Gëzuar ditëlindjen, Hora e arbëreshëvet 1488-2022

E shtunë, 27 Prill, 2024

Sot kremtohet dita e themelimit të ngulimit arbëresh në Siçili, “Piana degli Albanesi”, ndryshe në arbërisht “Hora e Arbëreshëvet”. Kjo komunë u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup shqiptarësh nga viset shqiptare, kryesisht nga Himara, të cilët e braktisën vendlindjen për shkak të luftës. Në kërkim të lirisë, ata u vendosën përtej detit Adriatik, në Itali.

Çdo 30 gusht përkujtohet si një ngjarje e shënuar për këtë komunitet. Festimet kanë nisur ditën e djeshme me vënien në skenë të komedisë  “PETHKU” nga G. Schirò Di Maggio, në ambientet e shkollës “Skënderbej” të Shoqatës Kulturore Zgjimi i Kultures Arbëreshe. Ndërsa festimet e ditës se sotme kanë nisur në orën 9:00 me një Homazh lulesh në memorialin e shenjtëroren e Nënës së Shenjtë Maria SS.ma Odigitria. Ndërsa në ora 10:00 ka nisur panairi Tradita dhe kuzhina: Culurune Përgatitja e produkteve në Oratorinë Beato P. Puglisi dhe  Tradita në kuzhinë: Stranguj dhe Culuruna Degustimi i produkteve në oratorinë Beato P. Puglisi nga Caritas Dioqezan dhe Kooperativa Kleise. Sot pasdite në ora 18:00 është parashikuar të mbahet edhe ceremonia zyrtare ku do të prezantohet edhe libri i autorit arbëresh Mario Calliva, “Miseria, una storia Arberësh”

Historiku

Arbëreshët e parë të Horës së Arbëreshëve, që në fund të shek. XV lanë Shqipërinë e pushtuar nga Perandoria osmane që donte të impononte jo vetëm kulturën e saj por dhe fenë muslimane.

Kështu, arbëreshët e krishterë nga përkufizimi, për hir të rrënjëve të tyre lanë vendet ku ishin rritur dhe ku kishin jetuar prej shekujsh në kërkim të një territori ku të mund të vazhdonin të ishin ata që ishin.

Më pas kaluan detin dhe arritën në brigjet e Pulias. Ata vazhduan udhëtimin e tyre për në Siçili, në një vend të largët ku të mos arriheshin nga turqit. Sipas një legjende mërgimtarët sollën me vete një pikturë të Madonna Odigitria.

Pas ecjes rraskapitëse prej javësh, ata ndaluan në jug të Palermos në rrëzë të një mali për tu freskuar. Ata panë me habi që piktura e Zojës kishte lënë një brazdë të thellë në gurin ku ishte vendosur. Për arbëreshët kjo ishte një shenjë nga qielli. Vendi ishte zgjedhur nga Mbrojtësi Hyjnor.

Aty mund të themelonin vendin e tyre. Por në fakt, ata shkuan në Monreale për të negociuar me Kryepeshkopin, pronarin e atyre territoreve dhe më 30 gusht 1488 ata nënshkruan Kapitullin e Themelimit. Kapitujt e e Themelimit të Horës së Arbëreshëve ishin 16. Shqiptarëve iu dha privilegji të jetonin sipas ligjeve dhe zakoneve në fuqi në qytetin Monreale.

Atyre iu dha një sasi toke për të punuar dhe një tjetër sasi e konsiderueshme për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Arbëreshët ishin të lirë të lëviznin dhe të linin territorin e dhënë atyre pa asnjë ndëshkim dhe të merrnin armë me vete.

Ata gjithashtu mund të bënin gjueti dhe të ruanin kultin e tyre, i cili bazohej në ritin bizantin. Menjëherë më pas arbëreshët ndërtuan një kishe, pikërisht atë kushtuar Madonna Odigitria, në të njëjtin shteg ku kishte ndodhur mrekullia e pikturës.

Edhe sot shenjtorja është një destinacion pelegrinazhi, sidomos 15 ditët e para të gushtit, kur besimtarët shkojnë atje para lindjes së diellit për të admiruar lindjen e diellit gjatë lutjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 