 janë myslimane dhe 3 të besimeve të tjera.

Sa meritë ka në këtë iniciativë origjina juaj gjysmë hebreje?
Po dhe jo. Sepse nuk jam vetëm hebre, jam edhe sufi. Për mua Islami është bukuri, është poezi, është muzikë, është kërcim.

Çfarë kishit dëgjuar për besën para se të takoheshit me këto familje?
S’kisha dëgjuar kurrë më parë asgjë. Nuk ekzistonte. Shqipëria? Ku dreqin është kjo. Është diku në Evropë. Nuk dija asgjë.

Pra çdo informacion apo interpretim të besës e keni marrë nga biseda me shqiptarët?
Po. Kuptimi i besës ka ndryshuar. Është integruar edhe në fetë e tyre. Dikush thotë se “nuk ka besë pa Kuran” të tjerë thonë që nuk ka “Kuran pa besë”.

Ç’lidhje ka besa me Kuranin?

Janë shumë njerëz që e integrojnë besën në Kuran. Ata e thonë këtë, jo unë. Është një shprehje e këtyre njerëzve, jo e imja. Është pjesë e kulturës së tyre.

Besa nuk është më e pastër në kuptimin është e kombinuar dhe është bërë pjesë e kulturës. Konceptet e njerëzve janë të ndryshme. Nuk është thjesht besa, arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet se pse ata i kanë shpëtuar hebrenjtë.

Po për ju çfarë kuptimi ka fjala besë?

Po të tregoj një histori që më ka ndodhur. Isha në restorant me djalin e një prej familjeve të dekoruara nga shteti i Izraelit dhe ai më pyeti a e di se çfarë është besa?

Unë ju përgjigja që nuk e kam idenë. Ai më tha se po të vinin terroristët në këtë moment në restorant unë do të mbroja me duart e mia dhe do të duhej të më vrisnin mua për të arritur tek ty. Kjo është besa ime.

Nuk ju duket se çështja e shpëtimit të hebrejve në Shqipëri nuk ka të bëjë me fenë?

Sigurisht që shqiptarët i shpëtuan hebrejtë. Të gjithë e dimë këtë.

Ka shqiptarë që ndihen të fyer kur evidentoni si meritë të shpëtimtarëve identitetin mysliman të religjionit të tyre.

Ekspozita i kushtohet shqiptarëve. Në fakt paraqet të gjitha fetë dhe kjo nuk bëhet me qëllim që të dallojë myslimanët nga ortodoksët.

Ndryshon perceptimi i këtushëm nga ai në Perëndim. Në Evropë kjo temë lë të habitur shumë njerëz: “Çfarë? Myslimanët shpëtuan hebrejtë!? Mos je çmendur gjë?”. Katolikët shpëtuan hebrej, ortodoksët shpëtuan hebrej, në të gjithë Evropën. Myslimanët i urrejnë hebrejtë”,- kështu mendohet në Perëndim.

Titulli i ekspozitës është për shqiptarët që shpëtuan hebrejtë, jo për myslimanët që shpëtuan hebrejtë. Është ekspozitë gjithëpërfshirëse. Një pjesë e mesazhit të saj është për Perëndimin: që myslimanët nuk janë domosdoshmërisht terroristë, por ka myslimanë të tillë të mirë. Ndërsa në Shqipëri nuk konceptohet në këtë mënyrë.

Kjo do të thotë që koncepti juaj përthyhet sipas vendeve ku ekspozohen fotot?

Është hera e parë që ekspozita hapet e plotë me të 70 fotografitë. Në vende të tjera janë ekspozuar 30, 35, 40. Në Yad Vashem është shfaqur ekspozita që ishte me të dekoruarit, në SHBA në janarin e shkuar.

Pra ju duket me vend që edhe mediat izraelite gjatë paraqitjes së punës suaj në qytetin Raml i kanë mëshuar idesë së “myslimanëve të mirë”?

Jo sepse në Izrael ka myslimanë dhe hebrej. Për herë të parë po vihet në dukje kjo gjë, që po dekorohen myslimanë, të cilët kanë ndihmuar hebrej. Prej vitesh në Yad Vashem dekorohen vetëm të krishterë.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të dekoroheshin familje myslimane. Për momentin ekspozita po udhëton në Izrael dhe historitë e fotografive janë në arabisht dhe në hebraisht.

Dua të shtoj diçka: Nëse titulli i ekspozitës do të ishte “Shqiptarët shpëtuan hebrejtë” askujt nuk do t’i kishte ngjallur ndonjë interes. Hebrejtë u shpëtuan në Poloni, në Rusi, në të gjithë Evropën. Kurse në Shqipëri u shpëtuan nga myslimanë! Kjo është interesante.